• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Babai priti një sinjal nga Perëndimi, që s’erdhi kurrë

Lauri

Anunnak



Në këtë pjesë të tretë të intervistës, Ilir Hoxha tregon rolin e Enver Hoxhës pas çlirimit të vendit. Cili ishte Koçi Xoxe dhe planet jugosllave për gllabërimin e Shqipërisë. Si u bë zhdukja e pronës private dhe heqja e besimeve fetare dhe pse Enveri zgjodhi modelin stalinist të qeverisjes. Arsyet pse Shqipëria nuk u lidh me Perëndimin pas prishjes së marrëdhënieve me jugosllavët, rusët dhe kinezët. E vërteta për eliminimin e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. Denoncimi i Traktatit të Varshavës, një detaj i Ramiz Alisë me italianët dhe histori me familjen e Jusuf Gërvallës në Tiranë.

- Në udhëheqjen e lartë të Partisë dhe të shtetit të asaj kohe kanë dalë vazhdimisht armiq, ose janë shpallur të tillë. Ilir, a ju ka folur ndonjëherë babai juaj për këta armiq, fjala vjen për Koçi Xoxen apo për spiunët e Beogradit brenda udhëheqjes shqiptare të asaj kohe, flas për kohën e luftës dhe menjëherë pas saj? Si e kundroni sot rolin e Koçi Xoxes në drejtim të “gëlltitjes” së Shqipërisë nga Jugosllavia?

- Po kemi biseduar edhe për këtë temë. Unë mund të them se viti 1948 ka qenё njё nga mё tё vёshtirёt pёr Shqipёrinё. Pёrveҫ presioneve e bllokadёs nga perёndimi, iu shtua dhe veprimtaria e hapёt armiqёsore e Jugosllavisё titiste. Deri atёherё Jugosllavia quhej mike e Shqipёrisё, sepse ajo kishte pёrkrahur tё drejtat e ligjshme tё Shqipёrisё nё forumet ndёrkombёtare,gjё tё cilёn e bёnte pёr njё njohje de jure tё Shqipёrisё pёr ta gllabёruar Shqipёrinё de facto. Enver Hoxha pёr kёtё ёshtё shprehur qё “…nё thelb ishte vetёm njё blof, njё hile e madhe, njё ҫark i maskuar me dafina e degё ulliri, por qё nёn gjethe fshihte dhёmbёt e hekurt tё armiqve tё betuar tё Partisё e tё lirisё sё atdheut tonё.” Konflikti midis dy vendeve tona, kishte tё bёnte me ekzistencёn ose jo tё Shqipёrisё si vend i lirё dhe i pavarur. Dёnimi i grupit agjenturor projugosllav tё Koçi Xoxes, demaskoi ndёrhyrjen e Jugosllavisё titiste nё punёt e brendshme tё Shqipёrisё dhe preu fijet e komploteve tё saj antishqiptare. Tё gjitha kёto janё fakte tё pakontestueshme qё edhe sot pas kaq shumё vitesh nuk mund t’i kundrosh ndryshe.

- Cili ka qenë sipas jush, Ilir, shkaku i mirëfilltë i prishjes së raporteve shqiptaro-jugosllave?

- Ajo që thashё pak mё lart, pra aneksimi i Shqipërisë si Republikë e shtatё e Jugosllavisë.

- Një nga ngjarjet më mbrësëlënëse, por edhe shumë e diskutueshme, është vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës më 1982. Mund të na tregoni diçka më shumë rreth reagimit të Enver Hoxhës për këtë ngjarje?

- Vrasja e tre heronjve, Jusuf Gёrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gёrvalla e shqetёsoi shumё Enver Hoxhёn, sepse ai gjithё jetёn e tij si udhёheqёs, patriot e i pёrkushtuar pёr ҫёshtjen kombёtare e ka ndjekur me shumё vёmendje ҫёshtjen e popullsisё shqiptare qё jetonte jashtё kufijve tё Shqipёrisё, tё copëtuar nё mёnyrё tё padrejtё nga Fuqitё e Mёdha. Enver Hoxha mori nё mbrojtje familjen e Jusufit, gruan dhe fёmijёt e tij, duke ju krijuar tё gjitha kushtet pёr njё jetё tё sigurt dhe tё qetё nё Shqipёri. Ai u interesua pёr strehimin e tyre me kushte sa mё tё mira. Familjes iu lidh pension, ndёrsa Suzanёs, gruas sё Jusufit iu krijua mundёsia tё mbaronte studimet nё Universitetin e Tiranёs, ashtu siҫ u veprua dhe pёr fёmijёt kur arritёn moshёn e shkollёs universitare. Pёr tё mos folur kёtu qё nё tё gjitha eventet mё tё rёndёsishme tё kohёs, e shoqja e Jusuf Gёrvallёs, ftohej kurdoherё. Edhe pas vdekjes sё Enver Hoxhёs, Nexhmija vazhdoi t’i vizitonte nё banesёn e tyre ku pritej me dashuri nga tё gjithё. Nё ditёt e protestave tё studentёve tё dhjetorit 1990, dy fёmijёt e edukuar nga nёna e tyre, hynё nё grevёn e urisё, pёr t’i hequr Universitetit tё Tiranёs, emrin e Enver Hoxhёs, njeriut qё i priti me aq dashuri nё ditёt e tyre mё tё vёshtira.

