• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Atentat ish-kryeministrit grek. I shpërthen zarfi bombë në duar

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Atentat ish-kryeministrit grek. I shpërthen zarfi bombë në duar

[video=youtube;CiM-6lqdFiU]https://www.youtube.com/watch?v=CiM-6lqdFiU[/video]


Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos u plagos si pasojë e një shpërthimi në makinën e tij, ndërsa udhëtonte përmes Athinës.

Mediet greke raportojnë se shpërthimi u shkaktua nga një zarf bombë. 69-vjeçari Papademos dhe shoferi i tij kanë pësuar plagë në këmbë dhe trup, si dhe djegie të lehta, por burime mjekësore raportojnë se nuk janë në rrezik për jetën.

Papademos është shtruar në Spitalin “Evangelismos”, ku është vizituar nga shumë figura të politikës greke. Policia, ndërkohë, ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka detaje se kush mund të jetë përgjegjës.

Në të shkuarën, grupi terrorist grek “Celulat e zjarrit” ka kryer sulme të ngjashme me letra bombë.

Mediet greke raportojnë se, kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili gjendet në Bruksel për Samitin e NATO-s, është informuar për situatën.

Papademos shërbeu si kryeministër i Greqisë nga nëntori 2011 deri në maj 2012, mes trazirave ekonomike dhe politike. Ai ka punuar gjithashtu si zëvëndespresident i Bankës Qendrore Europiane.

/ Top Channel


 
Top