• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Beyonce pushton revistën "Vogue"

Jetmira

Antarë i Respektuar

Në ballinën e kësaj reviste për numrin e shtatorit shihet Bey tërësisht pa grim
Kur je e bukur, atëherë mund të dalësh edhe pa grim. Këtë më së miri e vërteton Beyonce, e cila do të dalë pa kokërr grimi në ballinën e numrit të shtatorit të revistës "Vogue". Ajo me këtë rast ka një veshje me dizajn lulesh. Përpos në ballinë, Beyonce mbretëron në tërë këtë numër të rëndësishëm të revistës në fjalë, falë qasjes që ia ka mundësuar kryeredaktorja e revistës, Anna Wintour. Në foton e ballinës Beyonce shihet e veshur në stilin Viktorian, me një fustan të bardhë me kollare të lartë, derisa qëndron ulur në mënyrë elegante. Në fotot e tjera, ylli i muzikës shihet në fustane glamuroze.

 
Top