Ne ajrin e perndritur, kur vesa ngushellimtare bie ne toke, e papare, e padegjuar me kepucet te hijshme e te lehta. Si te gjithe ngushellimet e embla, a te kujtohet, te kujtohet, zemer e zjarrte, si dikur digjeshe nga etja per lote hyjnore, per vese ngushellimtare, e etur, e lodhur, e zhuritur, teksa ne shtigjet me bar te zverdhur, rrezet keqedashese te diellit qe perendonte, te ndiqnin perqark drureve te erret, rrezet pervelimtare, verbimtare, dashakeqese?
Dashnor i te vertetes? Ti? - keshtu te tallnin - jo! Vetem nje poet! Nje bishe dinake, grabitqare, tinzare, qe duhet te genjeje me vetedije dhe me dashje, dhe te deshiroje prene, me ngjyrim larve, dhe vete larve, dhe vete pre! Ky dashnor i se vertetes? Jo vetem nje i marre! Vetem nje poet! Duke folur vetem per ngjyrat, duke bertitur nga larva e çmendurise, vertitet ne uren e fjaleve rrenacake, nder qiejsh te rreme, duke ardhur perqark verdalle! Vetem nje i marre, vetem nje poet!
Ky dashnor i se vertetes? Jo, perfytyrim i heshtur, i ngrire, i lemuar, i ftohte, dhe as shtatore hyjnore e vendosur para tempujve ne roje te pragut te shenjte. Jo, armik i shtatoreve te virtytit, me e afert se shkretia e pragut te nje tempulli. Me guxim prej maçoku hidhet nga çdo dritare, ne çdo çast, duke nuhatur me deshire dhe pasion, vrapon neper pyjet e virgjer, ne mes bishave me lekure lara lara, i shendetshem, plot ngjyra, i bukur si mekati, me buzet deshirake, hyjnish tallese, hyjnish sketerrore, hyjnish te etura per gjak, sulet per grabitje, genjeshtar dhe tinzar; Apo si shqiponja qe nga larg vezhgon greminen, greminen e vet. Ah, si ulet poshte e me poshte, thelle e me thelle, dhe pastaj duke mbledhur flatrat leshohet plumb mbi qengjin, armike e shpirtrave te bute si qengji duke urryer te gjithe ata qe e veshtrojne.
Keshtu, si shqiponja e si pantera jane deshirat e poetit. Deshirat e tua, mes mijera maskash, O i marre, o poet. Ne ajrin e perndritur, kur drapri i henes, armik i dites, i blerte mes kuqelimit te purpurte, futet vjedhurazi lakmimtar, duke rreshqitur ne çdo çap, tinzar ne kaçubat e trendafilave, gjersa ato keputen e molisen te zbehta neper nate. Keshtu molisesh njehere, prej çmendurise se te vertetes, prej gezimeve te diteve i lodhur, dhe i semure nga drita, i keputur nga mbremjet dhe hijet, per te verteten i djegur dhe i etur.
Te kujtohet, te kujtohet zemer e zjarrte,
Si lengoje nga etja?
Se i djegur jam
Per te vertetat,
Si i marre,
Si poet!