• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ateizmi

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Si ateizëm përkufizohet botëpikëpamja dhe qëndrimi i njeriut mosbesimtar (të pafe); përkatësisht i mungesës së besimit në një "perëndi" ("besim" këtu në kuptimin e "pranimit a njohjes si ekzistente"). Ateizmi është shprehimisht mohimi i qenësisë (ekzistencës) së një "perëndie" (monoteizmit) ose shumë "perëndive" (politeizmit) apo të një "qënijeje hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja (لtheos - α θ ε ος) dhe d.m.th. fjalë për fjalë: pa perëndi, pa zot (a - parashtesë mohuese = pa, jo, nuk, mos dhe theos = perëndi, zot). Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.

Përkufizimi "ateist" ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritmëri fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin e "i paperëndi, i pafe" përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me një përfytyrim vetjak mbi perëndinë emërtoheshin si ateistike në kohët e hershme, p.sh. përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të krishtermit, myslimanizmit dhe të judaizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë.

Sot emërtimi "ateizëm" përdoret me më pak përçmim dhe përbuzje. Në diskutimet shkencore "ateizmi" është një emërtim asnjanës. Kundërshtari i tij është teizmi (pra besimi në "zot, perëndi").

Wikipedia​
 

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ateizmi

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi". Si kuptim origjinar termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti. Në vazhdim do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm. Ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar. Shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore deri në ditët tona duke marrë dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.

Në kuptimin bashkëkohor termi ateizëm si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike do të thotë tashmë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian: të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve të Lindjes së Afërme e të Mesme; Kjo sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi që teisti i jep fjalës "zot", një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron në logjikë.

"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist" pasi qëndrimi është mohues i pohimeve teologjike dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore". Dallimi i bërë këtu, në ndryshim nga kuptimi historik që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi si qëndrim gjithëpërfshirës nuk thotë "besoj se nuk", por "nuk besoj se", një dallim thelbësor pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.

Demokriti

Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi praktik (implicit, negativ) dhe ateizmi teorik (eksplicit, pozitiv).

Ateizmi praktik është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku "zoti", besimi në "zot", apo çështjet rreth fesë, apo "zotit", nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit).

Ateizmi teorik është ai qëndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si F. Niçe, D. Hjum, B. Rasëll, Xh. Smith, R. Doukins, etj.

Ateistet
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mosha
37
Vendndodhja
Loading...
Sipas Hoobs, kush vepron drejt nga frika e denimit nga krijuesi nuk eshte i ndershem, kush vepron drejt nga frika e ligjit, perseri nuk eshte njeri i ndershem.

Te ndershem sipas tij jane ateistet qe veprojne drejt ne baze te vlerave morale dhe ndergjegjesimit kolektiv.
 

iLirjam

Banned
Mosha
37
Vendndodhja
Gjithmon
gjithshka qe vjen nga greqishtja e Lasht esht shqiptare.ne rradh te par dhe ne rradh te dyt.
ateizmi esht diqka qe ne shqiptaret do ta pervetsojm,sepse esht diqka e shpikur nga ne,
ne nuk kemi besuar kurr ne figura dhe buste,keto jan genjeshtra dhe propaganda,qe jan ber ne shekuj per te zhduker kulturen dhe te verteten,ne kemi besura ne ato gjera qe jan baz per jeten,uj ajri dheu,dhe sigurisht ai i madhi qe lind ne mengjes;DIELLI.

kurse fet e tjera qe jan shpikur nga njerzit,jan shpikur per te rregulluar moralin e njerzve,ne ato vende qe keto fe jan shpikur,por ne shqiptaret nuk kemi pasur nevoj per asnje nga keto,sepse ne kemi qen nga fillimi te zgjuar dhe te kulturuar,dhe kemi pasur gjithshka te argumentuar me natyren,keto fe nuk jan shpikur si nevoj e Ilirve,por si nevoj e njerzve qe nuk kishin moral,dhe jetonin si kafsh,ne pjesen tjeter te botes.gjithshka qe kan sjell fet tek keta njerz qe besojn te to,esht se si ata te sillen me njerz,se si ata duhet te jen te barabart me njeri tjetrin,por as kete nuk e kan zbatuar asnjera nga keto fe,
 

(^^)eMo bOy(--)

Is Dying
Mosha
25
Vendndodhja
Albania
Titulli: Ateizmi

ateizmi nuk ekziston, pasi cdo njeri beson ne dicka, nje "ateist" mund t'i besoj shkences





Ateizmi Ekziston...Un Nuk Besoj As Ne Zot E As Ne Djall E Ne Asgje As Magji Etj.
Nuk e kam fjalen qe jam vetem un ateist jane shume por dua te them qe ateizmi
ekziston.
 

