• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Bima” e çuditshme në Vlorë dhe statusi i Lelit: Të tjera po shtohen rrotull…

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.” ky ka qenë statusi i kreu të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli që ka bërë “zhurmë” në mediat sociale.


Por ndryshe nga sa u mendua në fillim dhe ndryshe nga sa u pa në foton e shpërndarë nga Leli, nuk bëhet fjalë për një bimë konkrete por për një instalacion që është vendosur nga bashkia.

Ndërkohë Leli shkruan se bimë të tjera të ngjashme do të dalin në ditët në vijim.

Postimi i plotë:

Na rezulton se gjate ketyre 40 diteve te karantines ne hyrje te Vlores ka mbire një lloj i panjohur bari i larte qe e ruan vesen gjate gjithe kohes ne forme te konservuar pergjate trupit.

Bashkia e Vlores do te angazhoje Institutin e Bimeve per te analizuar shkaqet e lindjes dhe perberjen biologjike te kesaj specieje.

Ju bejme thirrje te gjithe qytetareve te mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bime te tjera dhe peme te ndryshme po shtohen rrotull barit te cuditshem me permasa gjigande qe ka dale ne hyrje te qytetit.

Top Channel.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Sa lekë do ketë bërë ky “bari” thuaj? 🤣🤣🤣
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Dizain i bukur shume. :))
Me pelqeyu teper.
Karantine karantine,por dicka e bukur është e bukur.
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
Vlora ka cdo gje ne rregull dhe vetem ky bari i mungonte?:D
 
Top