• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

BBC: Luftëtarët e opozitës iraniane MEK nuk duhet të mendojnë për seksin dhe ëndërrat

Për gjashtë vjet, Shqipëria ka qenë shtëpia e një prej grupeve kryesore të opozitës Iraniane, Muxhahedinë-e-Khalq, ose MEK. Por qindra anëtarë të saj janë larguar, duke mos duruar rregullat e ngurta të organizatës.

Sipas BBC, dhjetra prej tyre ndodhen ende në kryeqytetin shqiptar në pamundësi për t’u rikthyer në Iran për të vazhduar jetën e tyre.

Gholam Mirzai, 60 vjeç, i larguar nga kampi i MEK, thotë se është i zhgënjyer me dy vitet që kaloi brenda kampit në Tiranë.

Sipas BBC, ai tani ndodhet në Shqipëri dhe është i akuzuar nga shokët e tij muxhahedinë si spiunon i Republikës Islamike të Iranit.

Sipas Mirzai, për MEK, Shqipëria ishte një mjedis plotësisht i ri. Ai thotë se ishte i habitur që edhe fëmijët kishin telefona celularë. Në Iran, thotë ai, çdo aspekt i jetës është i kontrolluar nga regjimi.

Gholam Mirzai thotë se “Marrëdhëniet romantike dhe ato seksuale brenda kampit janë të ndaluara nga MEK, ndërsa për marrëdhëniet seksuale as që bëhej fjalë.

“Në një fletore ne duhet të shkruanim deri dhe ëndërrat tona. Për shembull, kur pashë një fëmijë në televizion, kisha një ndjenjë që dëshiroja të kisha një fëmijë, dhe këtë e shkruajta në fletore”, – thotë Mirzai

Gholam Mirzai ka vizituar disa herë ambasadën iraniane në Tiranë për të kërkuar ndihmë dhe për tu ribashkuar me familjen e tij por askush nuk e ka dëgjuar. Kështu ai endet nëpër Tiranë, pa shtetësi, pa pasaportë dhe ëndërron për një shtëpi.

l.h dita
 
Top