• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Basha në Durrës: Duma, figura emblematike e fitores së PD

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Basha në Durrës: Duma, figura emblematike e fitores së PD


Demokratët besojnë se Durrësi është një nga bashkitë socialiste që do të fitohet nga opozita të dielën dhe Lulzim Basha asnjëherë nuk kursehet, kur përkufizon Grida Dumen.

“Një simbol i madh për Shqipërinë e Ballkanin, e keqja me Gjushin e mira me Grida Dumën. Grida Duma, fytyra emblematike e nisjes së re të demokratëve, është fytyra emblematike e ekipit tonë, e fitores së Shqipërisë së emancipuar mbi Shqipërinë e korrupsionit dhe e krimit”, tha Basha.

Kjo fushatë, sipas Lulzim Bashës, tregon qartë epërsinë e kandidatëve të opozitës ndaj atyre të qeverisë. Për Tiranën akuza ndaj Veliajt është e pandryshueshme.

“Kë do të krahasoni more qyqarë? Veliajn pa diplomë, të mashtrimeve dhe të korrupsionit që fal taksat e shqiptarëve për bizneset e vëllait e bën nga dy dasma me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me ikonën e ndershmërisë, doktor Halim Kosovën”, u shpreh kreu i PD-së.

Lulzim Basha huazoi fjalorin e ambasadorit amerikan, pasi akuzoi kryeministrin se kishte kandiduar të inkriminuar në zgjedhje.

“Të mos futemi te këta që mi ke me nga dy apo tre emra, një për vete, një për babën, një për Interpolin, një për Europolin dhe një për sistemin TIMS të Policisë Kufitare shqiptare. Kriminelë e trafikantë do të marrin më 21 qershor atë që meritojnë nga populli, atë që i ka kërkuar opozita, atë që kërkon Amerika dhe Europa, zero vota për trafikantët, zero vota për kriminelët”, tha Basha.

21 Qershorin Lulzim Basha e sheh si një ndëshkim për qeverinë e premtimeve të pambajtura dhe një mundësi për të ndryshuar me votë, për mirë, jetën e përditshme.

“Janë sulur si të tërbuar dhe thonë: Lulzim Basha nuk i ul dot taksat, Basha nuk e ul dot çmimin e energjisë. Po o mashtrues, unë vetëm nuk e ul dot, por dëgjoje këtë popull, se ky popullo do ta ulë bashkë me mua”, tha Basha.

Kur kanë mbetur dhe pak orë nga heshtja elektorale, Lulzim Basha ka një lutje për shqiptarët: “Mos lini asnjeri pa votuar, merrini të gjithë, të djathtë e të majta. Ta bëjmë të thellë fitoren e të mirës”.

/ Top Channel
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Basha në Durrës: Duma, figura emblematike e fitores së PD

Grida nje oratore e zonja,por shume e perseritur.
kurse ai tjetri dakua....me duket si liliputi m... lol
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Basha në Durrës: Duma, figura emblematike e fitores së PD

Grida nje oratore e zonja,por shume e perseritur.
kurse ai tjetri dakua....me duket si liliputi m... lol
Shume thashetheme boni ju anej ka TR n'lidhje m Griden... shof xhelozi!
 
Top