• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Astma

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Astma është një sëmundje kronike (afatgjate) e mushkërive e cila inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjes. Astma shkakton periudha të herëpashershme të gërhitjeve (zëri fishkëllyes që bëjnë gjatë gjumit), shtrëngime në gjoks, frymëmarrje të vështirësuara dhe kollitje. Kollitja zakonisht ndodh gjatë natës ose herët në mëngjes. Astma prek njerëzit e të gjitha moshave, por më së shpeshti fillon gjatë fëmijërisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 230 milionë njerëz janë të regjistruar se e kanë astmën. Më shumë se çereku i tyre janë fëmijë.



Rrugët e frymëmarrjes

Për të kuptuar astmën, është e ndihmës të mësojmë se si funksionojnë rrugët e frymëmarrjes. Rrugët e frymëmarrjes janë gypa të cilat çojnë ajrin brenda dhe e nxjerrin atë nga mushkëritë. Njerëzit të cilët kanë astmë kanë rrugë të inflamuara të frymëmarrjes. Kjo i bën ato të ënjtura dhe shumë të ndjeshme. Kështu, ata tentojnë të reagojnë fuqishëm ndaj substancave të caktuara të inhaluara.

Kur rrugët e frymëmarrjes reagojnë, muskujt rreth tyre shtrëngohen. Kjo i ngushton rrugët, duke lejuar më pak ajër të futet në to. ثnjtja po ashtu mund të përkeqësohet, duke i bërë ato edhe më të ngushta. Qelizat në rrugët e frymëmarrjes mund të prodhojnë më shumë mukus se zakonisht. Mukusi është një lëng i ngjitshëm, i trashë, që mund t’i ngushtojë edhe më shumë rrugët e frymëmarrjes.

Ky reaksion vargor mund të çojë në simptoma të astmës. Simptomat mund të ndodhin çdoherë kur rrugët e frymëmarrjes bëhen të inflamuara.

Ndonjëherë simptomat e astmës janë të lehta dhe largohen vetë ose me një trajtim minimal me barna astmatike. Në disa raste, simptomat mund të vazhdojnë të përkeqësohen.

Kur simptomat bëhen më të ashpra dhe/ose simptomat bëhen të theksuara, ju keni sulm astmatik. Sulmet astmatike po ashtu quhen edhe shpërthime ose acarime.

Trajtimi i simptomave kur ju për të parën herë i vëreni ato është i rëndësishëm. Kjo ju ndihmon t’i parandaloni simptomat nga përkeqësimi dhe shkaktimi i sulmit të ashpër astmatik. Sulmet e ashpra astmatike mund të kërkojnë kujdes emergjent, dhe mund të jenë fatale.

Astma nuk ka shërimi. Edhe kur ju ndjeheni mirë, ju ende e keni sëmundjen dhe ajo mund të shpërthejë në çdo kohë.

Megjithatë me njohuritë dhe trajtimet që ekzistojë sot, shumica e njerëzve të cilët kanë astmë janë në gjendje ta menaxhojnë sëmundjen. Ata mund të kenë disa simptoma. Ata mund të jetojnë jetë normale, aktive dhe të flenë pa problem nga astma gjatë natës.

Nëse keni astmë, ju mund të bëni një rol aktiv për të menaxhuar sëmundjen. Për trajtim të suksesshëm dhe të vazhdueshëm, ju duhet të ndërtoni një partneritet të vlefshëm me mjekun tuaj dhe stafin tjetër shëndetësor.


SHKAKTARثT

Shkaktarët e saktë të astmës janë të panjohur. Shkencëtarët mendojnë se disa faktorë gjenetik dhe ambiental mund të veprojnë duke shkaktuar astmën, mjaft herët në jetë. Këta faktorë përfshijnë:

~ Tendencë e trashëguar për të zhvilluar alergji, e quajtur atopi
~ Prindërit të cilët kanë astmë
~ Infeksione të caktuara respiratore gjatë fëmijërisë
~ Kontakt me disa alergjenë të ajrit ose ekspozim ndaj infeksioneve virale gjatë foshnjërisë ose fëmijërisë së hershme kur sistemi imun zhvillohet.
~ Nëse astma ose atopia përcillet nëpër familjen tuaj, ekspozimi ndaj irrituesve (shembull, tymi i duhanit) mund t’i bëjë rrugët e frymëmarrjes më reaktive ndaj substancave në ajër

Disa faktorë mund të jenë më të prirë të shkaktojnë astmë te njerëz të caktuar se sa të tjerët. Kërkimet vazhdojnë të eksplorojnë se çfarë mund ta shkaktojë astmën.

