Ashpersi

Odeon

Relax
Miqësi kozmike : ne ishim miq dhe me vonë ne u bëm të huaj… ne jemi dy flota detare, çdo njeri në kendin e tij dhe në rrugë të ndryshme… me siguri forca e qëllimeve tona të forta, na ben që të ndahemi, duke naviguar nëpër detra të ndryshme dhe me siguri kurrë më nuk do të takohemi…
Arratisu, o miku im, në vetmi! Unë të shoh të shastisur nga poterja e njerëzve të mëdhenj e të pickuar nga thumbat e të vegjëlve.
Pylli dhe shkëmbi do të dinë të heshtin denjësisht për ty. Ji i ngjashëm me atë pemë që aq shumë e do, atë pemë të hijes së gjërë, që e varur rri mbi det dhe rri e dëgjon në heshtje.
 

Odeon

Relax
I avashtë është proçesi i përvojës në të gjitha puset e thella; duhet të presësh gjatë për të kuptuar se ç’ka ndodhur në thellësi të tyre. Të gjitha gjërat e mëdha ndodhin jashtë tregut dhe famës. Arratisu o miku im në vetminë tënde! Unë të shoh të pickuar nga miza të helmëta. Arratisu atje lart, ku ka një atmosferë të fortë e të ashpër! Arratisu në vetminë tënde! Ke rrojtur kaq gjatë afër të vegjëlve dhe meskinëve.
Arratisu nga hakmarrja e tyre e padukshme; se me ty ata veçse mund të hakmerren!
Edhe kur je i butë me ta, të përçmuar ndihen ata gjithsesi dhe, t’i shkëmbejnë mirësitë e tua me ligësi të fshehta.
Krenaria jote e heshtur shkon gjithmonë kundër shijes së tyre; janë të lumtur kur t’i shfaqesh ndonjëherë aq modest sa të tregohesh mendjemadh.
.... ndaj ruhuni nga të vegjlit.
 

Odeon

Relax
Si eshte e mundur qe ne mal, mendja ime zhytet thelle ne mendimet me te thella letargjike, pikerisht ne kete vend qenia ime perthith gjithçka, Syte e mi ngjyrat e pyllit i cili po vdes i zverdhelluar, Veshet e mi çdo kukatje e cicerime, Hunda ime perfton afshin e luleve dhe eren e myshkut neper drure, Lekura e trupit tim ndjen ajrin e fresket dhe ngrohtesine pa kushte te rrezeve diellore. اuditerisht keto ndjesi jane bashke me mua çdo dite por kushtezohen nga diçka hyjnore qe shfaqen vetem ne male ne masen e tyre te plote. Mbase e kam gjetur nje pergjigje; Malet jane lartesite qe jo gjithkush i deshiron, mbase vetem shpirtrat e etur per ashpersi dine ti perjetojne.
Sa shume flas me ty i larti, i ashpri, Ne fakt nuk te therres kurre i ashper, dhe nuk e di pse kur shkruaj per ty te quaj i ashper, Shume me thua me eren, stuhine, deboren, dhe ne fund ne grindemi me acarin, dhe me ne fund serish puthemi ne pranveren e rradhes.
Jemi miq dhe armiq, e ne fund ne duhemi, duhemi se falim drejtesi, duhemi se perjetojme pasterti, i bukuri, madheshtori, Mali im.
 

Odeon

Relax
Filozofia eshte fitore, filozofia eshte liri, filozofia eshte te njohesh vetveten, filozofia eshte te flasesh shume edhe ato, qe kur nuk kishe menduar se do te thoje. Folozofi, eshte te zgjedhesh, te seleksionosh, te jetosh boten, qe te rrethon. Filozofi eshte te shohesh dhe te vezhgosh cdo gje edhe ato, qe kur nuk kishe kaq kohe ti vezhgoje. Filozofia eshte te ndjesh cicerimen e embel te zogjve, ne rruget e gjata kur kthehesh nga malet, duke ecur me kembe me hap te shpejte dhe duke perpire gjithe bukurine e kesaj bote, me koken lart dhe gjoksin e lumturuar. Filozofia eshte te shohesh kalimtaret dhe t'u japesh nje buzeqeshje te lehte dhe ti pershendesesh. filozofia eshte kur ti i afrohesh shtepise tende, e sodit nga larg dhe nuk le detaj te saj pa vezhguar, ku mund te besh nje riparim te vogel dhe gjitoni duke ujitur bacen, te pershendet "Hi, another nice day today, neighboor. Have a good night".

Filozofia eshte, qe ti sa arrin ne shtepi, mendon si t'u japesh pak pjese nga dashuria jote njerezve te tu te dashur, duke shkrire talentin ne krijimtarine tende te pergatitjes se tavolines per nje darke te thjeshte...

Filozofia eshte te rrish ne ballkonin e maleve dhe mos lesh syrin tend te dembeloset, te lexoje dhe vezhgoje cdo gje .... te kenaqe te tera ngjyrat e universit dhe te mendoje se keto ngjyra duhet te shkojne bukur ne rrobat e mija...... ne floket e mij, ne orendite e mija.... ne shpirtin tim, pikerisht atje dua ti vendos keto ngjyra, ne shpirtin tim, qe me ne fund u mesua me kete vetmine e bekuar.

E pra, ne qofte kjo vetmia, vertet vetmia qenka flori, flori i pashperblyeshem...


Kushtuar Krijuesve.
 

Odeon

Relax
Per ju une mund te ve bast
Për ju unë mund,
të shkoj jashtë për të lypur,
Dhe të mbaj çdo turp,
Për ju unë mund të dal në rrugë lakuriq,
Në kundërshtim me ligjet dhe çdo sakrilegj,
Për ju unë mund të pres venat e mia,
të lë të rrjedhë gjakun tim si ujë,
Per ju unë mund,
Atdheun ta tradhtoj,
Perendi sa turp me vjen,
Por per ju une mundem.

