• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Behar Gjoka: Letërsia shqipe nuk fillon dhe mbaron me Kadarenë, mjaft më me letërsinë e realizmit socialist

Frank

Sun but serious :p
Pas viteve ’90 për letërsinë më shumë kanë qenë debate artificiale dhe të stisura, nga nevoja klanore dhe të burokracisë letrare, pa u marrë me problemin në thelbin e vet, pra me atë çfarë ka ndodhur me letërsinë shqipe pas ’90. Kështu shprehet studiuesi i njohur Behar Gjoka, i cili thekson se ka ardhur koha që duhet të prekim nga afër letërsinë që është zhvilluar gjatë këtyre më shumë se dy dekadave, jo thjesht si dimension kohor, por si kulturë letrare, poetikë dhe shprehësi. Në intervistën dhënë për gazetën, studiuesi Behar Gjoka, flet për problemet që ka sot krijimtaria letrare, por dhe zhvillimet. Sipas tij, letërsia shqipe ka shënuar progres dhe duhet evidentuar rast pas rasti nuk duhet të rrimë pas një emri, duke theksuar se letërsia shqipe as nuk fillon dhe as nuk mbaron me Kadarenë. Duke folur për problemet që has sot krijimtaria letrare, gjatë bisedës studiuesi i njohur pohon se jo pak probleme janë dhe si pasojë e mungesës së Lidhjes së Shkrimtarëve. Fakti që shkrimtari shqiptar nuk ka më Lidhje Shkrimtarësh, nuk ka më një vatër të vetën, sipas studiuesit ka ndikuar që shkrimtarët të shkojnë në drejtim të paditur, dhe përgjithësisht të shkëpusin lidhjet, letrare dhe miqësore.

Sot/news
 
Top