Kush është i rrezikuar nga astma?

Astma prek njerëzit e të gjitha moshave, por më së shpeshti fillon gjatë fëmijërisë. Në gjithë botën ka më shumë se 230 milionë njerëz të të gjitha moshave të prekur nga kjo sëmundje, një e katërta e të cilëve janë fëmijë.

Fëmijët e vegjël të cilët gërhasin shpesh dhe kanë infeksione respiratore – si edhe faktorë të tjerë të rrezikut – janë në rrezik më të shtuar për të zhvilluar astmë e cila vazhdon përtej moshës gjashtë vjeçare. Faktorët tjerë të rrezikut janë alergjitë, ekzemat (sëmundje alergjike e lëkurës), ose prindër të cilët kanë astmë.

Në mesin e fëmijëve, astma është më e shpeshtë te djemtë se te vajzat. Por te të rriturit, sëmundja prek meshkujt dhe femrash njëjtë. Nuk është e qartë nëse ose si gjinia dhe hormonet seksuale luajnë rol në shkaktimin e astmës.

Shumica e njerëzve të cilët kanë astmë, por jo të gjithë, kanë edhe alergji.

Disa njerëz zhvillojnë astmën për shkak të kontaktit me irritues të caktuar kimikose pluhurin industrial në vendin e punës. Ky lloj i astmës quhet astmë e profesionit.


SIMPTOMAT

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të astmës janë:

~ Kollitja. Kollitja e astmës shpesh përkeqësohet gjatë natës ose herët në mëngjes, duke e bërë të vështirë fjetjen.
~ Gërhitja. Gërhitja është një zë fishkëllyes ose kërcitës që paraqitet kur ju merrni frymë.
~ Shtrëngim në gjoks. Kjo mund të japë një ndjenjë sikur diçka ju shtyp ose qëndron në gjoksin tuaj.
~ Frymëmarrje e vështirësuar. Disa njerëz me astmë thonë se ata nuk mund ta arrijnë frymëmarrjen e plotë ose mbeten pa frymë. Ju mund të ndjeheni edhe sikur nuk mund ta nxirrni ajrin nga mushkëritë.
Jo të gjithë njerëzit që kanë astmë i kanë këto simptoma. Ngjashëm, nëse i keni këto simptoma jo gjithmonë nënkupton se keni astmë. Mënyra më e mirë me anë të së cilës mjekët e diagnostikojnë astmën është përdorimi i testit të funksionimit të mushkërive. Mjeku do t’ju pyesë për historinë mjekësore (përfshirë edhe llojin dhe shpeshtësinë e simptomave) dhe do të bëjë edhe kontrollin fizik.

Lloji i simptomave të astmës që keni mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, siç mund të ndryshojë edhe shpeshtësia dhe ashpërsia e tyre. Ndonjëherë simptomat tuaja mund thjesht t’ju ngacmojnë. Herët tjera, ato mund të jenë mjaft problematike sa t’i kufizojnë rutinat tuaja ditore.

Simtomat e ashpra mund të jenë fatale. Kështu, trajtimi i simptomave kur ju i vëreni ato për të parën herë është i rëndësishëm, ashtu që ata të mos bëhen të ashpra.

Me një trajtim të duhur, shumica e njerëzve që kanë astmë mund të kenë vetëm disa ose aspak simptoma qoftë gjatë ditës ose natës.

