Auto & Moto GP

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Dy jan serviset qe une jam nda e knaqun per makinen
Nje ne shijak dhe 1 ne tirane
Ka shum qe jan esnaf si nga ana mekanike / xhenerike ashtu dhe elektrike kshuqe nje qe di te punoje me seriozitet nxjerr klientet te kenaqur
 
Redaktimi i fundit:

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
MAKINAT SUV MË TË MIRA TË VITIT 2019-2020
Çdo vitë e më shumë, Makinat SUV vetem po hyjnë në trend. Vazhdimisht po behën më të avancuara dhe më të përsosura për përmbushjen e kerkesave të konsumatoreve. Ne fund të fundit çdo kush deshioron hapsirë më shumë në makinë. Përveq hapsirës forma e tyre është shum e bukur dhe janë të përshtatshem në çdo klime çfaredo moti. Ketu do të ceken disa nga makinat Suv më të shitura dhe të pelqyera nga njerëzit, gjatë këtij viti.

Makinat SUV më të mira – Volkswagen Atlas SUV
Më i miri për madhësi mesatare është zgjedhur makina familiare Volkswagen Atlas SUV. I lanësuar për her të parë në vitin 2018, ky model nuk ka shfaqur dallime të medha në modelin e ri 2020. Normal ka sjell edhe disa avancime. Me goma 50 centimeter, motor 2.0 litër, shitet vetme si 2×2 mirpo në menyrë opsionale mund të blini edhe si 4×4 (4 motion).

  • Modeli Volkswagen Atlas S ka një çmim prej $32,565
  • Volkswagen Atlas SE ka çmim prej $35,715
  • Volkswagen Atlas SE ka një çmim prej $41,815
dd5b93f6a4e29cca04d504bb66b38c4a-300x225.jpg

Makinat SUV më të mira – Chevrolet Suburban
Ndërsa si makinë Familjare me madhësi më të madhe është zgjedhur Chevrolet Suburban. Ka një hapsirë shumë të madhe brenda. Njejt edhe kjo makinë nuk ka shumë dallime drastike me modelin e kaluar. Por dallon vetem për nga madhesia paksa, edhe pse është i madh nga testuesit është thënë që është shumë lehtë të kontrollohet. Çmimi i tij është më i madh dhe fillon prej $52.995. Ky çmim i takon Chevrolet Suburban LS ndersa Chevrolet Suburban RST 6.2L ka çmim prej $72,220.

2019-Chevrolet-Suburban-06-300x169.jpg

Makinat SUV më të mira – Hyundai Kona
Sa i përket çmimit të makinave SUV më të ultin çmim e kanë Hyundai Kona. Çmimi i tyre fillon prej $21.195. Por sa i përket komfortit dhe teknologjisë është shumë i mirë. Madje edhe forma e tij është komplimetuar mjaftë shumë, mirpo ngecje paraqet në shpejtësin e tij. Çmimi i Hyundai Kona SE fillon prej $21,195 ndersa Hyundai Kona Ultimate ka çmim prej $28,845.

all-new_hyundai_kona_30-300x169.jpg

Makinat SUV më të mira – Porsche Macan
Ndersa sa i përket makines SUV me luksoze është përzgjedhur Porsche Macan. Posedon një përformancë mahnitëse aspak e merzitshme dhe shumë e rehatshme. Ka në dispozicion dy motor njëri me katër cilindra standart si model bazik, dhe tjetrin V-8 Turbo. Pasi që modeli i tillë i Porsche ishtë shfaqur edhe ketë vitë, në vitin tjeter nuk pritet të ketë shumë ndryshime mirpo prap se prap do të jetë luksoz. Çmimi i Porsche Macan base sillet prej $52,250 ndersa Porsche Macan S ka një çmim prej $60,750.

2020-porsche-macan-mmp-1-1571843703-300x225.jpg
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Mercedes E-Class hakohet, hakerat arritën ta ndezin nga distanca
Studiuesit e sigurisë kanë gjetur 19 dobësi në një makinë Mercedes E-Class.

Dobësitë mundësuan që ekspertët e sigurisë (hakerët) të hapnin nga larg dyert dhe të ndezin Mercedes E-Class.