- Pas prishjes me jugosllavët në Shqipëri dominoi modeli stalinist, të cilin babai juaj e instaloi dhe e ndoqi deri në fund. Pse u zgjodh ai model?

- Enver Hoxha nё asnjё rast nuk ka thёnё qё ka vendosur modelin stalinist. Ai ёshtё shprehur qartё qё politika jonё udhёhiqet nga ideologjia marksiste-leniniste. Modelin nuk e krijoi ai, sipas dёshirёs sё tij, megjithёse ka vёnё nё tё dhe vulёn e personalitetit tё vet. Nga kjo pikёpamje nuk ishte njё fenomen i veҫuar “shqiptar”, sepse sistemi socialist ishte vendosur nё gjysmёn e botёs. Kuptohet qё nё Shqipёri u zhvillua sipas rrethanave historike dhe kushteve e faktorёve tё brendshёm dhe tё jashtёm.

- ثshtë diskutuar shpesh se pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipëria kishte shansin e madh të lidhej me Perëndimin. Sa e vërtetë është kjo dhe pse nuk u realizua?

- Denoncimi zyrtar i Traktatit tё Varshavёs dhe largimi i vendit tonё prej tij, ishte nё tё njёjtёn kohё edhe njё veprim nё tё mirёn e paqes nё rajon. Duke qenё prezent nё Ballkan, Traktati i Varshavёs, nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr, pёrbёnte rrezik, sidomos pёr pjesёn jugore tё Ballkanit dhe vendet rreth detit Adriatik. Por çfarë ndodhi!? Kёtё e ka treguar vetё Ramiz Alia. Nё kohёn kur ishte ndryshuar sistemi, e takuan dy deputete italianë dhe i bënë të njëjtën pyetje, si kjo qё po mё bёni, ju Xhevdet mua. Ai u përgjegj: “Ju (Italia) nuk dhatё asnjё shenjё”. Dhe pёrgjigja e tyre ishte që “nuk mund tё jepnim shenjё se ju ishit nё domenin e ariut rus”. Pra frika e perёndimit qё tё mos konfliktohej me Bashkimin Sovjetik, bёri jo vetёm qё mos t’i afronte asnjё ndihmё Shqipёrisё, por qё edhe mё vonё, ta mbante sa mё larg dhe tё izoluar.

- A është e vërtetë se miqësia shqiptaro-kineze që, sipas shumë analistëve, u prish për shkak të rivendosjes së marrëdhënieve kinezo-jugosllave?

- Unë mendoj se prishja e marrёdhёnieve me Kinën, erdhi pёr arsye tё mospajtimit tonё politik me kinezёt. Kina kёrkoi tё bashkoheshin nё njё federatё ballkanike Jugosllavia, Rumania dhe Shqipёria, gjё qё u kundёrshtua nga ne, sepse ishte bindja qё Jugosllavia pёrbёnte njё rrezik konstant pёr pavarёsinё e Shqipёrisё. Njё arsye mё shumё ishte edhe pse, Kosova me krijimin e kesaj federate, mbetej me Jugosllavinë.

- A ka pasur Enver Hoxha fobi ndaj Titos dhe ndaj sllavëve të jugut pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave?

