Hej Lexues perqendrohu, largo larg vetes çdo mendim dhe dedikoju me qetesi ketyre shkrimeve, mos i nxito. Mos shkruaj filozofi se eshte e veshtire, prit te shkosh ne moshen e trete te pakten.
Shkruaj diçka tjeter, per eren, per malin, per detin, qofte edhe per te dashuren/in tend. Nuk egziston diçka me e bukur se qenia juaj, sepse filozofia je vete ti.
Vishini mire keto shkrime, kerkoni ne to, dhe zgjidhni nga to, ndonjehere duhen muaj per te me kuptuar. Zgjidhini keto shkrime, sepse bukuria eshte kur dikush i zgjidh ato.
Meditoni. Nese nuk meditoni gjithçka duket e vdekur, medito dhe gjithçka behet jete, leviz çdo gje, shperndaje meditimin tend ne cdo qelize dhe konsumo lumturine tende. Qendro si shkemb i heshtur ne madheshti dhe fryj ererat e lumturise tende tek te tjeret.
Qe te percjellesh miresi duhet te jesh i ndershem, e qe te percjellesh ndjesi, duhet te dhembe deri ne lumturi. Duhet te ndjeheni rende, te vuash, por mos ki frike gjithe bota vuan.
E pas gjithe ketyre nese nuk gjen mundesi per te kuptuar filozofi, mos u shqeteso sepse nuk ka asgje te rendesishme, nje gje eshte e rendesishme per te shkruar si une; Gjithçka.
Mos kerko gjera te reja tek keto shkrime sepse keto shkrime jane gjerat me te vjetra qe perdora, e nese serish nuk frymezohesh nga vendi ku ndodhesh, atehere vrapo ne mal te shohesh qiellin ne naten e kthjellet, shiko ç'bukuri, e do thuash perse se kisha bere me pare?!
اfare shikon? Meditonjesit nuk shikojne, meditojne.
Binduni mendjes dhe panorames.
Kjo eshte bukuria, si ato vargje te shkruara atje qe duan te mbeten atje pergjithmone..
Vazhdoni, fshini gjithcka!
Mesimi mbaroi!