• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bizneset humbin durimin: Hapini kufijtë, menjëherë!



“Asnjë ditë nuk mund ta falim më tutje!” Kjo është arsyeja pse dhjetë dhomat e tregtisë nga Zvicra, Austria dhe Gjermania e kërkojnë hapjen e kufijve.
Dhjetë dhoma tregtare nga Zvicra, Austri dhe Gjermania kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të mbylljes së kufijve. Sipas tyre fqinjët nuk janë tashmë të rrezikshëm për njëri tjetrin. Kështu, ato synojnë të shmangen dëmet e mëtejshme për ekonomitë e vendeve respektive.
Po kështu, pesëmbëdhjetë kryetarë bashkishë dhe dy deputetë federalë të CDU-së nga rajone pranë kufirit në Baden-Württemberg tashmë po bëjnë presion për një hapje të kufijve në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane dhe zvicerane.
Ata ankohen se bashkëjetesa në rajonin kufitar është ngarkuar masivisht nga mbyllja e kufirit dhe për këtë arsye i janë drejtuar Ministrit të Brendshëm federal Horst Seehofer, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, ky i fundit dëshiron të mbajë kontrollet kufitare deri më 15 maj.
Siç dihet, kufijtë janë mbyllur për shumicën e njerëzve për afërsisht dy muaj. Në një rajon që është unik edhe përkundër kufijve që e ndajnë, siç është rajoni rreth Liqenit të Konstancës (Bodensee) kjo gjendje është përbën vështirësi për ekonominë por edhe për popullsinë.
“Asnjë ditë nuk mund ta falim më tutje!” Kjo është arsyeja pse dhjetë dhomat e tregtisë nga Zvicra, Austria dhe Gjermania e kërkojnë hapjen e kufijve, përcjell albinfo.ch një komunikatë të dhomave në fjalë. Ato duan që kufijtë kombëtarë të hapen menjëherë. Dhe bëjnë thirrje për kthimin në lëvizjen e lirë të njerëzve.
Dhoma e Tregtisë së landit austriak të Vorarlbergut, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të kantoneve zvicerane në kufi me Gjermaninë dhe Austrinë: St. Gallen, Appenzell dhe Thurgau, pastaj Dhoma e Tregtisë e Cyrihut ajo e Bazelit, IHK-të në Badenin e Jugut, të Liqenit të Konstancës, pastaj të Shvabisë së epërme dhe të Bavarisë, pra, insistojnë që kufijtë kombëtarë të hapen menjëherë.
“Për fat të mirë, fqinjët tanë nuk përbëjnë më kërcënim për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Ndërkaq, kontrollet kufitare shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike, sociale dhe shoqërore çdo ditë”, thotë Claudius Marx, menaxher i përgjithshëm i IHK Hochrhein-Bodensee.
Së bashku me organizatat partnere në jug të Württembergut dhe të Badenit si dhe në Vorarlberg dhe Zvicrën Lindore, të cilat së bashku përfaqësojnë mbi 200,000 ndërmarrje, ai bëri thirrje që mbyllja e kufirit të hiqet “shpejt”.

 

Comments



















Shqipëria do të hapë kufijtë ajror dhe tokësor me 18 maj. Kjo me sa duket do të jetë data e rifillimit të udhëtimeve po ti besohet fjalëve të Kryeministrit Rama të cilat kanë dalë këto ditë më të forta se fuqia e ligjit.
Rama deklaroi këtë të enjte, në mbledhjen me Këshillin e Ekspertëve se: ‘Deri në datë 18 maat do të mbeten të njëjta, pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri’
Këto masa hapjeje që duken si një shenjë e zbehtë për rifillimin e udhëtimeve u shoqëruan edhe nga njoftimi u shoqëruan se javën e ardhshme rinis procesi i pajisjes me pasaporta dhe karta të reja identiteti. Por pavarësisht këtyre sinjaleve të udhëtosh këtej e tutje nuk do të jetë e lehtë.



Përpos kostove të shoqërive ajrore që do të jenë shumë më të larta, pajisjes me një pasaportë mjekësore, apo detyrimin për të kryer teste (mbi 200 euro) kur zbarkon në një aeroport të huaj, vështirësia konsiston në faktin se nuk dihet se kur do të liberalizojnë lëvizjen vendet e tjera.


