Bilanci dhe Egersia e Krimit Komunist

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
- Pushkatime me ose pa gjyq per motive politike, 5577 burra dhe 450 gra.

- Te burgosur politike 10133 burra dhe 7367 gra.

- Vdekur ne burgjet politike 1065 burra dhe gra.

- Humbur aftesite mendore nga torturat, 408 burra dhe gra.

- Internuar per motive politike nga viti 1945-1990, 20.000 familje.

- Vdekur ne internime 7022 qytetare te te gjitha moshave, nga femije deri ne 80 vjeç.

- Cdo 3 dite, 1 qytetar do ti behej gjyqi politik ose ekzekutohej me ose pa vendim gjyqi.

- Cdo 2 jave, 1 i borgosur politik do te cdiste ne burg.

- Cdo 2 jave, do te burgosej 1 qytetar.

- Cdo 2 muaj, do te internoheshin 3 persona.

- Cdo 2 muaj, 1 i burgosur politik pesonte gjymtime mendore edhe fizike per shkak te keqtrajtimit ne hetuesi.
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Mira e donte te kishe sjelle burimin e ketij informacioni.
Nuk dihet me saktesi asgje sepse kishte edhe arrestime e ekzekutime te individeve te ndryshem pa asnje lloj vendimi gjykate apo shkrese shteterore.
Interrnimet dhe burgosjet beheshin kur komandanti shikonte ndonje enderr te keqe dhe te nesermen shpallte armiq te popullit dhe sherbetore te imperializmit dhe revizionizmit dike nga biroja dhe ushtria.
 

Sirius.

Sapiosexual!
- Pushkatime me ose pa gjyq per motive politike, 5577 burra dhe 450 gra.

- Te burgosur politike 10133 burra dhe 7367 gra.

- Vdekur ne burgjet politike 1065 burra dhe gra.

- Humbur aftesite mendore nga torturat, 408 burra dhe gra.

- Internuar per motive politike nga viti 1945-1990, 20.000 familje.

- Vdekur ne internime 7022 qytetare te te gjitha moshave, nga femije deri ne 80 vjeç.

- Cdo 3 dite, 1 qytetar do ti behej gjyqi politik ose ekzekutohej me ose pa vendim gjyqi.

- Cdo 2 jave, 1 i borgosur politik do te cdiste ne burg.

- Cdo 2 jave, do te burgosej 1 qytetar.

- Cdo 2 muaj, do te internoheshin 3 persona.

- Cdo 2 muaj, 1 i burgosur politik pesonte gjymtime mendore edhe fizike per shkak te keqtrajtimit ne hetuesi.
Kush i ka publikuar keto te dhena?
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Mira e donte te kishe sjelle burimin e ketij informacioni.
Nuk dihet me saktesi asgje sepse kishte edhe arrestime e ekzekutime te individeve te ndryshem pa asnje lloj vendimi gjykate apo shkrese shteterore.
Interrnimet dhe burgosjet beheshin kur komandanti shikonte ndonje enderr te keqe dhe te nesermen shpallte armiq te popullit dhe sherbetore te imperializmit dhe revizionizmit dike nga biroja dhe ushtria.
Kerkoj ndjese qe nga nxitimi e siper nuk e kisha vene burimin.

Për të kuptuar fytyrën e komunzimit shqiptar, do tju lexonim vargjet e mëposhtme:
Enver-Koçi pa një ëndërr
Shqipninë - nuse, Titon – dhëndërr
N'nj'i shpi t'bukur, n' nji shpi të gjanë
Që nga Beogradi deri në Tiranë.

Ka me mijëra deklarata dhe dëshmi për mizoritë e diktaturës, por unë do të ndalem në dy prej tyre.

Deklarata e oficerit të Sigurimit Naun Bezhani:

Unë i nënshkruari Naun Bezhani, oficer sigurimi, deklaroj si më poshtë. Gjatë veprimtarisë sonë janë përdorur këto tortura

1. Jeleku (tortura më e tmerrshme).
2. Kamzhiku prej druri.
3. Lënia pa bukë dhe pa ujë për ditë të tëra.
4. Elektroshoku deri sa u bintë të fiktit.
5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
6. Lidhja me duar prapa në dritare, në dru të varur në lartësinë sa të preknin majat e gishtrinjve.
7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (e përdorur pas dënimit të Shqefqet Bejës dhe të tjerë).
8. Kripë në gojë.
9. Stimulim varje ose pushkatim.
10. Tortura morale për familjen. Në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, në dhomën ngjitur me të çuam dy vajza të burgosura dhe dy të burgosur; ato bënë sikur gjoja ishin vajzat e tij që I kishin prurë atje për t'i çnderuar.
11. Futja kokëposhtë në një fuçi me ujë.
12. Fekale në gojë. Një herë Myftar Tarja e bëri këtë ndaj një Toptanasi.