Per ju une mundem,
Vrasesin ta adhuroj,
Lebrozin ta puth,
Po! per ju une mundem,
Nga andet te zbres,
Dhe malit me te larte ti ngjitem,
Per ju une mundem,
Ne nje beteje te saponisur te shkoj,
Dhe te qesh sikur shkoj ne feste,
Ta le gjakun tim te rrjedhe si uje,
pa thene asnje fjale po/jo dhe as perse,
Por une smundem kurre jo,
Apostujt te tradhtoj.
 
Redaktimi i fundit:

Odeon

Relax
Si Krijoj Une: Une besoj se ne e zoterojme vetveten. E komandoj doren te pushtoj pelhuren ose fleten, Shqisat e mia perjetojne sensacionin stinor ngrohtesi, nxehtesi, lageshti e nganjehere edhe acar. Eshte ceshtje shpirterore gjithashtu; I bej bashke trurin, trupin dhe mendjen time, per t'i dhene jete nje tregimi. Qe nje dite mund ta ze syrin e dikujt, te arrij veshin e dikujt, te prek zemren e dikujt, dhe te kete jete permes mendjes se dikujt. Sepse virtyt dhe dhurate eshte kjo per njerezimin, te jesh ne gjendje te krijosh dhe inspirosh.
 

Odeon

Relax
Dikur e pyeta Ashpersine; Si shkruan kaq fort.... E vura ne siklet dhe mu pergjigj me sinqeritet; Linda ne nje epoke ku gjerat nuk hidheshin por riparoheshin, dhe pikerisht nga kjo mendova qe rrudhat formojne shkrimet me te bukura te jetes. ..... E keshtu mbuloj ligesine time te zhveshur, me fjale te embla te ashpra te pakuptimta per mua, te vjedhura ne shkrimet e shenjta e me bejne te duket si nje engjell kur luaj rolin e djallit, Dhe kur njeriu nuk ndien as mall, as brengë, as dhimbje Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë. Një gjë ju them me ndershmëri dhe bindje: lereni të vdesë.... Por gjithsesi do ta kerkosh kete djall serish; Do t’a kërkosh gjithnjë, është e kotë ta mohosh! Dhe në mes të njerëzve do ta ndjesh nevojën ta takosh si herën e parë që e ke parë. Dhe si herën e fundit, kur e humbe...
 

Odeon

Relax
Hyj ne kete teme dhe tortura ime eshte qe te rri pa shkruar ne te, sepse filozofia per mua eshte nje vegel muzikore dhe une mbase nuk rri dot pa luajtur muzike me te. perpiqem te krijoj muzike me te bukur më notat e saj dhe s'di nese ja dal?!

Nese mund te humbas betejat,
Pa u trishtuar ne deshperim,
Nese mund te jetoj maje malesh prane ashpersise se forte,
Pa më çmendur krijimtaria,
Nese mund te jem i ashper,
Pa humbur kurre butesine.
Nese ndjej urrejtje, por kurre nuk urrej.
Nese luftoj duke u mbrojtur,
Nese di te mendoj, te thumboj,
Pa qene shkaterrues e dyshues,
Nese enderroj,
pa mu bere endrra padroni im,
Nese mendoj
Pa u bere mendimtar, mund te kem guxim, te jem i mençur dhe bujar,
Pa qene moralist dhe i dobet,
Nese takoj fitoren dhe humbjen me te njejtin respekt dhe ruaj qetesine e gjakftohtesine kur te tjeret e humbasin.
Atehere mbreterit, perendite fati dhe suksesi do te jene sklleverit e mi, dhe mbase do meritoj te jem nje dishepull i maleve filozofike pa gjunjezim.
 

Odeon

Relax
Hej ti Ashpersi; Një ashpersi e tmerrshme shembi idhujt. Disa i u bene pluhur e disa mbeten pa koke. Ashpersia e tmerrshme nuk fryn as nga një anë e horizontit, dhe as nga qielli, por del nga zemra e dheut... Idhujt pa koke! Shëmtim i natyrës! E njerëzit që jetojnë në mes të tyre enden si të harlisur... Duan t’adhurojnë, po çfare t’adhurojnë? Idhujt pa koke? Kush mund të adhurojë të ashperit?

Shpesh enderrova qe te largohesha nga ashpersia por perseri nuk mund te mos ta pershendes kete teme qe vetem mendje te veçanta kane çelesin te hyjne ne te.
 

Odeon

Relax
ثshtë natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
Ka tek mua diçka të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshme që do të flasë me zë të lartë. Ka tek mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.
Unë jam dritë: ah sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita. Ah të isha i errët si nata! Si do t'i thithja farat e dritës!
Dhe ju vetë do t'ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda meje flakët që shpërthejnë prej teje.
O fatkeqësi e të gjithë dhuruesve! O eklips i diellit tim! O dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje! Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? Mes dhënies dhe marrjes, dhe humnera më e vogël kapercehet e fundit. Nga bukuria ime lind uria; do të doja t'u bëja keq atyre që ndriçoj, t'ju vidhja atyre qe u kam dhene: - kam shume uri per ligesine. Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime. Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij! Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes. Syri im nuk mbushte me lot para turpit të atij që kërkon; dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.
Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemres sime? O vetmi e të gjithë atyre që japin! O Heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë. I padrejtë në thelb të shpritit,me çdo gjë që ndriçon, i ftohtë me diejt- kështu ecin të gjithë diejt në qiell. Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.
Oh veç ju jeni , ju të errëtit, ju të natës, që krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Ju, veç ju, pini qumësht e acar nga gjinjtë e dritës! Ah, ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!

ثshtë natë: ah, sikur të ishte dritë ! Dhe etje për natë!