Sipas raportit të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) e Kombeve të Bashkuara, të gjitha vendet e botës janë duke zbatuar kufizimet e udhëtimit. ‘Ky është kufizimi më i madh në udhëtimet ndërkombëtare të vërejtura ndonjëherë në histori dhe, deri më sot. Asnjë vend nuk ka hequr kufizimet e vendosura si përgjigje të krizës,’ theksonte UNWTO.
Për momentin, është e pamundur të shkoni me pushime, me tren ose me makinë në një vend kufitar apo me aeroplan mijëra kilometra larg. Sipas raportit të datës 29 Prill 2020, nga 217 destinacione në botë, 45% kanë mbyllur tërësisht ose pjesërisht, kufijtë e tyre për turistët. 30% i kanë pezulluar, tërësisht ose pjesërisht, fluturimet ndërkombëtare, 18% ndalojnë hyrjen për udhëtarët nga vendet specifike ose për atë që kanë qenë në tranzit në destinacione specifike ndërsa 7% ose zbatojnë masa që lidhen me vizën, ose zbatojnë masa të ndryshme siç janë karantina ose masa të izolimit për 14 ditë .
Vendet që kanë mbyllur kufijtë
Në Europë

Polonia: pasi mbylli kufijtë e saj për të huajt, Polonia anuloi fluturimet e brendshme të hënën deri në njoftimin e mëtejshëm.
Gjermania: Vendi ka njoftuar mbylljen virtuale të kufijve të tij edhe me vendet Shengen me Francën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Danimarkën. Vetëm punëtorët ndërkufitarë dhe mallrat do të jenë në gjendje të lëvizin.
Austria: ka zbatuar mbylljen virtuale të kufirit të saj me Italinë duke zbatuar kontrolle të rrepta në jug të vendit në pikat e kryqëzimit të përdorura nga shoferë të cilët tani duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore.
Malta: Autoritetet malteze kanë njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve me Francën, Gjermaninë, Zvicrën dhe Spanjën nga mesnata e 11 Marsit. Shtetasit e këtyre vendeve që do të arrinin në Maltë përmes rrugëve të tjera ajrore nga kjo datë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli prej 14 ditësh, përndryshe ata do të gjobiten me 1000 euro.
Spanjë: E hënë 16 Mars, qeveria Spanjolle njoftoi mbylljen e kufijve të saj nga toka.
Republika Çeke: Autoritetet çeke ndaluan hyrjen në territorin e tyre, për 30 ditë, të udhëtarëve nga ‘zonat e rrezikut’ .
Sllovakia: Autoritetet Sllovake kanë vendosur të mbyllin kufijtë e tyre për të gjithë të huajt.
Polonia: përballë epidemisë së koronavirusit, Polonia ka vendosur të mbyllë kufijtë e saj.
Norvegji: Të huajt pa leje qëndrimi në Norvegji nuk pranohen më në territorin Norvegjez.
Danimarka: autoritetet daneze kanë mbyllur kufijtë për të gjithë të huajt që nuk janë rezident ose nuk punojnë në Danimarkë.
Në Amerikë
Shtetet e Bashkuara: ShBA kanë ndaluar që nga e Premtja 13 Mars dhe për të gjithë udhëtarët nga Evropa përveç ë Mbretërisë së Bashkuar. Donald Trump njoftoi gjithashtu mbylljen e përkohshme të kufirit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për të gjithë udhëtimet ‘jo thelbësore’. Edhe Ambasada në Shqipëri ka ndërprerë procesin e dhënies së vizave
Kanadaja: vendi i mbyll kufijtë e tij për të gjithë të huajt.
Në Azi
Kina: Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi më 26 mars përkohësisht pezullimin e hyrjes në Kinë të shtetasve të huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi që janë akoma të vlefshme. Të gjitha politikat e vizave ndikohen nga ky pezullim i përkohshëm i hyrjes, siç është viza e tranzitit të lirë deri në 72h / 144h e zbatueshme në rajone të caktuara, të tilla si Pekini apo Shanghai, si dhe nga përjashtimi i vizës prej 30 ditë për udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë ishullin Hainan. Vetëm mbajtësit e vizave diplomatike nuk do të preken nga kjo masë.
Tajlanda: vendi ka mbyllur të gjitha kufijtë e tij – tokën, detin dhe ajrin – për të huajt që përpiqen të hyjnë në vend. Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi deri në fund të prillit 2020.
Rusia: vendi njoftoi mbylljen e të gjitha kufijve të saj në 28 Mars. Masa hyri në fuqi natën e së dielës, 29 mars deri të hënën, 30 mars, në mesnatën me kohën lokale. Kufiri me Bjellorusinë, zakonisht i hapur dhe që kalon pa kontroll doganor, gjithashtu është mbyllur.
 
Top