Deklaratë e kapiten Lefter Lakrori, oficer i Sigurimit:

"Në atë kohë ishte zhvilluar gjyqi i deputetëve dhe si u dha vendimi për të gjithë ata që u dënuan me vdekje, jemi ngarkuar t'I torturojmë për të njerrë ç'a kishin. Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku nesti shkoi me komandantin në jug. Në vend të tij ishte Zihni Muço. Gjithë materialin që nxorrëm nga ata e mbajta unë deri sa erdhi Nesti (Kerenxhi) dhe për gjithë elementin që implikohej janë zhvilluar hetime. Aty ka apsur edhe anëtarë të partisë që implikoheshin dhe janë survejuar. Më kujtohet Shevqet Musaraj, Mark Ndoja dhe të tjerët s'më kujtohen edhe nga deputetët që s'janë të organizuar. Materialin të dënuarit e kanë shkruar me dorën e tyre, ku edhe sot e kanë në dosje".

Vendimi i gjykatës i dhënë më 27 shtator 1947, ishte si më poshtë:

- Me varje: Shefqet Beja, Sulo Klosi dhe Riza Alizoti
- Me pushkatim: Sheh Selim karbunara, Dr. Enver Sazani, Selim Kokalari, Selaudin Toto, Muhamed Prishtina, Paolo Sgiatti, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, i poshter Çela, Abdyl Kokoshi, Pertef Karagjozi dhe Agathokli Xhitomi.
- Me burgim të përjetshëm: Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.
- Me 20 vjet burg: Rustem Sharra, Xhevat Xhafa dhe Shefki Minarolli.
- Me 15 vjet burg: Sulo Konjari.

Por gjyqet dhe krimet nuk u ndalën këtu, shqiptarë të ndershëm u vranë ose u burgosën pa faj për hir të miqësisë shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike, shqiptaro-kineze, shqiptaro – kozmopolite, etj:

- Dënohet grupi i patriotit Riza Dani. Me pushkatim: Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Hilmi Hipi, Syrja Selfo dhe Hasan Reçi; me burgim të përjetshëm: Kosta Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Mestan Ujaniku, Nexhmi Ballka, Ivzi Kokalari dhe Demir Kallarati; me 20 vjet burg: Adem Prela, Arif Gjyli dhe Bexhet Shehu; me 15 vjet burg: Halit Gjoleka dhe Kamber Backa.

- Një ndër provokacionet komuniste të "serisë" ishte edhe gjyqi kundër klerit katolik të Shkodrës, me preteksin e fshehjes së armëve. "Ne Hys Zaja, prokuror publik i prefekturës Shkodër, urdhëroj ndalimin…". Në Shkodër numëroheshin 10 burgje, ndërsa sipas funizuesit të bukës duhet të ishin 17. Ishin kthyer në burgje Kuvendi i Franceskanëve, ndërtesa e Jezuitëve, shtëpitë e tregtarëve, i Prelës, i Pogut, i Ulqinakut përvec burgjeve të njohur si Burgu i Madh, Burgu i Gestapos, Burgu i Prefekturës…

"Ishim shumë të dënuar me vdekje në një dhomë, dëshmon Rakip Meta. Ja lista:

1. Hafiz Dërguti (pushkatuar)
2. Ëngjëll Deda
3. Rrok Mirashi
4. Mikel Koliqi
5. Mark Hasi
6. Ndue Suma
7. Mark Harapi
8. Karlo Serreqi
9. Agostin Ashiku
10. Marjan prela
11. Alek Baqli
12. Zef Pllumi
13. Filip Mazreku
14. Frano Kiri
15. Anton Luli
16. Gaspër Suma
17. Injac Gjoka
18. Jak Zekaj
19. Lekë Dredhaj
20. Ciril Cani
21. Mëhill Cani
22. Bonat Gjecaj
23. Toëm Laca
24. Nikollë Shelqeti
25. Gjon Karma
26. Mëhill Karaj
27. Donad Kurti
28. Leon Kabashi
29. Pjetër Gruda
30. Pal Dedaj
 

Sirius.

Sapiosexual!
Marre nga libri "Dhimbje" e Fatbardha Saraçi.

Normalisht te dhenat duhet te jene zyrtare. Gjithesesi te gjithe e dime per egersine ndaj luftes se klasave dhe krimet e komunizmit.

Ka shume histori/deshmi te trishta te publikuara dhe tek kjo faqja.

 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Kerkoj ndjese qe nga nxitimi e siper nuk e kisha vene burimin.


10. Tortura morale për familjen. Në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, në dhomën ngjitur me të çuam dy vajza të burgosura dhe
Ndaj me kete zotni, (i qofte dheu i lehte aty ku asht) qe ne qytetin e Shkodres dhe ne rrethinat perreth, mbahej me emer per antikomunizmin e tij, gjakun ne gjysmen e perberjes time.
Jane te pa tregueshme egersite qe u jane bere njerezve te familjes se tij me pas. Nuk e honepsnin dot sllavoskllejverit e PKSH kryengritjen e Postribes.

Ju falem nderit qe e sollet.
 
Top