Banka Botërore: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor

Banka Botërore: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor​

1607080091431.png
Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij.





Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore. Sipas grafikut bashkëngjitur, 60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Në të kundërt të pasurit kanë një ekspozim më të ulët, pasi pak më pak se 10% e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Siç shihet nga grafiku, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës. Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet, pas një rënie prej një dekade.

Banka Botërore analizon se nënushqyerja është e lidhur ngushtë me mungesën e sigurinë ushqimore. Pasiguria e ushqimit manifestohet në mënyra të ndryshme. Këto variojnë nga pasiguria rreth aftësisë për të marrë ushqim, pra që u duhet të bëjnë kompromis për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit, deri te mosngrënia për një ditë të tërë.

Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë. Ky tregues dallon nga të tjerët se ka dalë nga një sondazh i drejtpërdrejtë me familjet me 8 pyetje dhe mbi një sërë përvojash të pasigurisë ushqimore në secilin vend. Përgjigjet e tyre përdoren për të përcaktuar probabilitetin që një familje të përjetojë pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit.

Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë. Edhe pse pasiguria e moderuar e ushqimit nuk mund të sinjalizojë drejtpërdrejt kequshqyerjen, ajo kap popullatën e prekshme nga kequshqyerja dhe shëndetin e dobët. Në fakt, kur krahasohen vendet me nivele të ngjashme të nënushqyerjes dhe varfërisë, “Raporti i Ushqimit 2019” zbulon se pasiguria e moderuar e ushqimit është gjithashtu e ndërlidhur në mënyrë të konsiderueshme me mbipeshën.

Sot, një në katër persona në të gjithë botën përjeton pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit, dhe një në njëmbëdhjetë përjeton pasiguri të rëndë ushqimore. Shumica e familjeve gati 1.3 miliardë nga 2 miliardë, që përjetojnë pasiguri ushqimore ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Pasiguria e ushqimit në Afrikën Sub-Sahariane është e lartë, më shumë se gjysma e popullsisë e përjeton atë. Deri në vitin 2018, numri i përgjithshëm i njerëzve që përjetuan të paktën pasiguri të moderuar të ushqimit ishte më i larti në Afrikën Sub-Sahariane. Pas vitit 2019, Azia e Jugut kaloi Afrikën Sub-Sahariane.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë. Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%./Monitor



Top Channel
 
Dhe na flasin pastaj per reforma dhe futje ne BE, keta qe nuk kane siguruar ushqimin baze per popullin. Enveri ja kishte siguruar. Ne bote eshte e njejta gjendje. Grumbullimi i pasurise ne pak duar eshte shkaku i kesaj gjendje. Nga ndarja e padrejte e pasurise kane rrjedhur gjithe fatkeqesite e njerezimit.
 
Dhe na flasin pastaj per reforma dhe futje ne BE, keta qe nuk kane siguruar ushqimin baze per popullin. Enveri ja kishte siguruar. Ne bote eshte e njejta gjendje. Grumbullimi i pasurise ne pak duar eshte shkaku i kesaj gjendje. Nga ndarja e padrejte e pasurise kane rrjedhur gjithe fatkeqesite e njerezimit.
Ca kishte siguruar Enveri? Ushqimin me racion?
Po te ishe "armiku" shtetit te haje uje me supe e me bishta te mbledhura nga plehrat?
Kjo dashuria e admirini ndaj Enverit mund ta kesh aq kohe sa ke pasur pozite ne kohen e tij, se populli thjesht ka vuajtur ne ate epoke - sishte fushe me lule.....
Mos flas me per dhunen e terorin psikollogjik qe i kishte futur nenmish tegjitheve!
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Shqiperia ka perqindjen e shpenzimeve me t'larte ne rajon jo se konsumojme me shume se fqinjet, por sepse kostot ne proporcion me rrogat mujore jane me t'larta se fqinjet. Supermarketet e gjermanise, italise, anglise e ku di une produktet ushqimore i kane me t'lira se ne, dhe me paga neto 1800-2000 eur mestarja, ndersa ne shqiperi paga mestare 450 eur dhe shpenzime mujore per ushqim 300-400 eur.