Ekspertët nga ekipi Sky Go i kompanisë së sigurisë 360 Group njoftuan detaje të mangësive të enjten në konferencën Black Hat, që po zhvillohet praktikisht këtë vit.

Studiuesit ishin në gjendje të kryenin sulmet e tyre përmes një sistemi dhe më pas përmes njësisë kontrolluese telematike (TCU) të makinës ta ndiznin makinën, transmeton Telegrafi.
Manipulimi i sistemit të skedarëve të TCU-së bëri të mundur ekzekutimin e komandave në automjet. Kështu që ata mund të hapnin dyert, dhe ta ndiznin atë, për shembull.

Përveç hapjes së dyerve dhe fillimit të largët, nuk ishte e mundur të hysh në funksione të tjera kritike për sigurinë e makinës, sipas studiuesve.

Ata raportuan dobësitë tek prodhuesi vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve të sigurisë, më shumë se 2 milionë makina Mercedes E-Class janë prekur potencialisht nga pikat e dobëta.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Ky është Golf 2 më i shpejtë në botë, arrin shpejtësi prej 340 km/orë1116242435f2ec3079d6fd077658472_v4_big-780x439.jpg
Ky është Golf 2 më i shpejtë në botë.

Kohët e fundit, në Gjermani u mbajt një garë mes makinave jashtëzakonisht të shpejta, dhe një makinë në veçanti u dallua – dhe ajo është Volkswagen Golf 2, transmeton Telegrafi.

Sigurisht, ky nuk ishte një version klasik, motori i tij mund të japë 1.300 kuaj fuqi, dhe fuqia transmetohet në të katër rrotat, kështu që siç mund ta shihni në videon bashkangjitur, ajo mund të zhvillojë shpejtësi jashtëzakonisht të lartë.
Dhe është vërejtur se ky Golf 2 shkoi deri në 340 km/orë.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Njihuni me enterierin e Mercedes S-Class 2021

Vetura moderne arrin një nivel të ri në brendësi të S-Class dhe me një ambient për një ndjenjë të këndshme me një karakter “rri kot”, i cili shënohet me elegancë, cilësi të lartë dhe butësi.

Paneli i kontrollit me arkitekturë të re, modelim modern të sipërfaqes dhe paraqitjen ergonomike të ekranit bën një përshtypje të veçantë. Por aspekti i ndjenjës së mirë shkon edhe më tej: me përmirësimin e cilësisë së drejtimit dhe niveleve të ulëta të zhurmës, si dhe me një gamë të gjerë të programeve ENERGIZING Comfort, S-Class kujdeset për mirëqenien e pasagjerëve të saj.

Ata gjithashtu qëndrojnë në gjendje të mirë falë një sistemi efikas të filtrimit të ajrit, i cili sinjalizon aftësitë e tij të reja përmes sistemit ENERGIZING AIR CONTROL.

S-Class ka qenë gjithmonë një vend për udhëtime të rehatshme dhe punë të qetë. Me gjeneratën e re, brendësia është zhvilluar plotësisht në një “vend të tretë”, një strehë midis shtëpisë dhe punës.

Pothuajse të gjitha dimensionet në lidhje me rehatinë janë përmirësuar, në të dy variantet e modelit, S-Class, si në ulëset e përparme ashtu edhe në ato të pasme.

Ky efekt plotëson modelin revolucionar të brendshëm, përfshirë lidhjen me arkitekturën e brendshme dhe elementët e dizajnit të jahtit. Përveç deri në pesë ekrane, elementë të spikatur përfshijnë elementë të mëdhenj në panelin e instrumenteve në pjesën e pasme të automjetit (me paketën e pasme të klasës së parë). Një version veçanërisht tërheqës është rimeso druri me pore të hapura, i ngopur me futje delikate të bëra prej alumini të vërtetë.

