Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi

Lulzim Basha mbyll pazaret parazgjedhore me aleatët Duka, Shehi dhe Ndoka, largon partinë e Ilir Metës dhe Fatmir Mediun, 25 prilli beteja finale e Ramës dhe Bashës për asgjesimin e LSI
25 prilli 2021 do të jetë beteja finale e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për asgjesimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partinë me karakter familjar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, si një mutacion politik i tranzicionit në Shqipëri, simbol i KÇK-së, korrupsionit dhe i pazareve.

Ashtu siç edhe “Pamfleti” ka paralajmëruar përmes disa shkrimeve radhazi, asnjë parti politike në Shqipëri nuk do të pranojë të bëjë koalicion me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në zgjedhjet 25 prillit 2021.

Ky vendim është produkt i një pakti mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që në maj të 2017, për të hequr qafet LSI-në si një parti që ngjitet herë pas PD dhe herë pas PS, gjoja në emër të stabilitetit.

Ditët e fundit, Lulzim Basha ka mbyllur pazaret me aleatët e tij Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka, duke ndarë zonat e influencës dhe duke u garantuar nga një vend të sigurtë në lista, për t’i bërë pjesë të Parlamentit të ardhshëm.

Bie në sy fakti se Lulzim Basha ka larguar nga koalicioni Monika Kryemadhin dhe Fatmir Mediun. Për disa javë me radhë, Ilir Meta e shantazhoi Bashën dhe e akuzoi si tradhtar.

“Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu”, ka pohuar Meta për Bashën. Pavarësisht presionit, Basha nuk pranoi të fuste emrat e Metës në listat e Partisë Demokratike.

Vetëm pas këtij vendimi, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili deklaruan hapur se LSI do kandidojë e vetme në zgjedhje. Petrit Vasili tha një ditë më parë se “Kodi Zgjedhor është i qartë dhe shterues. Në të gjitha qarqet do të ketë dy lista, atë të LSI dhe PD. Mënyra sesi këto lista akomodohen me aleatë të ndryshëm është një çështje që patjetër shikohet dhe adresohet. LSI nuk ka dorëzuar kurrë lista në orën 12 të natës”.

Vasili dhe Monika po përpiqen ta paraqesin refuzimin e Bashës si një strategji opozitare në të mirë të PD-LSI, por Ilir Meta është në prag të shpërthimi ndaj Bashës.

Ndërsa Fatmir Mediu hodhi një hap edhe më të papritur, kur nxitoi duke prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit. Duke i dhënë një mesazh Bashës, Mediu tha se “E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama”.

Me këto lëvizje politike mbetet e hapur mundësia për një koalicion qeverisës Rama-Basha pas 25 prillit 2021. Tezat që qarkullojnë në korridoret e politikës janë të ndryshme. Sipas një varianti, Rama do bëhet president, ndërsa Basha kryeministër. Sipas një varianti tjetër, Rama do bëhet kryeministër deri në 2023 dhe më pas Basha. Nuk përjashtohet as mundësia e një mandati të plotë nga Rama, ku në këmbim do të dorëzojë në SPAK ministrat e korruptuar./Pamfleti
 
Sa rende dhe te pa shprese qe jane o Marla.
Ca flet, Rama eshte sulltan sulejmani i kohes moderne shume i fuqishem financiarisht shume i perkrahur nderkombetarisht dhe super inteligjent ne krahasim me gjithe politikanet aktive qe kane ne shqiperi momentalisht. Gjynaf qe si perdor per te miren e shqiptareve ktu jam dakort me ty

dhe Endrren :p
 
Nje njolle turpi per te gjithe shoqerine shqiptare, qe ra pre e mashtrimit te nje personi te depersonalizuar!
 
Turpi i mbulofte te gjithe ata qe ja bene te mundur ketij personi, qe mbajti peng nje zyre qeverie kaq gjate, duke shkarravitur e duke u marre me thashetheme!
 
Turpi i mbulofte te gjithe ata qe ja bene te mundur ketij personi, qe mbajti peng nje zyre qeverie kaq gjate, duke shkarravitur e duke u marre me thashetheme!
je djale i mire por naj here nxitosh duke komentu gabim ....
1-turpi duhet ta mbuloj lulushin qe ja dha mundesine me fitu zgjedhjet prape me dal parti e pare duke heq figurat ma te forta te partise qe sigurojne vota
2-turp ma tmadh se me i shku mrapa sali berishes e lulzim bashes nuk ka kund
 
Nese e kuptova mire do gatuajne nje çorbe te madhe, do e perziejne mire e mire qe te hane ata vete dhe larot e tyre (oligarket po se po, ata hane gjithmone kushdoqofte ne pushtet) duke na hedhur hi syve ne popullit qe kjo eshte menyra me e mire per ti dhene fund tranzicionit!

Nje gje se kuptova mire...saluli kryeminister dhe psikopati zevendes apo e kunderta?
Çfaredo qe te ndodhe populli do (ta) haje me luge floriri
 
Mandat i 3 per PSne. Mund te kete nje qeverisje te perbashket PS PD ku kesaj te fundit do ti jape Rama 2- 3 ministri e kaq.

Si Rama si Basha ja futen LSi ky isjte qellimi.
Ska me force e 3 politike mbaroi koha e arte e Likes dhe Monikes.
 
Mandat i 3 per PSne. Mund te kete nje qeverisje te perbashket PS PD ku kesaj te fundit do ti jape Rama 2- 3 ministri e kaq.

Si Rama si Basha ja futen LSi. Ska me force e 3 poltike mbaroi koha e arte e Likes dhe Monikes.
Ne nuk kemi ndergjegje sociale e aq me pak politike.
Sepse si pd si ps duhet te zhduken nga faqja e dheut(komplet klasa e tyre politike qe mbajne peng te rinjte dhe gjithe popullin), jo si Parti por si perfaqesues te te majteve e te te djathteve, qe te gjithe ata qe nga 90 e deri me sot kane qene aktive ne politike.
Duhet fryme e re, duhet ndryshim i vertete, jo rotacion sepse i njohim si njeren pale dhe tjetren.
Ne vend te rotacionit duhet ROTAMACION!
Une lutem e uroj qe VV te marre pjese ne zgjedhje e njerezit ta votojne masivisht (edhe pse do jete totalisht e papergatitur per qeverisje) qe ti jape te kuptoje komunisteve te ps-pd qe populli eshte i lodhur prej tyre.
Uroj te jete nje votim mbarepopullor proteste!
 
Mandat i 3 per PSne. Mund te kete nje qeverisje te perbashket PS PD ku kesaj te fundit do ti jape Rama 2- 3 ministri e kaq.

Si Rama si Basha ja futen LSi ky isjte qellimi.
Ska me force e 3 politike mbaroi koha e arte e Likes dhe Monikes.
Nga 0 deri ne 10 sa serioze ishte kur e bere kete postim?!
 
Top