Kto jane arsyjet e keq ushqyerjes, njerzit sdo mendojne me per cilsine por per te kalu muajin pa i marre parasysh pasojat e keq ushqyerjes.
 
Ka shku varferia aty ku s mban me. Asnje politike sociale asnje pakete ekonomike per shtresat ne nevoje. As per te ngrene dhe as per tu mjekuar nuk kane shqiptaret e shkrete.
Zoti i ndihmofte!
 
Un nuk arrij ti kuptoj politikanet ne Shqipëri a kan zemer a qa kane mos me mendu aspak per popullin boooo imagjinoje mos me ken ndihmat e emigranteve qa bahet atje. 😥😥
 
Per dreq sa e thelle eshte politika. Mendo, ne arrijme te shikojm vetem pjesen e makiazhit, ajo qe na paraqitet dhe fillojme lidhim interesat tona. Duke harruar qe politakaret tane nder vite ja kane shitur shpirtin djallit dhe luftojne vetem per karriken e tyre. Karriere dhe para. Pushtet dhe perandori sufllaqesh. Mua me vjen me sh keq per ata qe hiqen qe kan ber dy klas shkoll dhe bertasin me teper sa vete politikanet pa kuptuar qe po te kishin bere vetem 2 klase matematik do te kuptonin qe jemi vetem 3 milion dhe jemi akoma te varfer. Imagjino sa keq, motra jote te ushtroj ne fshehtesi shitjen e trupit , vellain tend ti marre jeten dikujt. Jemi te kapur prej hundesh. Dhe cesht me e keqja, ka humbur BESIMI.
 
E te mendosh qe jemi 2 milion e pak sa pak familje. Si nuk doli ndonje sheik arab a ku di une tju plas nga 1 milion euro per familje e ti thone fukarrallikut ik e pirdhu shqipot lol
 
E te mendosh qe jemi 2 milion e pak sa pak familje. Si nuk doli ndonje sheik arab a ku di une tju plas nga 1 milion euro per familje e ti thone fukarrallikut ik e pirdhu shqipot lol
Njat e kan anerr shqiptart me fakt mu ba rahat per pak koh,preferojn me ndej pa punë se me punu per 5 mij lek 😁
 
Njat e kan anerr shqiptart me fakt mu ba rahat per pak koh,preferojn me ndej pa punë se me punu per 5 mij lek 😁
Me 1 milion euro per familje e zgjidhin perfundimisht problemin e papunesise. Mund te hapin biznese familjare sipas nevojave agrobiznes bujqesi tregti turizem dhe behemi nje zvicer e vogel. Shqipot pertojne me punu ke tjetri por ke biznesi vet behen copash.

Gjithe idera qenkam sot lol
 
Me 1 milion euro per familje e zgjidhin perfundimisht problemin e papunesise. Mund te hapin biznese familjare sipas nevojave agrobiznes bujqesi tregti turizem dhe behemi nje zvicer e vogel. Shqipot pertojne me punu ke tjetri por ke biznesi vet behen copash.

Gjithe idera qenkam sot lol
Hapin te gjith bar restorante e falimentojn masanej i qojn per letër Zotit na nis edhe 1 milion tjera 😋
 
E te mendosh qe jemi 2 milion e pak sa pak familje. Si nuk doli ndonje sheik arab a ku di une tju plas nga 1 milion euro per familje e ti thone fukarrallikut ik e pirdhu shqipot lol

Larg qofte se do qelbemi nga p0rdhet e mdhoja 🤣🤣
Shqiptari pa pas breke n'mythe ene si durohen p0rdhet, e jo mo ti japesh cdo kuç maçi nga 1 milion euro lol 😋
 
Top