• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Asist dhe supergol, Ibra i jep fitoren Milanit ndaj Udinezes. Kuqezinjtë regjistrojnë 24 ndeshje pa humbje

Milani nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës, duke mposhtur Udinezen me rezultatin 2-1 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 në Serinë A, duke shkuar në kuotën e 16 pikëve në krye të renditjes.
ibrahimovic.milan_.2020.21.esulta.corsa_.750x450.jpg

Skuadra e Piolit e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa shënoi me anë të Kesi në minutën 18’, me mesfushorin, që pas një asisti perfekt të marrë nga Ibra, ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Kuqezinjtë kishin edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk ia dolën, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Pjesa e dytë nuk nisi shumë mirë, teksa De Pol shënoi për Udinezen në minutën e 48’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj Pioli hodhi në fushë, Tonalin, Diazin, Rebiçi dhe Dalotin, në mënyrë që të freskonte ekipin, për të tentuar golin. Mgejithatë pavarësisht ndryshimeve të shumta, rrjetën e gjeti Ibrahimoviç, i cili në minutën e 84’, ia doli të shënoi një supergol, duke u konfirmuar kështu shpëtimtari i Milanit. Me këtë fitore, Milani e çon në 24 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.

FT/ Udineze-Milan 1-2

De Pol 48’/ Kesi 18′, Ibrahimoviç 84′

Panoramasport.al
 
Private conversations
Help Users
    Top