Dhe vetmi!........
ثshtë natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime- dëshira për të folur.
ثshtë natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
 

Odeon

Relax
Mesuesi im....
gjithmone i kam dashuruar stuhite dhe furtunat !!
kthjelltesine, pastertine, freskine, aq me pak acarin ...
e urreja kur me merdhihnin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja librat sa me shpejt ne biblioteken tende dhe me pas te vrapoja si i cmendur nga ana tjeter e malit me friken se mos dikush me shihte ... derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...i skuqur, me duart qe me dridheshin dhe librin qe u shkeput lehtas dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje mesuesi im, dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi librat e tu...
me ironizove si shume vjet me i madh qe ishe. !! ... dhe mendove ç'kerkon nje adoleshent ne boten e filozofise dhe ashpersise.... i turperuar, duke te kerkuar ndjese, ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
ndoshta kishe te drejte, isha vertet nje adoleshent ose i çmendur pas librave te tu !!
vitet kaluan dhe librat e tu po zverdheshin, mezi prisja shtatorin te vija ne biblioteken tende...
Pikerisht ne nje shtator kur une erdha serish ne bankat e shkolles, ty nuk te gjeta me, kishe shkuar ne lartesine tende mbushur plot drite, por ende sot kujtoj qe mekove plot dituri dhe dashuri per filozofine, artin e te qenit prane realitetit.
Ishe pikerisht ti qe brymose tek mua ndienjen e drejtesise pa meshire per çdo aspekt antihuman
'' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,mesuesi im '' ...
 

Odeon

Relax
Ah, çfarë jeni ju, mendimet e mia të shkruara dhe të shprehura! Nuk ka kaluar shumë kohë kur ishit ende aq të larmishëm, të rinj dhe të këqinj, të mbushur plot me thumba dhe gjëra të fshehta sa të më bënit të teshtija dhe të qeshja; po tani? Tani jeni zhveshur nga risia juaj dhe kam frikë se disa nga ju janë të gatshëm për t'u bërë e vërteta: aq shumë të pavdekshëm duken tashmë, aq shumë të ndershëm sa të këpusin shpirtin, aq shumë të mërzitshëm! Por a ka qenë vallë ndryshe ndonjëherë? اfarë shkruajmë dhe pikturojmë ne mandarinët me penel kinez, ne të përjetshmit e gjërave që lihen të shkruara, çfarë jemi të zotë ne të pikturojmë vetë? Ah, gjithmonë vetëm atë që dëshiron të fishket dhe që fillon të humbasë erën! Ah, gjithmonë vetëm stuhi që davariten, ndjenja të vonuara, të mbaruara dhe të zverdhura! Ah, gjithmonë vetëm zogj që kanë fluturuar dhe fluturuar deri sa janë lodhur dhe që tani e lënë veten të kapen edhe me dorë, me dorën tonë! Ne pavdeksojmë atë që nuk mund të jetojë dhe të fluturojë për një kohë të gjatë: vetëm gjërat e lodhura dhe të fishkura! Dhe është vetëm mesdita juaj, o mendimet e mia të shkruara dhe të pikturuara, për të cilat vetëm kam ngjyra, ndoshta shumë ngjyra, shumë delikatesa të larmishme dhe pesëdhjetë ngjyra të verdha, kafe, jeshile dhe të kuqe: por askush nga ata nuk e merr me mend se ç'pamje kishit ju në mëngjesin tuaj, ju shkëndija të papritura dhe mrekulli të vetmisë sime, ju mendimet e mia të lashta, të dashura... të këqija!
 

Odeon

Relax
Ne aeronautët e tjerë të shpirtit.
- Për të gjithë këta zogj guximtarë që fluturojnë drejt hapësirave të largëta, gjithnjë e më të largëta, me siguri që do të vijë një çast ku ata nuk do të mund të shkojnë më larg, ku do të qëndrojnë mbi një direk, apo mbi ndonjë gumë të shkretë, shumë të lumtur që gjetën këtë vend prehjeje të mjerë! Por, kush do të kishte të drejtë të nxirrte përfundimin se përpara tyre nuk ka më rrugë të lirë dhe pa fund dhe se ata fluturuan aq larg sa mund të fluturohej? Megjithatë, të gjithë nismëtarët tanë të mëdhenj dhe të gjithë pararendësit tanë janë ndalur, dhe kur të ndal lodhja, nuk i merr më qëndrimet më fisnike dhe me të hirshme: kështu do të jetë edhe për ty dhe për mua! Po ç'rëndësi kemi ti dhe unë! Zogj të tjerë do të fluturojnë më larg! Ky mendim, ky besim që na jep jetë, nis fluturimin e tij, ai konkuron me ata, ai fluturon gjithnjë e më larg, më lart, lëshohet drejt në ajër, përmbi kokën tonë dhe pafuqinë e kokës sonë dhe, nga aty lart, në qiell, vështron në largësitë e hapësirës, ai shikon grupe zogjsh shumë më të fuqishëm se ne që do të lëshohen në drejtimin ku lëshoheshim ne, ku gjithçka nuk është ende veçse det, det dhe përsëri det! Po ku duam të shkojmë vallë? Duam të kapërcejmë detin? Ku na tërheq ky pasion i fuqishëm, që për ne del në pah mbi çdo pasion tjetër? Përse ky fluturim i zjarrtë në këtë drejtim, drejt pikës ku deri tani të gjithë diejt binin dhe shuheshin? Ndoshta për ne do të thonë një ditë që, të drejtuar gjithnjë drejt perëndimit, shpresojmë të arrijmë një Indi të panjohur, por që ishte fati ynë të dështonim para pafundësisë? Apo, o vellezërit e mi, apo...?
 

Odeon

Relax

Të mësosh vetminë.
- Oh, ju qyqarë që jetoni në qytetet e mëdha të politikës botërore, njerëz të rinj shumë të zgjuar, të martirizuar nga ambicja, ju kujtoni se e keni për detyrë të thoni fjalën tuaj lidhur me çdo ngjarje (sepse ndodh gjithmonë diçka)! Ju besoni se, ngaqë po bëni kështu pluhur dhe zhurmë, jeni ju karroca e historisë! Ju dëgjoni gjithnjë dhe prisni pa pushim çastin kur mund të hidhni fjalën tuaj në publik, dhe humbisni kështu të gjithë prodhimtarinë tuaj të vërtetë! Cilado qoftë deshira juaj për vepra të mëdha, heshtja e thellë e inkubacionit nuk vjen deri tek ju! Ngjarja e ditës ju gjuan para saj si byk të lehtë, ndërkohë ju kujtoni se po gjuani ngjarjen - o çapkënë të gjorë! Kur dëshiron të jesh një hero në skenë, nuk duhet të mendosh për të luajtur në kor, madje as duhet ta dish si luhet në kor.
 