Shkaktarët e simptomave

Shumë gjëra mund t’i nxisin ose përkeqësojnë simptomat e astmës. Mjeku do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat gjëra mund të nxisin sulmin astmatik nëse ju vini në kontakt me ta. Këto stimulues mund të jenë:

~ Alergjenët nga pluhuri, qimet e kafshëve, insektet, myku, dhe poleni nga drunjtë, bari dhe lulet.
~ Irrituesit si tymi i duhanit, ndotja e ajrit, lëndët kimike ose pluhuri në vendin e punës, përbërësit në produktet dekoruese dhe spërkatësit (si spërkatësit e flokëve).
~ Barnat si aspirina ose barnat anti-inflamatore josteoidale dhe beta-bllokatorët joselektiv.
~ Disa kompozime të sulfurit në ushqime dhe pije.
~ Infeksione virale të sipërme respiratore, si ftohjet.
~ Aktiviteti fizik, përfshirë stërvitjet e lodhshme.
Edhe sëmundje të tjera shëndetësore mund ta bëjnë astmën më vështirë të menaxhueshme. Këto sëmundje janë hunda e rrjedhshme, infeksionet e sinusit, sëmundja e refleksit gastroezofageal (kthimi i përbërjes nga lukthi në ezofag), stresi psikologjik, dhe apnea e gjumit. Këto sëmundje duhet të trajtohen si pjesë e planit të përngjitshim të kujdesit ndaj astmës.

Astma është e ndryshme për çdo person. Disa shkaktarë të përmendur më lartë, mund të mos ju prekin juve, por të prekin të tjerë. Disa shkaktarë të tjerë që ju prekin juve mund të mos jenë në listë. Ju duhet të bisedoni me mjekun për të gjetur se cilat gjëra bëjnë që astma juaj të përkeqësohet.

DIAGNOSTIKIMI & TRAJTIMI

Mjeku juaj i kujdesit primar do ta diagnostikojë astmën duke u bazuar në historinë tuaj mjekësore, në historinë e familjes tuaj, si dhe në bazë të ekzaminimit fizik dhe rezultateve të testeve. Mjeku do të mundohet të kuptojë ashpërsinë e astmës (nëse është me ndërprerje, e lehtë, e moderuar, ose e ashpër). Trajtimi që do t’ju përshkruajë mjeku do të varet nga niveli i ashpërsisë.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë që ju të vizitoni një specialist të astmës nëse:

~ Keni nevojë për teste speciale për ta diagnostikuar atë
~ Keni pasur sulm astmatik kërcënues për jetën
~ Keni nevojë për më shumë se një lloj të barnave ose doza të larta të barnave për të kontrolluar astmën, ose nëse keni probleme të përgjithshme për ta mbajtur nën kontroll astmën
~ Mendoni për të marrë trajtim të alergjisë.
~ Historia mjekësore dhe familjare

Mjeku do t’ju pyesë për historinë familjare të astmës dhe alergjive. Ai/ajo mund t’ju pyesë nëse keni pasur simptoma, kur dhe sa shpesh. Tregoni mjekut nëse simptomat ndodhin vetëm gjatë kohëve të caktuara gjatë vitit ose në vende të caktuara, ose nëse përkeqësohen gjatë natës.

Mjeku po ashtu mund t’ju pyesë për disa sëmundje të lidhura me astmën dhe të cilat mund të ndërhyjnë me menaxhimin e sëmundjes.

Ekzaminimi fizik

Mjeku do t’ju dëgjojë juve derisa merrni frymë dhe do të kërkojë shenja të astmës dhe alergjisë. Këto shenja janë gërhitja, hunda e rrjedhshme ose pezmatimi i kanaleve të hundës, dhe sëmundje alergjike të lëkurës (si ekzema). Ju mund të keni astmë edhe pse mjeku nuk gjen asnjë shenjë përmes këtij ekzaminimi.

Testet diagnostike

Mjeku mund të përdorë një test të quajtur spirometri, për të parë se si funksionojnë mushkëritë tuaja. Ky test mat sa shumë ajër ju mund të thithni dhe nxirrni. Kjo po ashtu mat sa shpejt ju mund ta nxirrni ajrin.

Mjeku mund t’ju japë edhe ndonjë ilaç dhe pastaj t’ju ritestojë, për të parë nëse rezultatet janë përmirësuar. Nëse rezultatet janë më të ulëta se zakonisht dhe përmirësohen me ilaçe, dhe nëse historia juaj mjekësore tregon prirje për situata të astmës, mjeku sigurisht se do t’ju diagnostikojë me astmë.

