• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Berisha fton LSI-në për koalicion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar Ilir Metën, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim të hyjnë në koalicion për të formuar qeverinë e re.

Në një konferencë për shtyp, Berisha ka arsyetuar këtë ftesë për LSI-në me këta faktorë: numri i votave që ka marrë LSI, programi i LSI-së që është i ngjashëm me atë të PD-së dhe persekutimi që i është bërë në proceset zgjedhor.

“LSI është subjekti me programet më afër PD-së”, ka thënë Sali Berisha. Ai ka bërë të ditur se në qeverinë e tij do të gjendet edhe përfaqësuesi nga Partia Republikane.

Berisha gjithashtu ka justifikuar rezultatin që shpalli KQZ për mandatet e fituara. “Askush nuk dha rezultate definitive. Rezultatet paraprake lejohen. KQZ shpalli rezultate paraprake që është një standard konstant i kërkuar dhe sanksionuar nga konventat ndërkombëtare për zgjedhjet”, tha Berisha. /REL/
 
Top