Teknologjia LED mundëson ndriçimin interaktiv në brendësi: ndriçimi aktiv i ambientit tani është i integruar në sistemet e asistencës së drejtimit dhe mund të mbështesë vizualisht alarmet. Për shembull, Active Blind Spot Assist paralajmëron për një përplasje të afërt me një animacion të dritës së kuqe. Për më tepër, reagimi është i mundur, për shembull, kur përdorni një sistem kontrolli klimatik ose një ndihmës zëri “Hey Mercedes”.

Ndriçimi aktiv i ambientit është i integruar në ENERGIZING Control Comfort. Me prekjen e një butoni ose komande zëri, qasja e tij holistike “Fit & Healthy” ofron një përvojë të prekshme, duke përmirësuar më tej sistemet e përparuara të rehatisë në S-Class.

Në të njëjtën kohë, sistemi krijon një atmosferë të favorshme në brendësi – për shembull, rrit veprimin në rast të lodhjes ose relaksimit në rast të rritjes së niveleve të stresit.

ENERGIZING COACH madje sugjeron një program të përshtatshëm për aftësi fizike ose Wellness bazuar në informacionin për automjetin dhe udhëtimin.

Ai gjithashtu përfshin informacion për cilësinë dhe nivelin e stresit në algoritmin e tij inteligjent nëse shoferi ka një telefon të zgjuar të përshtatshëm ose mban një byzylyk palestre. Mercedes-Benz ka zhvilluar një ofertë të veçantë të aksesorëve të rehatshme ENERGIZING për klientët e klasës S në Kinë.



/indeksonline/
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
10 kuriozitete që nuk i dini mbi makinat. Ka diçka dhe për Shqipërinë…

Megjithëse u bënë mbi dy shekuj që kur është shpikur makina e parë, sërish njerëzit nuk dinë shumë informacione rreth tyre.

Ndër më surprizueset janë:

1) Semafori i parë i ka nisur në Angli më 1927.

2) Aksidenti i parë automobilistik ka ndodhur më 1769 dhe kjo makinë ende rezervohet në po të njëjtin vend në gjendjen që ishte pas incidentit.

3) Aksident i parë automobilistik që shkaktoi viktima ndodhi më 1896.

4) Nisur nga bllokimet e trafikut, në Kinë shkuarja në punë me biçikletë është shumë më mirë sesa vajtja me makinë edhe sikur nafta të ishte falas.

5) Makina më e shtrenjtë e prodhuar deri më tani është Bugatti Royale Kellner Coupe Vintage, me çmim 8.7 miljonë $.

6) Koha standarde për të zëvendësuar motorin e makinës ishte 42 sekonda më 1985.

7) Afërsisht përllogaritet se numri i makinave të përdorura në botë është 1 bilion

8) Makina më e sheshtë në botë është me lartësi 19 cm emri dhe quhet Vlatemobail.

9) Kur Hitleri ishte në burg kërkoi një kredi për të blerë një Mercedes.

10) 80% e makinave në Shqipëri janë të tipit Mercedez.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
1. Jane rreth 1 bilion makina aktualisht ne qarkullim ne toke.

2. Rreth 160,000 makina prodhohen cdo dite.

3. Do te duhej me pak se 6 muaj qe te shkoje ne Hene me makine duke ecur me 95km/h.

4. Hitleri, i shkroi një pikë shitjeje Mercedes duke i kërkuar një kredi për makinë.

5. Deri ne 19 vajza mund te nxej nje makine Smart.
19-girls-smart.jpg
6. Mesatarisht nje makine ka 30000 pjese.

0e0b81d61d7aeff3371e3b6a45be3045.jpg
7. 92% e makinave te shitura ne Brazil perdorin Etanol si karburant i cili prodhohet nga kallam sheqeri.ethanol-fuel-from-sugarcanes1.jpg

8. 75% e makinave qe ka prodhuar gjigandi Rolls-Royce jane akoma ne qarkullim.rolls-royce-ghost-saloon.jpg
9. Volkswagen zotëron Audi-në, Bentley-në, Bugatti-në, Lamborghini-në, Porsche-në, Seati-në, dhe Skoda.volkswagen-1024x501.png
10. Mesatarisht Amerikanet shpenzojne rreth 38 ore ne vite ngecur ne trafik.chinese-traffic-chaos-small.jpg
 
Top