Odeon

Relax
A e dini ju se çfarë është për mua “bota”? Mos vallë duhet t’ua tregoj atë në pasqyrën time? Kjo botë është një mrekulli force, pa fillim, pa fund, një madhësi e bronztë dhe e palëvizshme force, që nuk bëhet as më e madhe, as më e vogël, që nuk harxhohet por vetëm shndërrohet, si një e tërë dhe pashmangshmërisht e madhe, është një gjë pa harxhime as humbje, por edhe pa rritje, e përfshirë në rrotullim nga “asgjëja” si nga kufiri i saj, nuk është një gjë që shuhet dhe shkatërrohet, nuk është pafundësisht e shtrirë, por e futur si forcë e përcaktuar në një hapësirë të përcaktuar, jo në një hapësirë që në ndonjë pikë është “boshe”, por mbi të gjitha e futur, si forcë, si lojë forcash dhe valë forcash që është njëkohësisht një e vetme dhe e shumëfishtë, që këtu grumbullohet dhe njëkohësisht zvogëlohet, një det forcash rrjedhëse dhe lëvizëse brenda vetes, përjetësisht në shndërrim, rrjedhëse në përjetësi në drejtimin prapa, një botë që ka vite të panumërt kthimi, një tallaz i pavdekshëm i formave të saj, që zhvillohet nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, një botë që nga ajo që është më e qeta, e ngurta, e ftohta, kalon te ajo që është më e zjarrtë, e egër, kontradiktore, dhe pastaj nga bollëku kthehet përsëri te thjeshtësia, nga loja e kundërthënieve kthehet te shija e harmonisë dhe pohon vetveten edhe në këtë barazi të rrugëve dhe të viteve të saj, dhe bekon vetveten si ajo që duhet të kthehet përjetësisht, si një bërje që nuk njeh as ngopjen as neverinë e as lodhjen. Kjo bota ime dionisiake e të krijuarit përjetësisht të vetes, e shkatërrimit përjetësisht të vetes, kjo botë e mistershme e kënaqësisë së dyfishtë, kjo “përtej së mirës dhe së keqes” imja, pa qëllim, veçse kur nuk gjendet një qëllim në lumturinë e rrethit, pa vullnet, veçse kur një unazë nuk provon vullnet të mirë nga vetvetja – për këtë botë doni të dini një emër? Një zgjidhje për të gjitha enigmat e saj? Si dhe një dritë për ju, o të fshehur, o të fortë, o të patrembur, o “njerëz të mesnatës”? Kjo botë është vullneti për pushtet, dhe asgjë tjetër! Edhe ju vetë jeni ky vullnet për pushtetin, dhe asgjë tjetër!
 

Odeon

Relax
Ne, njerëzit e rinj, pa emër, me nje pseudonim te thjeshte Nikola Tesla, Game4you, Sopoti, Ana_Gend, Puhiza, Beaute, Emaa, etj.. të vështirë për t’u kuptuar, ne, të lindurit para kohe të një të ardhmeje ende të patreguar, kemi nevojë për një qëllim të ri dhe për një mjet të ri, pra për një shëndet të ri, për një shëndet më të fortë, më të lartë, më të qëndrueshëm, më të guximshëm dhe më të hirshëm nga sa ka qenë ndonjëherë shëndeti. Për atë për të cilën shpirti ka etje që të përshkojë gjithë shtrirjen e vlerave dhe dëshirave deri më sot të lejuara, për të lundruar nëpër të gjitha plazhet e këtij “Mesdheu” ideal, për të mësuar nga aventurat e përvojës së vet se cili është shpirti i një pushtuesi dhe zbuluesi të idealit, për më tepër, edhe shpirti i një artisti, i një shenjti, i një ligjvënësi, i një të urti, i një të dituri, i një të devotshmi, i një hyjnori të shmangur nga stili i vjetër, për të gjithë këtë është e nevojshme vetëm një gjë, shëndeti i madh, një shëndet që jo vetëm e ke, por edhe duhet ta sigurosh e ta fitosh në mënyrë të njëtrajtshme, sepse shpenzohet dhe duhet ta shpenzosh vazhdimisht... Dhe tani, pasi kemi ecur për shumë kohë, ne argonautët e idealit, ndoshta më të guximshëm nga sa këshillon edhe kujdesi, dhe mjaft shpesh duke përjetuar edhe ndonjë mbytje apo fatkeqësi, por siç është thënë, më të shëndetshëm nga sa duhet t’ia lejonim vetes, rrezikshmërisht të shëndetshëm, gjithnjë përsëri të shëndetshëm, besojmë se kemi si shpërblim para nesh një tokë ende të pazbuluar, të cilës ende askush nuk ia ka parë kufinjtë, një përtej tokave të njohura, një qoshe të idealit, një botë kaq të mbushur me bukuri, me gjëra të çuditshme, problematike, të tmerrshme dhe hyjnore, saqë kureshtja dhe dëshira jonë për ta zotëruar kanë dalë jashtë vetvetes. Ah, tashmë asgjë nuk mund të na ngopë më!... Por pasi kemi parë këtë gjë dhe me këtë uri të llahtarshme për dije dhe për vetëdije, si mund të kënaqemi ende me njerëzit e sotëm? ثshtë mjaft e trishtueshme, por është e pashmangshme që ne të na duket e vështirë të ruajmë seriozitetin, apo dhe të mos i hedhim më sytë mbi qëllimet e tyre më të denja dhe mbi shpresat e tyre... Një ideal tjetër vrapon para nesh, një ideal i mrekullueshëm, tundues, i rrezikshëm, për të cilin nuk mund t’i mbushim mendjen askujt, sepse askujt nuk ia njohim lehtë të drejtën për këtë ideal; ideali i një shpirti që, i patëkeq, pra pa e dashur, dhe për shkak të plotësisë dhe fuqisë së tij vërshuese, luan me gjithçka që deri tani është quajtur e shenjtë, e mirë, e paprekshme, hyjnore, për të cilin gjërat më të larta e me arsye i shërbejnë popullit si masë për vlerat, por kjo do të thotë edhe rrezik, dekadencë, rënie, ose të paktën pushim, verbëri, harrim i përkohshëm i vetes; ideali i një mirëqenieje dhe i një dashamirësie njerëzore dhe mbinjerëzore që mjaft shpesh shfaqet si jonjerëzore, për shembull, kur vendoset përballë gjithçkaje që deri tani ka qenë serioziteti i botës, përballë çdo solemniteti në qëndrim, në fjalë, në tinguj, në vështrim, në moral dhe në detyra, sikur të ishte parodia e tyre e pavullnetshme e mishëruar dhe me të cilën, megjithatë, fillon ndoshta serioziteti i madh, atëherë pikëpyetja e vërtetë vendoset, fati i shpirtit ndryshon, akrepi lëviz, tragjedia fillon...
 

