Bèhu njeri i mire !

Shumë njerëz i lëndojnë personat e mirë, sepse kërkojnë për dikë më të mirë në jetën e tyre, por gjithmonë përfundojnë me dikë më të keq dhe pastaj pendohen. Harrojnë se pendimi është i kotë, sepse askush me mend nuk rikthehet sërish me atë që e ka lënduar.
Gjithkush përpiqet të gjejë njeriun e duhur në jetë, por askush nuk përpiqet të jetë vetë njeriu i duhur. Askush nuk përpiqet të vetëpërmirësohet dhe të bëhet i duhuri për dikë tjetër. I kërkojmë gjërat të gatshme, pa dhënë aq sa duhet nga jeta jonë.
Kalon shumë kohë, ndonjëherë edhe e gjithë jeta, derisa një person e kupton realisht se ka jetuar për të kënaqur të tjerët dhe ka përfunduar disa herë i lënduar vetë. Është e trishtë, por edhe pse thuhet se njerëzit mësojnë nga dhimbjet, nuk është dhe aq e vërtetë. Njerëzve u duket e ëmbël dhimbja prej atyre që duan.
Nuk duhet ta besosh gjithçka verbërisht. Është e kotë. Secili ta tregon historinë, sipas këndvështrimit të vetë.
Dëgjoji gjithë versionet e mundshme të një historie, por në fund vendos vetë për atë që e beson si të drejtin.
Ngjyrat e vërteta të atyre që të rrethojnë, njihen gjatë stuhive më të rënda të jetës. Mos prit t’i njohësh në gëzime njerëzit rreth teje. Të tërë të afrohen, të buzëqeshin dhe të bëjnë të besosh se duan më të mirën për ty në momente të gëzuara. Ama të paktë janë ata që do të qëndrojnë me ty në vështirësi dhe akoma më të paktë ata që do të ndihmojnë të dalësh prej vështirësive.
Çdo gjë që ta kanë marrë dhe mendon se e meritoje, do të kthehet 10-fish tek ty. Zoti punon për ata që e meritojnë. Nëse ti meriton paqe, lumturi, shëndet, miq, familjarë dhe financa të mira, Zoti do të t’i japë ato.
Njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin, por ata që japin. Hidhni sytë përreth. Ata që kanë zili të tjerët dhe marrin sa më shumë prej tyre, kënaqen për momentin dhe më pas trishtohen. Nuk ngopen asnjëherë. Ata që japin, janë ata më të lumturit. Njerëz të tillë lumturohen nga lumturia e të tjerëve.
Kuptimi i jetës nuk qëndron tek të bërit keq. Të bësh keq është gjëja më e lehtë që ekziston. E vështirë është të bësh mirë dhe të mbahesh mend për mirë, ndaj lëri njerëzit më mirë, nga sa i ke gjetur. Përqafoje dhimbjen. Puthe atë që po vuan. Bëhu mik me të humburin. Duaje të vetmuarin.
-Mitrush KuteliScreenshot_20211024-201930_Instagram.jpg
 
Ah,njerizilleku!
Sa veshtire eshte te jesh nje qenie e dashur,e drejte dhe mbi te gjitha te mbeshtesesh ate ku tufa leshohet per ta ekzekutuar!
Prandaj Gjeja me e shemtuar ne bote eshte bashekpunimi ne tuf.
Veteteja jone duhet te jete denuesi dhe gjykuesi i veprimeve dhe ndjesive tona!
Vetem VETvetja jone!
 
Top