Testet tjera

Mjeku mund t’ju rekomandojë edhe teste të tjera nëse ka nevojë për më shumë informata për ta diagnostikuar sëmundjen. Ai mund t’ju kërkojë të bëni:

# Testin e alergjisë për të kuptuar se cilët alergjenë ndikojnë te ju
# Test për të matur ndjeshmërinë e rrugëve ët frymëmarrjes. Ky quhet test bronkoprovokues. Duke përdorur spirometrin, ky test në mënyrë të përsëritur mat funksionin e mushkërive gjatë aktivitetit fizik ose pasi të keni pranuar doza të rritura të ajrit të ftohtë ose ndonjë lëndë të veçantë kimike për ta thithur.
# Ndonjë test për të parë nëse keni ndonjë sëmundje tjetër me simptoma të ngjashme me astmën, si sëmundjen e refleksit (kthimit të ushqimit nga lukthi lartë), disfunksion të kordave të zërit, ose apne të gjumit.
# Rrezatim X në gjoks ose EKG (Elektrokardiogram). Këto teste ndihmojnë të kuptohet nëse ndonjë objekt i jashtëm është në rrugët tuaja të frymëmarrjes ose nëse ndonjë sëmundje tjetër mund t’i shkaktojë simptomat.

Diagnostikimi i astmës te fëmijët

Shumica e fëmijëve të cilët kanë astmë zhvillojnë simptomat e para më herët se mosha pesëvjeçare. Megjithatë, astma te fëmijët e vegjël (foshnja dhe fëmijë nën moshën pesëvjeçare) mund të jetë vështirë të diagnostikohet.

Ndonjëherë është vështirë të thuhet nëse një fëmijë ka astmë ose ndonjë sëmundje tjetër, pasi simptomat mund të jenë të ngjashme.

Fëmijët po ashtu mund të gërhasin për shkak të ndonjë të ftohti ose infeksioni respirator, dhe jo vetëm si pasojë e astmës. Një fëmijë i vogël i cili ka gërhitje të shpeshta, është më i prirë të ketë astmë nëse:

Njëri ose të dy prindërit kanë astmë;
~ Fëmija ka shenja të alergjisë, përfshirë ekzemën – sëmundje alergjike e lëkurës;
~ Fëmija ka reaksione alergjike ndaj polenit ose alergjenëve të tjerë që mund të ndodhen në ajër;
~ Fëmija gërhet edhe kur ai ose ajo nuk ka ftohje ose infeksion tjetër.

Mënyra më e sigurt për ta diagnostikuar astmën është test i funksionimit të mushkërive, historia mjekësore dhe kontrolli fizik. Megjithatë, është vështirë që këto teste të bëhen te fëmijët më të vegjël se pesë vjet. Mjeku duhet të bazohet në historinë mjekësore, shenjat dhe simptomat, si dhe ekzaminimin fizik për ta bërë diagnostikimin.

Mjekët po ashtu mund ta përdorin një provë katër deri në gjashtë javore me barna astmatike për të parë sa mirë reagon fëmija ndaj trajtimit.

Trajtimi i astmës

Astma është një sëmundje afatgjate e cila nuk ka shërim. Qëllimi i trajtimi të astmës është kontrollimi i sëmundjes dhe simptomave. Në këtë mënyrë ju:

~ Do të parandaloni simptomat kronike dhe problematike, si kollitjen dhe pengesat në frymëmarrje.
~ Do ta ulni nevojën për barna.
~ Do të ruani funksionin e mirë të mushkërive.
~ Do të ruani nivelin normal të aktivitetit dhe të flini gjatë natës.
~ Do të parandaloni sulmet astmatike të cilat mund të rezultojnë me dërgim në dhomën e urgjencave ose qëndrim në spital.
Për ta kontrolluar astmën te ju ose te fëmija juaj ju duhet të punoni ngushtë me mjekun. Fëmijët e moshës dhjetë vjeçe ose më shumë, dhe të rinjtë më të vegjël që janë të aftë ta bëjnë, duhet të kujdesen vetë për astmën.