Odeon

Relax
Filozofia ime, ik nese do te ikesh, me fjale une ste mbaj dot, ik nese do te ikesh, nuk te ndjek pas, nuk te lutem, ik se ketu do mbetem mbi kete shkrep te larte me dimrin shok dhe boren mike, vetem para se te ikesh beme dhe nje nder, shuaje henen time, shuaje nga qielli im, shuaji yjet e mi, mbyllmi syte e mi, merrmi edhe fjalet qe mos te te therras perseri, shuaje henen time thyeje copash qe mos te shoh ku do shkosh, qe mos te te dua me.
Por do te kem si perendi, edhe nese do jem ne nje qeli, je per mua flake kandili, dhe une vaji ne te,
 

Odeon

Relax
Brenda detit te madh blu dy delfine... Silver dhe Misie po shkojne,... Drejt bluse se madhe duke rreshqitur pertej çdo pengese të fundit të nje jete burg, Brenda bluse se kthjellet, brenda nje dallge, me ne fund kercime te medha mes valesh dhe miqsh, nen shkelqimin e diellit, po shkojne, i liruan sot e per gjithe te tjeret dite te reja do vijne, po shkojne, ndonjehere fitojne edhe endrrat.! Te burgosur te pafajshem nuk do te jene më. Brenda detit blu, brenda nje vale blu, sa histori si kjo sa pranga kane mbetur per te keputur, sa qiell, sa drite e horizont per tu pare, qe nuk duket as i vertete per tu arrire. Po shkojne si dy te rinj te dashuruar Silver dhe Missie asgje tashme smund ti ndaje, oh po marrin detin, Oh po rishohin detin, duke ndenjur prane. Rigjeten detin dhe delfine te tjere.
Tashme ne thellesite blu, brenda valeve blu, me ne fund te lire.....
 

Passion

Banned
Ne, njerëzit e rinj, pa emër, me nje pseudonim te thjeshte Nikola Tesla, Game4you, Sopoti, Ana_Gend, Puhiza, Beaute, Emaa, etj.. të vështirë për t’u kuptuar, ne, të lindurit para kohe të një të ardhmeje ende të patreguar, kemi nevojë për një qëllim të ri dhe për një mjet të ri, pra për një shëndet të ri, për një shëndet më të fortë, më të lartë, më të qëndrueshëm, më të guximshëm dhe më të hirshëm nga sa ka qenë ndonjëherë shëndeti. Për atë për të cilën shpirti ka etje që të përshkojë gjithë shtrirjen e vlerave dhe dëshirave deri më sot të lejuara, për të lundruar nëpër të gjitha plazhet e këtij “Mesdheu” ideal, për të mësuar nga aventurat e përvojës së vet se cili është shpirti i një pushtuesi dhe zbuluesi të idealit, për më tepër, edhe shpirti i një artisti, i një shenjti, i një ligjvënësi, i një të urti, i një të dituri, i një të devotshmi, i një hyjnori të shmangur nga stili i vjetër, për të gjithë këtë është e nevojshme vetëm një gjë, shëndeti i madh, një shëndet që jo vetëm e ke, por edhe duhet ta sigurosh e ta fitosh në mënyrë të njëtrajtshme, sepse shpenzohet dhe duhet ta shpenzosh vazhdimisht... Dhe tani, pasi kemi ecur për shumë kohë, ne argonautët e idealit, ndoshta më të guximshëm nga sa këshillon edhe kujdesi, dhe mjaft shpesh duke përjetuar edhe ndonjë mbytje apo fatkeqësi, por siç është thënë, më të shëndetshëm nga sa duhet t’ia lejonim vetes, rrezikshmërisht të shëndetshëm, gjithnjë përsëri të shëndetshëm, besojmë se kemi si shpërblim para nesh një tokë ende të pazbuluar, të cilës ende askush nuk ia ka parë kufinjtë, një përtej tokave të njohura, një qoshe të idealit, një botë kaq të mbushur me bukuri, me gjëra të çuditshme, problematike, të tmerrshme dhe hyjnore, saqë kureshtja dhe dëshira jonë për ta zotëruar kanë dalë jashtë vetvetes. Ah, tashmë asgjë nuk mund të na ngopë më!... Por pasi kemi parë këtë gjë dhe me këtë uri të llahtarshme për dije dhe për vetëdije, si mund të kënaqemi ende me njerëzit e sotëm? ثshtë mjaft e trishtueshme, por është e pashmangshme që ne të na duket e vështirë të ruajmë seriozitetin, apo dhe të mos i hedhim më sytë mbi qëllimet e tyre më të denja dhe mbi shpresat e tyre... Një ideal tjetër vrapon para nesh, një ideal i mrekullueshëm, tundues, i rrezikshëm, për të cilin nuk mund t’i mbushim mendjen askujt, sepse askujt nuk ia njohim lehtë të drejtën për këtë ideal; ideali i një shpirti që, i patëkeq, pra pa e dashur, dhe për shkak të plotësisë dhe fuqisë së tij vërshuese, luan me gjithçka që deri tani është quajtur e shenjtë, e mirë, e paprekshme, hyjnore, për të cilin gjërat më të larta e me arsye i shërbejnë popullit si masë për vlerat, por kjo do të thotë edhe rrezik, dekadencë, rënie, ose të paktën pushim, verbëri, harrim i përkohshëm i vetes; ideali i një mirëqenieje dhe i një dashamirësie njerëzore dhe mbinjerëzore që mjaft shpesh shfaqet si jonjerëzore, për shembull, kur vendoset përballë gjithçkaje që deri tani ka qenë serioziteti i botës, përballë çdo solemniteti në qëndrim, në fjalë, në tinguj, në vështrim, në moral dhe në detyra, sikur të ishte parodia e tyre e pavullnetshme e mishëruar dhe me të cilën, megjithatë, fillon ndoshta serioziteti i madh, atëherë pikëpyetja e vërtetë vendoset, fati i shpirtit ndryshon, akrepi lëviz, tragjedia fillon...

