• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Guest20

Offline✌
BERAT –*Një rast tronditës u shënua në qytetin e Beratit, kur një adoleshent i dha fund jetës pasi nuk i duronte talljet nga shokët e tij të klasës.
Sipas gazetës ‘Panorama’, P.Xhaferaj, 17 vjeç, nuk i duronte dot talljet e shokëve, të cilët e quanin “fshatar”.

Viktima kishte dy vite që kishte ardhur në qytet për të studiuar në shkollën profesionale, pasi në fshatin e tij nuk kishte shkollë të mesme.

اdo ditë, adoleshenti udhëtonte nga fshati Tomorr në drejtim të qytetit. Por shokët e mbanin larg tyre, pasi e konsideronin “fshatar”.

Diçka e tillë kishte shkaktuar një traumë emocionale tek 17-vjeçari, që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Policia ka marrë në pyetje disa nga nxënësit, që kanë konfirmuar se ditët e fundit ai ishte në gjendje të rënduar emocionale. Nxënësit pranuan se ai ishte subjekt tallje.
Megjithatë policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.
(er.nu/BalkanWeb)
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Ahh ca kalamajsh te prapte qe jane tu u rrit sot! Te arrish ti shkaktosh tjetrit gjith kte dhune psikologjike sa ta cosh drej vetvrasjes. Gjynaf :( Por duhet edhe neper shkolla te punesojne psikologe, se bulizmi duhet marr seriozisht...duhet te jete dikush ne shkolle ku femijet te kene me ke te flasin.
 
Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

gjynah ...

[video=youtube;AcZmrp-3yCs]https://www.youtube.com/watch?v=AcZmrp-3yCs[/video]

te mendosh vetem 17 vjec :(
 
Delirium

Route 66 🚜
Titulli: Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Brez I ndyre shume . Kta dun ti rrahesh barbarisht . Rini e shthurur . Vec hashash duan . Shkojn kot ne shkolle !
 
Titulli: Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Eshte mosha me delikate ku cdo gje e merr rrembyeshem,te prek ,je teper i ndjeshem...Gjithsesi ceshtja e bulling neper shkolla eshte nje fenomen mjaft serioz dhe qe ndodh kudo...akoma dhe ne rrjetet sociale si ky forumi qe perdorim ne psh...!
 
Mos te te kapi paniku ty se je e rritur tashme ..:p
 
Titulli: Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Mos te te kapi paniku ty se je e rritur tashme ..:p
Po me qan hallin... :p

Aq me teper qe jemi njerez te rritur te gjithe e duhet te sillemi "analoga" sipas moshes e pjekurise qe pretendojme se kemi....! Varja qillon po he thuaj se ne per icik bulling jetojme lol
 
Delirium

Route 66 🚜
Titulli: Berat, e tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari

Po me qan hallin... :p

Aq me teper qe jemi njerez te rritur te gjithe e duhet te sillemi "analoga" sipas moshes e pjekurise qe pretendojme se kemi....! Varja qillon po he thuaj se ne per icik bulling jetojme lol
Ja vara ja vara :p
 
Top