coma 24on24

Antarë
Mosha
33
Titulli: Ateizmi

per mua ateistat e gjejne zotin tek vetja dhe normalisht nuk mbyllin syte sic bejne teistet, binden nga faktet e shkences dhe normalisht do rriten ne numer pasi mbeten akoma disa pjese per te cilat shkenca akoma nuk ka arritur ti jape krejt te qarta dhe sh precize . pse une nuk di t i shpjegoj disa dukuri nuk do ishte e drejte te fyesh vehten e te perqafosh shpjegimin me teorik te mundshem . jam ne rregull me pjesen ku njeriu duhet te zbatoje disa rregulla te cilat rregullojne shoqerite ne mbare boten . feja mendoj se e ka kryer tashme misionin e saj , njerezit jane ne ate nivel sa te kuptojne se nuk behet nje veprim i caktuar sepse ai nuk perputhet me rregullat midis njerezve , jo sepse do beje figure te keqe para zotit i cili ne fund te fundit me ca lutje apo falje arrin te mbyll nje sy . 1 Kuriozitet :
nje nder ateistat me te medhenj (nuk e mbaj mend kush ) para se te vdiste , ditet e fundit te jetes shkruajti nje leter . pas vdekjes se tij nje i aferm e gjen dhe lexon te shkruar : Rrini te qete ferri nuk egziston .
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Presheve
per mua ateistat e gjejne zotin tek vetja dhe normalisht nuk mbyllin syte sic bejne teistet, binden nga faktet e shkences dhe normalisht do rriten ne numer pasi mbeten akoma disa pjese per te cilat shkenca akoma nuk ka arritur ti jape krejt te qarta dhe sh precize .
Nqs nuk e ke dit ti, ato qe i quan " akoma disa pjese " , rrejte pak, se nuk jan disa, por jan te gjitha, dhe eshte çdo gje qe shkenca thot : 10 milion vjet, ose 20, ose 30, e kshtu me radhe . Ku saktesia dhe preciziteti ?
Ne telebingo !

pse une nuk di t i shpjegoj disa dukuri nuk do ishte e drejte te fyesh vehten e te perqafosh shpjegimin me teorik te mundshem .
Pikerisht ktu ra ne kundershtim me fjalt e tua, sepse gjithqka qe quhet shkencore, mbetet " teori e mundsme " . Nese njera nga ato eshte vertetuar, ma thuaj.

nje nder ateistat me te medhenj (nuk e mbaj mend kush ) para se te vdiste , ditet e fundit te jetes shkruajti nje leter . pas vdekjes se tij nje i aferm e gjen dhe lexon te shkruar : Rrini te qete ferri nuk egziston .
Edhe un do ta le nje leter qe pas vdekjes sime ta gjejn te afermit e mi.
Aty do te shkruaj :
E kujtoni ai ateisti kur kishte lene nje leter me kto fjale " Rrini te qete ferri nuk ekziston " ?
Me porositi ta korigjoj edhe tju informoj se fjalen " nuk ",e kishte fut pahiri aty, dhe sinqerisht kerkon fajle qe ju mori nqaf edhe juve, sepse ai ekziston. Amo kur e ha foren prej fillimit, von osht mu pendu nfund.
Derisa ne toke njerzit kan mundesi te ndertojne ferre si Burgu i Guantanamos, ateher mos u trembni ta pranoni faktin se ka nje ferr qe na pret edhe neve.
Deri kur mo me kto ekziston-nuk ekziston, pretendohet-supozohet. kili-mili.
PFFF. Krejt propaganda, prralla, pallavra, hala ka, amo pe lo me kaq.
 

ina@ina@ina

!!!!!
Vendndodhja
tirane
Titulli: Ateizmi

Sipas Hoobs, kush vepron drejt nga frika e denimit nga krijuesi nuk eshte i ndershem, kush vepron drejt nga frika e ligjit, perseri nuk eshte njeri i ndershem.

Te ndershem sipas tij jane ateistet qe veprojne drejt ne baze te vlerave morale dhe ndergjegjesimit kolektiv.
:):):):):)
 

coma 24on24

Antarë
Mosha
33
Titulli: Ateizmi

Nqs nuk e ke dit ti, ato qe i quan " akoma disa pjese " , rrejte pak, se nuk jan disa, por jan te gjitha, dhe eshte çdo gje qe shkenca thot : 10 milion vjet, ose 20, ose 30, e kshtu me radhe . saktesia dhe preciziteti ?
Ne telebingo !


Pikerisht ktu ra ne kundershtim me fjalt e tua, sepse gjithqka qe quhet shkencore, mbetet " teori e mundsme " . Nese njera nga ato eshte vertetuar, ma thuaj.