Ngushellohen teksa verehet ajo blu pafundesie lart,duke e nderthurur me ate blu detesh e pse dallget ua trazojne mendimet,si per te deshmuar pranine ,e kembane lajmerimi(kthjellohu).

Njeri nga ata te falenderon shume,e me bindjen qe Ashpersia u mungon shume atyre qe e adhuruan,deshen e repsektuan. :)
 

Odeon

Relax
Më pyeten dikur pse ka kaq shume trishtim dhe ashpersi në shkrimet e tua, Shume e thjeshtë u thashë; Të lumturit nuk u duhet shumë imagjinate ta shkruajne lumturinë e tyre, kështu që të vuajturit kanë shumë për të thënë. A sjam une nje i vuajtur tek i cili njohuria dhe arsyeja flasin, e ndersa tek te tjeret injoranca, gabimi bertasin! Dhe nese do perpiqem te jem si nje tjeter, kush do te jete si une? Nuk ka lumturi as fitore me te madhe se te qenurit i dobishem, e nese dikush me lexon, ende pretendoj qe jam i dobishem paçka se i ashper dhe moralist. Mund edhe te shtirem me nje buzeqeshje fallco per pseudo lexuesit dhe mund t'ia jap kujdo, por respektin jo. Sepse ai i takon atij lexuesi qe sheh universin qe nuk ka fund, po besoni kur ju them edhe filozofia e njeriut nuk ka fund, nese ke guxim, ke besim, ke vullnet, dhe ke dashuri, atehere librat per ty jane o njeri.
Nuk lejoj zhurmen e krijuar nga opinionet e te tjereve te mbyse mendimin dhe idete e mia, Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer trishtimin. Gjithcka qe te tjeret mendojne rreth meje, eshte problemi i tyre, sepse me mire te mungoj se sa te jem i tepert. Sa qesharake është kjo botë, dikujt i mungon buka, dikujt i mungon dashuria, e dikujt i mungon filozofia, mbase mua me mungojne te gjitha, Eh jo.... Gjerat me vlere mbahen ne zemer, atje nuk humbasin kurre. I mbaj ne zemer sepse edhe nese bie nga maja e malit qe po ngjitem nuk dua te bie ne meshiren e njerezve, sepse nje optimist si une shikon nje mundesi ne çdo fatkeqesi. Te gjithe e kane nje zemer por jo te gjithe njelloj, dikush e ka si akulli e dikush si dielli, por mos u ankoni sepse ajo eshte gjithçka keni.... Ruajeni.
 

Odeon

Relax
Qetesi...... Shpesh mendoj pse njerezit fillojne te gjykojne kur nuk marrin nga ty ate qe deshirojne. Nje dite do shkojme dhe pas do mbesin kujtimet, i vetmi ndryshim eshte sa te rendesishme jane kujtimet qe do leme pas, Nëse nuk di diçka, më pyet. Nëse nuk bie dakort me mua, diskuto, nëse s'të pëlqen ajo që bëj, më thuaj hapur, pa i bërë këto, mos fillo direkt të gjykosh. Ajo që është e jotja.. do të vije tek ti pa marë parasysh dobësinë tënde, dhe ajo që nuk është e jotja, nuk mund ta arrish atë me forcën tënde. Ndonjehere e mendoj largimin prapa per te pare nese a je diçka, dhe nuk deshperohem qe shkoj mbrapa sepse edhe shigjeta ne hark shkon mbrapa qe te niset vrullshem para, sepse bota do ndryshoje nga shembulli im dhe jo nga opinioni im. I thashe te gjitha keto nga nje udhetim ne vatikan dhe degjova papen te thosh qe Kisha ishte e shqetesuar per femijet neper bote qe vuajne urie.... Vertete! por pashe shume tavane te varur dhe statuja prej ari ne pallatin e tij..... Do doja ti thosha; Shiti pra, bej diçka.....
 

Odeon

Relax
E di! Jeta nuk përsëritet, e vetmja gjë që nuk duhet shpenzuar kot është koha sepse nuk ka virtyt dhe as fitore me te bukur sesa te dish te komandosh e te zoterosh jeten. Ka dritë të mjaftueshme për ata që duan ta menaxhojne, por edhe errësirë të mjaftueshme për ata që duan të humbin ne humnere, dhe une ketyre te fundit i kujtoj qe mos kujtojne çkane humbur qe te gezojne ate qe tashme kane, e di qe realiteti eshte ajo qe shohin syte e tyre dhe jo ajo qe i tregoj une, por ndoshta digjem perbrenda dhe i fundit u them; pakez optimizem askujt si ben keq. Jeta eshte nje kenge e shkurter dhe e bukur neqoftese e degjon me kujdes dhe ngadale do kenaqesh perndryshe i vjen fundi te gjithave shume shpejt, dhe nje nga armet e fuqishme per te luftuar eshte meditimi dhe filozofia sepse njeriu i zgjuar nxjerr drite nga erresira, nxjerr buzeqeshje nga loti, nxjerr miresi nga shpirti. Gjithsesi mos vrapo në jetë kaq shpejt, sa të harrosh jo vetëm ku ke qenë, por edhe ku po shkon, jeta nuk është një garë, por një udhëtim për tu shijuar në çdo hap. Filozofia më ka mësuar, që nuk duhet ti tregoj detin që kam brenda meje, dikujt që nuk di të notoj, andaj ju keshilloj qe moralin tim flakeni tutje nese nuk ju pelqen.
 

