Betoni "Bruto" i arkitektures.

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Kryesisht jemi mesuar te shikojme ndertesa me nje veshje e rifiniture standarte, te perceptushme nga syri dhe mendja jone. Perdorimi i betonit si material rifiniture eshte nje nga hapat e guximshem te krijuesve te ndertesave. Pervec rolit esencial konstruktiv qe ka betoni si material , qe ta kuptojme me mire do ta krahasoja me kockat e trupit te cilat duke u bashkuar me mishin realizojne qenien njerezore, betoni bruto indikon nje stil modern te perdorur ne arkitekturen e diteve te sotme. Konsiston ne lenien ne dukje te struktures pa e veshur kete te fundit me materiale rifiniture ( pllaka, gure , tulla etj) duke evidentuar format dhe karakteristikat strukturore te konstruksionit te ndertesave.

800px-Boston_City_Hall_2008.jpg
Pallati i Kultures,Kallmann McKinnell & Knowles, Boston, USA

450px-Church_of_Light.JPG
Kisha e Drites, Tadao Ando, Osaka, Japoni


Duke u nisur nga volumet plastike por bruto te Le Corbusier , "Unité d'Habitation di Marseille" (Marsej, 1950) dhe ne realizimin e Capitol ne qytetin Indiana te Chandigarh, u krijua nje stil unik arkitekturor i lidhur me perdorimin e betonit bruto. Edhe ne arkitekturen Racionale Italine gjenden shembuj te "betonit bruto" ,Kisha Autostrada e Diellit e Giovanni Michelucci (1964), Instituti Marchiondi a Milano e V. Viganٍ (1957) etj. Me kete teknik betoni nderton hapesiren arkitektonike duke u bere pjese esenciale e krijimit dhe estetikes. Mund te perftohen efekte perspektive te theksuara, duke i dhene volumit manifest skulpturor, madheshtor e monumental. Ngjyra gri karakteristike po luan rol determinant ne leximin e arkitektures moderne.
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Betoni "Bruto" i arkitektures.

kshu po ka lezet...pak e sakte:)
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Betoni "Bruto" i arkitektures.

Nuk mund te imitoje betoni arme strukturat antike te mermerit nudo.
 
Top