Edhe un do ta le nje leter qe pas vdekjes sime ta gjejn te afermit e mi.
Aty do te shkruaj :
E kujtoni ai ateisti kur kishte lene nje leter me kto fjale " Rrini te qete ferri nuk ekziston " ?
Me porositi ta korigjoj edhe tju informoj se fjalen " nuk ",e kishte fut pahiri aty, dhe sinqerisht kerkon fajle qe ju mori nqaf edhe juve, sepse ai ekziston. Amo kur e ha foren prej fillimit, von osht mu pendu nfund.
Derisa ne toke njerzit kan mundesi te ndertojne ferre si Burgu i Guantanamos, ateher mos u trembni ta pranoni faktin se ka nje ferr qe na pret edhe neve.
Deri kur mo me kto ekziston-nuk ekziston, pretendohet-supozohet. kili-mili.
PFFF. Krejt propaganda, prralla, pallavra, hala ka, amo pe lo me kaq.
seriozisht qe me nje person si ju nuk mund te flas per tema te tilla e as qe dua ta marr mundimin as ,me ty e as me kerkend . prrallat e pallavrat e medha jane feja dhe fetaret dhe nuk di tu gjej fjalen e duhur te gjeni veten e te lini me vete perrallat e vjetra me fund te lumtur . jetoni jeten tuaj si te tille , lejeni inegzistenten te tille . te pakten pranoni qe jeni sh te verber per te pranuar shpjegime te tjera pervec tujave , keq per ju qe nuk mund te vrisni akoma shkencetare e te ditur sic keni bere ne rrjedhen e historise . shpresoj qe librat e radhes qe u bien nga qielli te ju japin leje te jetoni jeten duke u nisur nga deshirat , epshet , pasionet e brendia juaj (nese do egzistonte zoti do i rregullonte keto gjera pa i lene te gjitha te bien ndesh me rregullat e tij , e ju nuk do ishit mekatar kur pini nje gote vere ne nje pasdite te bukur, te besh dashuri me epshin me te ndezur te mundshem , pa menduar se po bej nje mekat qe nuk agjeroj ) e jo te jetoni akoma gjithe jeten tuaj si te vetesklleveruarit me te medhenj te historise .
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Mosha
31
Vendndodhja
Prishtinë/Republic Of Kosova...
Titulli: Ateizmi

gjithshka qe vjen nga greqishtja e Lasht esht shqiptare.ne rradh te par dhe ne rradh te dyt.
ateizmi esht diqka qe ne shqiptaret do ta pervetsojm,sepse esht diqka e shpikur nga ne,
ne nuk kemi besuar kurr ne figura dhe buste,keto jan genjeshtra dhe propaganda,qe jan ber ne shekuj per te zhduker kulturen dhe te verteten,ne kemi besura ne ato gjera qe jan baz per jeten,uj ajri dheu,dhe sigurisht ai i madhi qe lind ne mengjes;DIELLI.

kurse fet e tjera qe jan shpikur nga njerzit,jan shpikur per te rregulluar moralin e njerzve,ne ato vende qe keto fe jan shpikur,por ne shqiptaret nuk kemi pasur nevoj per asnje nga keto,sepse ne kemi qen nga fillimi te zgjuar dhe te kulturuar,dhe kemi pasur gjithshka te argumentuar me natyren,keto fe nuk jan shpikur si nevoj e Ilirve,por si nevoj e njerzve qe nuk kishin moral,dhe jetonin si kafsh,ne pjesen tjeter te botes.gjithshka qe kan sjell fet tek keta njerz qe besojn te to,esht se si ata te sillen me njerz,se si ata duhet te jen te barabart me njeri tjetrin,por as kete nuk e kan zbatuar asnjera nga keto fe,