Odeon

Relax
Kur kuptoj se jam shume mire vetem, atehere vuaj jashtezakonisht shume, Hiq dore nga fuqia jote per te me terhequr VETMI, dhe une do heq dore nga vullneti im per te te ndjekur, ndaj ndihem pak si deti, mjaft e qetë për të nisur raporte të reja njerëzore, por herë pas here në stuhi për t'i larguar të gjithë e për të qëndruar i vetem. Kisha harruar ç'ishte vetmia, por kur e gjeta e kuptova qe thyhej çdokush lehte si kristali sepse ka gjera qe kurre sdo marresh vesh si do perfundojne, por do te dish si filluan. Ndoshta vetmia nuk eshte ngjyra ime e preferuar por nje dite do e kerkoj serish per te mbaruar portretin tim sepse nuk do lejoj zemren te me diktoje presje atje ku mendja me thote ver pike.
Jam ketu midis malesh me debore dhe nuk do lejoj askend qe ate qe me fal me prezencen e saj qetesine, te krijoje zhurmen me te madhe me largimin e saj.

E dua ate njeri qe hesht gjithmone, por kur flet ai heshtin te gjithe, kete mund ta fale vetem meditimi i thelle.
 

Odeon

Relax
Te me besojne eshte nje kompliment me i madh per mua sesa te me duan, sa shume kam humbur thjeshte sepse kisha frike nga humbja dhe pikerisht nga kjo nuk kisha deshire per asgje, por kam nevoje per gjithçka, sepse duke u perpjekur te jem i sjellshem me te tjeret une shpesh gjendem me shpirtin te bere copash, mjafton nje fjale per te merzitur nje njeri dhe duhen mijera fjale per tja hequr ate merzi, Unë mundohem ti dua të tjerët, por është e vështirë , sepse shumica e njerëzve nuk janë mësuar me të mirën. Kështu që, meqë nuk dinë ta japin, nuk dinë as ta marrin, andaj ndonjehere vlen te jesh me mire i sjellshem sesa i drejte. Në betejat e jetës kam mesuar se mund të marrësh mijëra plagë, por nëse qëllimi i këtyre betejave është lumturia, këto plagë nuk do të dhembin, prandaj nje njeri i mire ne fillim vuan por ne fund ai triumfon, pikerisht njeriun e mire as ne driten me te fuqishme nuk e shohin nese nuk ju duhet, por kur u duhet e shohin ne erresiren me te plote. S'ka poshtërsi më të madhe se të përpiqesh ti bësh keq njeriut duke përfituar nga thjeshtësia e zemrës së tij të mirë dhe qëllimit pozitiv, sepse jeta eshte matematike mblidhni te mirat, zbritni zenkat, lumturine shumzojeni, dhimbjen pjestojeni, urrejtjen futeni ne rrenje katrore dhe dashurin ngrijeni ne fuqi.
 

Odeon

Relax
Shpesh mendoj qe filozofia me prish pune, sepse ajo nuk ben askend te lumtur sepse te meson te fillosh gjithmone nga vetvetja, mbase eshte sa 100 drejtore shkollash qe zevendesojne nje baba te mire, a zevendesohet nje baba? Gjithsesi e verteta ne filozofi le te jete si te jete....eshte ilaçi me i mire per nje gjume te qete. Odeoni nuk është i përjetshëm.! le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë, Besoj ne fuqine time, por nuk mburem me te, respektoj fuqine e tjetrit por nuk trembem prej saj, vetem se lajmi i keq eshte se koha fluturon, lajmi i mire piloti jam une, gjithsesi asgje nuk do te me vjedhe kurre kujtimin kur me te gjithe qenien time une isha atje midis apostujve te filozofise.
Të kesh një vend ku të shkosh quhet shtëpi, të kesh një gjë që të duash quhet familje, por te meditosh thelle eshte bekim. Askush nuk e di vleren e bekimit qe ka deri sa ta humbe, por nje dite kur ta humbe do te jete vone dhe do mbetet vetem nje fjale e vetme AH...! Eshte vertet nje difekt tipik njerezor te paraqitesh i forte per te fshehur nje shpirt te brishte. Prandaj nese do isha nje tregtar nuk do kerkoja mall me i mire se zgjuarsia, shok me i mire se edukata, trashegimi me e madhe se kultura dhe nder me i madh se dituria.!
 

Odeon

Relax
Hej ti...... Romantiku i pandreqshem
Te duash diçka nuk eshte diçka e vogel…Nuk do te thote vetem te besh dashuri, te qeshesh, te kaloni ore duke u puthur e duke bere njeri-tjetrin te lumtur. Te duash dike do te thote te vuash, te luftosh, te qash, te shtrengosh dhembet e te ecesh perpara. Te duash dike do te thote ta marresh ne krahe, edhe ashtu duke ecur mbi xhama te thyer, te lendohesh per te dhe pastaj te kerkosh te sherohesh perseri. Kush është gjëja më e fortë që egziston? Hekuri por Zjarri e shkrin atë , ja që Zjarri qenka më i forti ... Por Uji e shuan atë , ja që Uji qenka më i fortë ... Uji avullon bëhet Re , ja pra që Retë qenkan më të fortat ... Por Era i shpërndan ato , ja pra që Era qenka më e forta ... Por Mali e ndalon atë , ja qe Mali qenka më i forti ... Por Njeriu shkon në maje të Malit , ja pra që Njeriu i sfidoj të gjitha dhe qenka më i Forti ! pra Njeriu qenka më i forti !! Njeriu vdes ... por ka një Dashuri që nuk mbaron kurrë dhe dije...Dashuria është më e fuqishmja ... Dashuria nuk njeh Kufi !
 