- Lufta qё i bёnin jugosllavёt, duke filluar nga “prapaskenat” e Beratit, dhe mё pas sovjetikёt (qё tё dy palёt kёrkonin likuidimin e tij), kanё luajtur rol nё mjaft vendime tё Enver Hoxhёs. Synimet jugosllave, por edhe qёndrimet e Hrushovit mё pas, nxitёn tek Enver Hoxha dyshimet. Zhvillimi i ngjarjeve, e justifikonte plotёsisht idenё e tij fikse se Jugosllavia, bashkё me Hrushovin, donin ta gllabёronin Shqipёrinё. Kjo nuk mund tё quhet fobi, ёshtё njё e vёrtetё e hidhur qё Enver Hoxhёs i kushtoi shumё punё e andralla. Ose, siҫ po del sot, edhe nёpёrmjet dokumenteve, se perёndimi imperialist, punonte pёr ta pёrmbysur pushtetin popullor. Dhe kjo nuk ishte fobi, po ishin realisht plane qё organizoheshin nё zyrat e kundrazbulimit tё kёtyre vendeve, duke shfrytёzuar edhe elementёt shqiptarё qё ishin arratisur nga Shqipёria.

- Po pas prishjes me BS dhe përzënies së bazave sovjetike nga Shqipëria, pse nuk u krijua një hapësirë për marrëdhënie të Shqipërisë me Perëndimin?

- Pas prishjes me BS, fuqitё perendimore nuk ndërmorrёn as direkt dhe as indirekt asnjё iniciativё pёr bisedime me autoritetet shqiptare. Shqipёria si tё thuash “u la nё fatin e vet”. Kёtu nuk duhet tё harrojmё edhe ndikimin e shteteve fqinj si faktor politik. Enver Hoxha e dinte qё njё nga kushtet e Perёndimit do tё ishte dhe normalizimi i marrёdhёnieve me vendet fqinj. Dhe ai veproi duke gjetur madje njё modus vivendi me Greqinё, kur ky vend sundohej akoma nga kolonelёt “monarko fashistё”. Nё fund tё viteve ‘60, u normalizuan marrёdhёniet shtetёrore edhe me Jugosllavinё. Por megjithё pёrpjekjet, njё mosinteresim i plotё mbizotёronte nga ana e Perёndimit qё siҫ e shpjeguam mё sipёr ishin tё ndara zonat e influencёs. Atёherё, ҫfarё alternative kishte shteti shqiptar i pavarur, ҫfarё politike tjetёr mund tё ndiqte?

- Ilir, janë shumë çështje që diskutohen dhe mendohet se janë bërë gabim nga babai juaj. Për shembull, si e arsyetoni likuidimin e një numri të madh të intelektualëve të Shqipërisë pas lufte, të cilët kishin studiuar në Perëndiim dhe kishin orientim properëndimor?

- Siҫ folёm mё lart pёr Koçi Xoxen, ai e tregoi veten jo vetёm si agjent i hapur nё shёrbim tё jugosllavёve, por edhe tepёr sektar dhe agresiv. Ai duke shfrytёzuar pozicionin e tij qё ishte nё krye tё organeve tё Sigurimit tё Shtetit, organizoi represion ndaj kujtdo, ndaj intelektualёve dhe ndaj komunistёve tё njohur. Ai u dёnua edhe si agjent por edhe pёr krimet që kishte bёrё kur ishte nё krye tё Ministrisё sё Brendshme. Gjithsesi kёtu dua tё shtoj, qё sot, ekzagjerohet madje duket sikur tё gjithё intelektualёve tё vjetёr qё ishin shkolluar nё perёndim, iu “kёput koka”, siҫ thuhet. Nuk ёshtё kёshtu. Shumё prej tyre, qё nuk kishin qenё tё pёrzier me pushtuesit nazi-fashistë, u vendosёn deri nё zyrat mё tё larta te shtetit shqiptar, pёr tё mos folur pёr vendet e punёs qё kёrkonin njerёz tё shkolluar. Por nё Shqipёri, pёr gjithҫka, njerёzit kanё tendencё ta shtrembёrojnё tё kaluarёn.

- A e konsideroni gabim fatal zhdukjen totale të pronës private dhe ndalimin e besimit fetar në Shqipërinë komuniste dhe çfarë roli ka pasur Enver Hoxha në këto vendime?

- Si mund tё quhet gabim fundamental apo fatal, sikurse e quani ju, zhdukjen e pronёs private, kur vendosja e pronёs shtetёrore ishte njё nga parimet bazё tё zhvillimit tё ekonomisё socialiste? Heqja e pronёs private dhe shtetёzimi i saj ishte njё nga reformat e thella qё u bё nё Shqipёrinё e pasluftёs. Dhe si rezultat i saj Shqipёria ndёrroi faqe, nga njё vend shumё i prapambetur, gati nё gjendjen e feudalizmit qё doli nga Lufta e Dytё Botёrore, u bё njё vend me ekonomi tё zhvilluar. Kooperativat bujqёsore qё u ngritёn nё fshat ҫuan nё zhvillimin dhe pёrparimin e bujqёsisё. Pastaj tё gjitha ato shёrbime qё u arritёn falas pёr popullin, si shёndetёsia, arsimi, kultura, tё gjitha kёto ishin si rezultat i kёtyre reformave qё nё bazё tё tyre nuk kishin pronёn private po atё shtetёrore.