Kujdesi aktiv për astmën do të thotë:

~ Të punoni me mjekun për të gjetur sëmundjet tjera të cilat mund të ndërveprojnë me astmën.
~ Të shmangni gjërat që përkeqësojnë astmën (stimuluesit e astmës). Megjithatë, një shkaktar (stimulues) të cilin nuk duhet ta shmangni është aktiviteti fizik. Ky ndihmon të bëni një jetë të shëndetshme në të gjitha aspektet tjera, edhe pse përkeqëson astmën.
~ Punoni me mjekun për të krijuar një plan veprimi të astmës. Plani astmatik ju jep juve udhëzime se si t’i merrni barnat me rregull, të shmangni stimuluesit astmës, të përgjigjeni ndaj përkeqësimit të simptomave, dhe të kërkoni kujdes emergjent kur është e nevojshme.

Astma trajtohet me dy lloje të barnave: barna të kontrollit afat-gjatë dhe të lehtësimit të shpejt. Barnat e kontrollit afat gjatë ndihmojnë reduktimin e inflamimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe parandalojnë simptomat e astmës. Barnat e lehtësimit të shpejtë, ose “çliruese”, lehtësojnë simptomat e astmës të cilat mund të shpërthejnë.

Trajtimi fillestar do të varet nga ashpërsia e astmës tuaj. Trajtimi pasues do të varet sa mirë plani juaj i veprimit të astmës kontrollon simptomat tuaja dhe parandalon sulmet astmatike.

Mjeku juaj mund të duhet t’i shtojë barnat tuaja nëse astma nuk qëndron nën kontroll. Në anën tjetër, nëse astma juaj kontrollohet mirë për disa muaj, mjeku mund t’i pakësojë barnat. Këto ndryshime në barna do t’ju ndihmojnë të ruani kontrollin e astmës në mënyrën më të mirë të mundshme me më së paku barna të nevojshme.

Mjeku do të marrë parasysh shumë gjëra kur të vendosë se cilët barna janë më të mirat për ju. Ai do të shohë se sa mirë funksionojnë barnat për ju. Pastaj, mund ta ndryshojë dozën ose barin, në bazë të rezultateve.

Barnat e astmës mund të merren ose në formë tabletash, por shumica përdoren përmes pajisjeve të quajtura inhalatorë. Inhalatorët lejojnë barnat të shkojnë drejtpërdrejtë në mushkëri.

Barnat për kontroll afatgjatë

Shumica e njerëzve me astmë kanë nevojë të konsumojë barna të kontrollit afat-gjatë në baza ditore për t’i ndihmuar kontrollin e simptomave. Shumica e barnave me efekt afatgjatë ulin inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes, që ndihmon parandalimin e shfaqjes së simptomave. Këto barna nuk japin lehtësim të shpejtë nëse ju tashmë keni simptoma.

Kortikosteroidët inhalator – këto janë barnat më të preferuara për kontroll afatgjatë të astmës. Ato janë opsioni më efektiv për lehtësim afatgjatë të inflamacionit dhe ënjtjes që i bën rrugët e frymëmarrjes më të ndjeshme ndaj substancave të caktuara të inhaluara (stimuluesve). Reduktimi i inflamacionit ndihmon parandalimin e një varg reaksionesh të cilat shkaktojnë simptomat e astmës. Shumica e njerëzve që i marrin këto barna në baza ditore, kanë një pakësim të madh të ashpërisë dhe shpeshtësisë së simptomave.

Ka edhe barna të tjera të cilat mund të ndihmojnë në kontrollin afat-gjatë të astmës, si: kromolina, omalizumab (Anti-IgE), agonistët e receptorëve Beta-2, modifikuesit e leukotrieneve dhe teofilina.

Nëse mjeku ju ka përshkuar ndonjë ilaç për kontroll afat-gjatë të astmës, merreni atë çdo ditë. Simptomat e astmës me gjasë do të rikthehen ose përkeqësohen nëse e ndërpritni konsumimin.

Barnat për lehtësim të shpejtë

Të gjithë njerëzit të cilët kanë astmë kanë nevojë për barna të qetësimit të shpejtë për të ndihmuar lehtësimin e simptomave të astmës të cilat mund të shpërthejnë. Inhalimi i Beta2-agonistëve me veprim të shkurtër është zgjidhja e parë për lehtësim të shpejtë. Këto barna veprojnë shpejt për të relaksuar muskulaturën rreth rrugëve të frymëmarrjes kur ju keni shpërthim astmatik. Kjo i lejon rrugën e frymëmarrjes të hapen ashtu që ajri të mund të qarkullojë nëpër ta.

/Mjeku.net/
 
Top