Odeon

Relax
Te dyshoj ne besnikerine time ndaj filozofise!? Kam frike se edhe filozofia do dyshoje ne besnikeri time ndaj saj, andaj besoj qe une nuk jam i varfer nese skam se çte ha, por kur kam shume per tju dhene dhe skam me ke ta ndaj, prandaj ju miqte e mi ju kam si nje keshtjelle te cilet te ligjt duan ta pergojojne e rrezojne. Shpesh filozofia ime lind zili, ndersa thjeshtesia ime lind miq, a nuk gjeta une lexuesit me te mire qe kam gjetur ndonjehere?
A nuk gjeta une ketu njeriun e pasur ne siperfaqe, por qe shpirtin nuk ja ndryshoi as pasuria. E habitshme se si fotot e bukura te anetareve nuk i dhane bukuri fjaleve. E çuditshme sesi femrat me fotot e shumta te veshjeve veshin pellushin e blerë shtrenjtë që është lëkurë e një kafshë të vrarë .E çuditshme sesi njeriu krenohet me rroba ''origjinale''e prapë kjo nuk e bën atë origjinal. E çuditshme sesi tregojne se hane çdo vakt në restorant por kurrë s'ndihen tengopur. E habitshme sesi flasin për paranë në çdo sekondë të jetës, i falen, i adhurohen, përgjerohen parave e kuletës . E çuditshme sesi njeriu parfumoset por kundërmon erë të pavlerë, e çuditshme sesi grimohet por nga brenda është sketerrë. E çuditshme sesi njeriu fshihet nën petkun e mirëqënies, por ligësinë s’ja fshehin dot, dhe as thelbin e vertetë të qënies...E habitshme sesi krekoset dhe sheh shtrembër, pasi mbahet fortë pas mbiemrit dhe ka bërë emër. E çuditshme sesi mirësinë se ka ndjerë që kur kaloi femijërinë, edhe miqtë qe ka, interesin sa ja dinë. E çuditshme sesi shtëpia luksoze nuk e gjen ngrohtësinë e një vatre familjare që si rrënjë ka dashurine. E habitshme se si paraja blen gjithçka por s'fiton asgjë. Se jetën po e humbe nuk e rifiton dot më.. E habitshme sesi shumë çudira bën faktori PARA, por çuditerisht jo mrekullitë e mëdha.
 

Odeon

Relax
Sa here qe nje varg filozofik ka dhimbje, aq here ndjej dhimbje, dhe anasjelltas me lumturine, sepse per mua njeriu nuk eshte aty ku ka trupin, por ku ka mendjen. Meditimi nuk mund të ti zgjidhe të gjitha problemet por mund të premtoje se nuk do të ballafaqohesh me to i vetëm, Meditimi është një zjarr, por nuk dihet asnjëherë nëse do të të ngrohë zemrën apo do djegë gjithë shpirtin, prandaj shpesh jam i hidhur se dua te vleresoj te emblen ashtu siç duhet. E dua apo e urrej (meditimin) perseri eshte ne favorin tim, sepse nese e dua e mbaj ne zemer, e nese e urrej, jeton ne mendjen time, e nese meditimi te tregon se ka mjaftushem pushtet mbi ty te te rrezoje, i tregoj se jam mjaftueshem i forte per tu ringritur.
A të kujtohet meditim .. a të kujtohet se çfarë të kam thënë nën hijen e atyre dy shkrepave me debore, Të kam thënë se Dita kur nuk do të kthehem tek ti është dita kur unë do të jem i vdekur .. të kam thënë se edhe dy orteke po të më shkelin , unë me forcën e fundit do të çohem dhe do të vij tek ty..
Ja pra erdha .. i plagosur me plage pa fund, unë prap erdha tek ti.
 

Odeon

Relax
"Te japesh jeten per nje kauze" - jane fjale qe bejne pershtypje te madhe. Jeta jepet per shume gjera sepse pasionet duan, te gjithe sebashku dhe secili per vete, te kenaqen. E jep jeten per meshire, per inat apo per hakmarrje, kjo nuk ndryshon vleren e nje gjeje. Sa njerez e kane sakrifikuar jeten per zonjezat e hirshme dhe, ç'eshte me e keqja, kane sakrifikuar shendetin! Kur ke temperament, zgjedh instiktivisht gjerat e rrezikshme, per shembull aventurat e zhytjes ne mendime te thella nese je filozof, ose ato te imoralitetit nese je i virtytshem. Nje specie njerezish nuk do te rrezikoje asgje, nje tjeter do te rrezikoje. A jemi mosvleresues te jetes ne te tjeret? Perkundrazi, ne kerkojme instiktivisht nje jete te fuqizuar, jeten ne rrezik... Ne kete menyre, e perseris, nuk duam te jemi me te virtytshem nga te tjeret, per shembull, nuk dua te rrezikoj asgje, ndoshta kjo eshte e virtytshme. Sakrifikohet gjithnje.
 

Odeon

Relax
O Lexues, kush je ti? Une te shikoj te ecesh ne rrugen tende pa gaz, pa dashuri, me sy te palexueshem; te lagur dhe te pikelluar si nje thellesimates i nxjerre perseri ne drite, i pakenaqur nga te gjitha thellesite: çfare kerkoje ne keto postime? Me gjoksin qe psheretin, me buzet qe fshehin mermerimen e tyre, me doren tashme te ngadalte kur rreshqet ngadale mbi keto shkrime, kush je ti? اfare ke bere? اlodhu ketu: ky vend eshte mikprites per te gjithe, çlodhu! Dhe kushdo qe te jesh, çfare do deshiroje tani? اfare i nevojitet çlodhjes tende? Mjafton qe te flasesh dhe une do ta jap! "Per t'u çlodhur? Per t'u çlodhur? O kureshtar, çfare thua? Por te lutem me jep...... اfare? Nje maske me shume, nje maske te dyte!"
 
Top