Shikoni se ҫ’po bёhet sot? Gjithё toka bujqёsore ёshtё e ndarё nё parcela tё vogla qё as qё mund tё bёhet fjalё qё bujqёsia tё bёhet njё degё e fuqishme e prodhimit. Me tokat e bukёs ёshtё abuzuar duke bёrё ndёrtime vend e pa vend dhe duke e zvogёluar sipёrfaqen e saj, ndёrsa nё kohёn e socializmit shfrytёzohej ҫdo pёllёmbё tokё, duke mos harruar qё iu qepёm dhe kodrave duke i bёrё me tarraca qё tё fitonim sa mё shumё tokё buke. Atёherё pse qenka gabim fundamental, kur Shqipёria e asaj kohe pёsoi ndryshime thelbёsore nё interes tё popullit?

Kalojmë tek gjysma tjetër e pyetjes suaj, heqja e besimit fetar. Unë ju them se propozimi pёr heqjen e fesё erdhi si propozim nga rinia e Durrёsit. Nё vendimin qё u mor, nё veҫanti ndikoi ҫёshtja e emancipimit tё gruas. Dihet se pengesa kryesore pёr ҫlirimin e gruas, vinte nga zakonet e vjetra prapanike, qё ushqeheshin edhe nga besёtytnitё fetare. Pa u ҫliruar nga kёto zakone, nuk mund tё arrihej emancipimi i plotё i femrёs shqiptare. Nё diskutimet qё u bёnё nё atё kohё, u vu nё dukje qё populli shqiptar nuk ka qenё asnjёherё i lidhur ngushtё me fenё, pёr shkak tё pushtimeve tё huaja qё imponuan fenё e tyre dhe kleri i tyre ёshtё pёrdorur nga kёta pushtues pёr tё pёrҫarё njerёzit dhe pёr tё penguar bashkimin e tyre patriotik. Dhe nё tё vёrtetё gruaja shqiptare u ҫlirua dhe arriti emancipimin e saj tё plotё. Nё atё kohё gruaja ishte me tё gjithё tё drejtat e barabarta me burrin.

Po të tregoj, Xhevdet, edhe një detaj tjetër domethënës për këtë argument. Enver Hoxha atёherё dha dhe njё orientim qё tё gjitha ndёrtesat e kultit qё kishin vlera monumentale tё viheshin nё mbrojtje tё shtetit. Eshtё interesante se kur e pyetёn: po nё Kosovё si duhej tё vepronin me fenё, ai nuk ishte dakord qё feja tё ndalej. Ai u tha: ‘’nё kushtet e Kosovёs, kur populli ёshtё nёn diktatin serb, objektet e kultit shёrbejnё si vende ku mund tё mblidhen dhe tё flasin pёr ҫёshtjen kombёare. Pra, Enver Hoxha nuk ishte dogmatik, ai ҫdo gjё e shihte nё interes tё prosperitetit kombёtar.

- Sidoqoftë, Ilir, një nga ngjarjet që ka ngjallur më shumë diskutime është padyshim fati i Mehmet Shehut, personalitetit numër dy të diktaturës dhe kryeministrit më jetëgjatë në detyrë të Shqipërisë. Sipas jush, u vra apo u vetëvra Mehmet Shehu?

- Lidhur me vetёvrasjen e Mehmet Shehut, janё hedhur shumё dyshime. Eshtё shkruar e thёnё se ai ёshtё vrarё nga Enver Hoxha, bile njё gazetё jugosllave, shkroi se ai u vra nga rojet e Hoxhёs dhe pёr ҫudi lajmi doli para se Shehu tё kryente aktin e vetёvrasjes. Ka qarkulluar edhe njё hipotezё tjetёr, sikur ёshtё vrarё nga Kadri Hazbiu. Tё gjitha kёto janё vetёm fantazi dhe asgjё tjetёr. E vёrteta ёshtё se Mehmet Shehu ka kryer vetëvrasje, e cila ёshtё vёrtetuar qё ditёn e parё nga ekspertiza e instituteve tё kriminalistikёs dhe atyre mjeko-ligjore, tё cilat nё mёnyrё shkencore, kanё afirmuar vetёvrasjen.
/Dita
 
Private conversations
Help Users
    Top