• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

BBC, dhjetë libraritë më të bukura në botë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
10 Corso Como, Milano


Bart’s Books, California.


El Péndulo, Città del Messico


El Ateneo, Buenos Aires


Honesty Bookshop, Hay on Wye, Galles


hakespeare & Company, Parigi


Livraria Lello, Oporto, Portogallo



Librairie Avant-Garde, Nanijing (Nanchino)


Libreria Acqua Alta, Venezia.


Polare. Maastricht, Olanda.



Nga Mastrihti në Paris, Kalifornia në Itali: BBC ka publikuar një listë me 10 libraritë më të bukura në botë. Ja si janë renditur:

Libraria “Acqua Alta”, Venecia, Itali. BBC e citon si “e vetmja librari nën ujë”. Autorja e fotos, Justine Bibler, e ka komentuar kështu foton: “Venecia është përmbytur…… por libraria “Acqua Alta” është e hapur rregullisht”.

“El Péndulo”, Qyteti i Meksikos. Muzikë live, një kafe brenda, për të krijuar imazhin meksikan. Vitin e kaluar, për përvjetorin e 20-të, u ofruan 1000 libra gratis me shënimin: “ky është një libër falas, ju lutem dorëzoheni në një hapësirë tjetër publike”.

“Livraria Lello”, Portugali. Kjo librari historike, e hapur në fillim të 1800-ës, dallohet për stilin e saj “Art Nouveau”.

“Shakespeare & Company”, Paris. E hapur në Rive Gauche në vitin 1951, nga amerikani George Whitman, deri para tre vitesh është menaxhuar nga e bija Sylvia, ka qenë “stacion” i shkrimtarëve si Allen Ginsberg e William S. Burroughs.

“Avant-Garde”, Nanijing, Kinë. I përkufizuar si “dyqani i librit më i bukur i Kinës”, ka shfrytëzuar hapësirën e një parkimi, të përdorur dikur si strehim anti-atomik dhe ka një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë.

“10 Corso”, Komo, Itali. Libraria në brendësi të kompleksit të krijuar nga Carla Sozzani, është një ekspoze e artit, design, kulturës dhe modës.

“Polare”, Mastriht, Hollandë. E krijuar nga studioja Merkx+Girod (tani Merk X) në një kishë dominikane, Polare është një librari që e ngre leximin në një nivel të eksperiencës religjioze. Pronarja ka deklaruar falimentin në shkurt dhe dyqani është i hapur vetëm fal një fushatë për mbledhje fondesh të lançuar nga personeli.

“Honesty Bookshop”, Gales. Qyteti I vogël në kufi me Anglinë është një vend për të apasionuarit pas librave, me një festival të leximit me një traditë 25-vjeçare dhe është përshkruar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton si një: “Woodstock e shpirtit”.

“Ateneo”, Buenos Aires. Një ikonë e vertetë e krijuar në një ndërtesë të vitit 1919. Fillimisht aty u krijuar teatri “Grand Splendid”, pas 10 vjetësh u konvertua në kinema, dhe më pas u transformua në një hapësirë ku kultivohej aktiviteti intelektual.

“Bart’s Books”, Kaliforni. Përkufizohet si “dyqani i librit më i madh në botë, është hapur në vitin 1964 dhe pjesa më e madhe e shitjeve bëhen sipas rregullave të kodit të nderit. Kalimtarët mund të blejnë libra duke i lënë të hollat në një kuti kallaj kafeje.

(gShqip.


 
Help Users
Staff Only

You haven't joined any rooms.

    You haven't joined any rooms.
    Top