• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ateistet Pergjigjen Per Ju

alfonci

Veri investigatio
Vendndodhja
Perpara kompjuterit
Duke qene se ne nenforumet e besimtareve te krishtere, katolik dhe atyre mysliman egziston nje teme e tille po ju jap mundesi anetareve qe te shuajn kureshtjen e tyre duke ju drejtuar pyetje edhe pjeses tjeter qe nuk beson ne nje qenie te plotfuqishme, ne qenie te mbinatyrshme qe eshte ne kontroll te gjithesise.

Diskutim te kendeshem!
 

alfonci

Veri investigatio
Vendndodhja
Perpara kompjuterit
Po drejtoj kete pyejte pas nje diskutimi qe shikova tek nje teme ne nenforumin e filozofise. Do te deshiroja t'ia drejtoja kete pyetje ateisteve te forumit. Per besimtaret e ndryshem qellimi kyresor i jetes eshte per te arritur te shelbohet, per te arritur ne jeten e pasosur ne parajse por meqe ju nuk besoni ne qeniet e mbinatyrshme, ne nje zot te gjithckaje apo ne nje jete te dyte jam kurioz te di se cili eshte qellimi juaj ne jete.

A jane qellimet tuaja ne jete, thjeshte tokesore per te arritur suksese te ndryshme, per te bere karriere, per te qene dhe per te bere?

flm
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mosha
37
Vendndodhja
Loading...
Qellimet e mia jane teresisht tokesore, ne favor te shoqerise dhe te jetes.

Une nuk jetoj me qellimin per te shkuar ne parajse, perkundrazi jetoj me bindjen qe parajsa eshte ne toke, kjo varet se sa pozitive dhe te ndergjegjesuar do jemi ne njerezit.

Disa njerez per hir te nje jete imagjinare flijojne kete te ver8n, madje duke na e bere sa me malore ne qe jetojme per kete jete. Kjo duket tragjedia e njerezimit.

Kerkoj ndjese qe u zgjata disi :)
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mosha
37
Vendndodhja
Loading...
nostra.....po sikur te besoje nje dite ti???
kam nje parandjenje qe do besosh:D
Ti s'di as te formulosh nje fjali...

Cfare te besoja? Kush te ka lene idene ty qe une nuk di c'eshte besimi ...

Nuk jetoj ne shoqeri une...

Si thoshte nje pedagogu im disa pyetje as heshtjen nuk e meritojne.:gjujpeshk:
 

sensuu

sweet
te besosh tek Zoti!se per kete flitet!
se une mendoj qe njeriu qe ne femijeri,mesohet te besoje tek Zoti.
edhe mos mu drejto me ashpersi se s'te ka njeri frike.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mosha
37
Vendndodhja
Loading...
Pyetja jote meriton pergjigje firmen tende ne fakt.

Pikerisht ky eshte indokrinimi me negativ, t'ia shplash femijes trurin qe kur eshte i mitur dhe kur nuk ka force logjike, por eshte thjesht nje majmun qe kopjon bukur apo jo ate qe i transmetohet, pa perpunim, peshim.

Zotin si term edhe une ne femijeri e kam hasur si te gjithe, por them se jam rritur ;)
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Nje teme e kendshme qe ja vlen nje pergjigje dhe nga une si ateist qe mendoj se jam. por meqe ju nuk besoni ne qeniet e mbinatyrshme, ne nje zot te gjithckaje apo ne nje jete te dyte jam kurioz te di se cili eshte qellimi juaj ne jete. ne nje qenie te mbinatyrshme? po dhe mund te besoja po pse detyrimisht tek zoti dhe jo tek disa qenie qe mund te ndodhen disa mijra vjet larg nesh dhe thane hajt ti leshojme keta ne toke dhe shohim cdo behet, gje te cilen mund ta beje dhe njerzimi i sotem pas disa dekadave zhvillim teknollogjik dhe shkencor ,besoj se te dhashe nje pergjigje te shkurter mbi nevojen e njeriut per te besuar jo detyrimisht ne zot por ne shkence.Qellimi im ne jete? Ta jetoj jeten sa me mire te jete e mundur, Per parajsen? ja u kam lene besimtarve besoj se do ishte shum e merzitshme perjetesia.RRESPEKTE.
 

Piktor

Antar Aktiv
Vendndodhja
Italy
Perse duhet te mendojme per gjera qe nuk i perkasin kesaj bote kur nuk njohim mire akoma kete bote.
Per mua universi eshte nje humnere e pafundme dhe bota eshte nje pike uji qe bie me nje shpejtesi dhe te mendosh se kjo pike nuk varet asgjekundi dhe pret derisa si vije fundi.
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Kosovë
Thjesht ne qfar besoni ose nuk besoni as ne nje Hippo .... cila eshte arsya qe te jesh ateist e te mos besosh ne ZOT
 
Last edited:

Piktor

Antar Aktiv
Vendndodhja
Italy
Ne po bejme pyetje po mesa po shikojme asnje nuk po na u pergjigjka.
Un nuk jam ateist, por i pafe dhe kjo ka ndryshim te madh po deshe ta shpjegoj.
Une besoj ne zot por menyra sesi e servirin fete nuk me pelqen aspak.
Ne i gezohemi jetes qe kemi te mirave qe na vijne prej saj dhe mundohemi te jem i sa me rracionale me kete jete se pastaj nuk i dihet ose me mire ngaqe nuk u besojme atyre qe thojne fete nuk jemi aq pragmatiste.
 

Liza

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Kosoven Simpatike
Nuk di shume per ateista as qe dua te ndegjoj shume per ta po kjo ska me rendesi po nuk po e di a mundeni mem kuptu nje pyetje qe po dua me jav bo Pse nuk Besoni ne asgje?, mire e tha princesha cili eshte qellimi i jetes tuaj ?
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Milano
Qellimet e mia jane teresisht tokesore, ne favor te shoqerise dhe te jetes.

Une nuk jetoj me qellimin per te shkuar ne parajse, perkundrazi jetoj me bindjen qe parajsa eshte ne toke, kjo varet se sa pozitive dhe te ndergjegjesuar do jemi ne njerezit.

Disa njerez per hir te nje jete imagjinare flijojne kete te ver8n, madje duke na e bere sa me malore ne qe jetojme per kete jete. Kjo duket tragjedia e njerezimit.

Kerkoj ndjese qe u zgjata disi :)
O Nostra, ne fakt, qellimi i fese (te pakten asaj se krishtere) eshte te te krijoje nje "parajse ne toke".
Feja te ndihmon te ndihesh mire shpirterisht gjate jetes...Nese ti ndihesh keq, atehere do te thote qe nuk ke kuptuar mesazhin e saj!
 
Top