ti ke t'drejt me fol per 10 100 ateista qe jan ntrojet shqiptare dha jasht trojev shqiptare dmth per shqiptaret qe jan ateista 10 deri 100 veta e jo per shumicen qe besojn ;)
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Presheve
seriozisht qe me nje person si ju nuk mund te flas per tema te tilla e as qe dua ta marr mundimin as ,me ty e as me kerkend . prrallat e pallavrat e medha jane feja dhe fetaret dhe nuk di tu gjej fjalen e duhur te gjeni veten e te lini me vete perrallat e vjetra me fund te lumtur . jetoni jeten tuaj si te tille , lejeni inegzistenten te tille . te pakten pranoni qe jeni sh te verber per te pranuar shpjegime te tjera pervec tujave , keq per ju qe nuk mund te vrisni akoma shkencetare e te ditur sic keni bere ne rrjedhen e historise . shpresoj qe librat e radhes qe u bien nga qielli te ju japin leje te jetoni jeten duke u nisur nga deshirat , epshet , pasionet e brendia juaj (nese do egzistonte zoti do i rregullonte keto gjera pa i lene te gjitha te bien ndesh me rregullat e tij , e ju nuk do ishit mekatar kur pini nje gote vere ne nje pasdite te bukur, te besh dashuri me epshin me te ndezur te mundshem , pa menduar se po bej nje mekat qe nuk agjeroj ) e jo te jetoni akoma gjithe jeten tuaj si te vetesklleveruarit me te medhenj te historise .
E pse nuk mund te flasesh me nje person si un ?
Perkundrazi, un jam ne gjendje 24 or te rri para kompjuterit per ta siguru ty qe enderrave me sy qel kerkush sja shef hajrin.
Kush ka vrar shkenctar ? Haha. Mos i pergjithso gjerat, merr frym ngadal dhe shkruaj mbi ate qfar kam pohuar, mos i ik temes duke e lidh muhabetin me sexin e me dashurine qe parapelqen ti, me epsh te ndezur apo te fikur. Nket rast ti kisha siguru edhe disa qirinje te kuq, afer perdeve blu (sprish pun edhe nese jan te zeza, mjafton te mos depertoj drita nga jasht) .
Per fund, i vetskllevruar mund te quhesh kur nga mosdija, ushqen mendjen tende me bindjet e te tjerve, dhe kete nuk e ben nga deshira, por nga nevoja sepse sherben pozitivisht ne raportet me te tjeret per tmos pas keqkuptime.
Por dikur, ndoshta vone, kupton se aftesia e te komunikuarit telepatik sherben per te gjitha qeniet e gjalla.
Ndersa ne njerzit nuk u krijuam te hyjm me nje thes me to. Neve jemi e vetmja krijese n'ket bote qe gezon mendje (deri diku) te shendose dhe nje intelekt sa per ti qen mirnjohes Krijuesit.
Por ama, dikush nuk din ta dalloj krijesen nga Krijuesi.
Dhe fatkeqsisht, kto nuk jan vetem kafshet !
 

coma 24on24

Antarë
Mosha
33
Titulli: Ateizmi

faktikisht po te ishte per te me siguruar dicka do te te kisha kerku dicka tjeter po nejse . njerezit bejne zgjedhje duke zgjedhur te jete ai qe eshte dhe ai qe do behet . me vjen mire qe ndihesh rehat me zotin se ne fund te fundit nuk ka ndonje te keqe ne lidhje me personat e tjere(pervec rasteve te shkeputura) . por mos harro qe sistemin tend si njeri e ke te kushtezuar ngushtesisht rreth nje ideje . gjithsesi do doja te provoja pak nga opiumi qe merrni ju pasi me kujton femijerine e hershme .
Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë . megjithate njeriu zgjedh te vertetat e tija me behet qejfi qe te ngazellon kaq shume ideja e zotit , nuk eshte keq per nje njeri te jete i lumtur . nuk ka shume rendesi i mashtruar apo jo . ruhu nga mekati dhe shperndaj fjalen e zotit se kushedi mos po te ben nej poltrone te vecante ne parajse (se femrat, kam degjuar ne lajme dje, jane me bollek ).

te ruajte zoti .
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Presheve
ruhu nga mekati dhe shperndaj fjalen e zotit se kushedi mos po te ben nej poltrone te vecante ne parajse (se femrat, kam degjuar ne lajme dje, jane me bollek ).

te ruajte zoti .
Kjo i bie, qe ti mohon ekzistencen e Zotit vetem per t'mos u rujt nga mekati.
Ide e mire (sa per ta ngushllu veten), ndersa finalizimi, ose rezultati perfundimtar eshte i barabart me zero.
اdo gje qe shpiku ose zbuloi njeriu, ajo sherben per nje qellim. Nga kjo vjen pytja ; cili eshte qellimi, apo misioni i qenies njerzore ne toke ?
Te jetojme duke supozuar se jemi superior ndaj gjithqkafit ?
Ta shofish jeten dhe realitetin me dy sy, shkurt e shqip i bie, edhe perkunder deshires tende, shumqka nket bote nuk varet nga ty.
Nese eshte e kunderta, ateher pse " natyra " qfar do ben me neve, ndersa ne asgje smund te bejm kunder saj ?
Sepse ne nuk u krijuam per te qene perfect. Kete mund ta vertetosh cdo dite ne cdo minute dhe ne qfardo lloj situate.
Disa njerz ende nuk e kan te qart se " Te kerkosh te verteten nuk do te thote te kerkosh ate qe do "

p.s. Amin, shpresoj te ruaj edhe ty, bile me shume se mua.
 
Top