• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

As te prehet ne paqe nuk e lene! “Nuk paguajmë asnjë qindarkë”, vazhdon beteja për Emiliano Sala

Frank

1+1=3
Ja pra kjo eshte industria e Futbollit!

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga aksidenti tragjik që i mori jetën Emiliano Sala, por “lufta” mes Nantes dhe Cardiff nuk ka ndërmend të ndalet. Vdekja e sulmuesit argjentinas, avioni i të cilët u rrëzua në ngushtincën e Le Mans, vazhdon të krijojë polemika mes dy klubeve që sapo kishin arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit për 17 milion euro. Nantes pretendon këtë shifër, ndërsa Cardiff as që ka ndërmend të paguajë. Për këtë arsye, klubi francez i është drejtuar FIFA-s, ndrësa qeveria botërore e futbollit ka kërkuar të gjithë dokumentacionin e transferimit.

i-1-770x433.jpg


Në fillim palët ishin gati të uleshin në tavolinë për të gjetur një zgjidhje, por klubi i Premier Ligës ka ndryshuar kurs. Cardiff pretendon se nuk ka depozituar asnjë dokument që zyrtarizon blerjen e lojtarit dhe se ai nuk ishte regjistruar në Premier Ligë. “Nuk do të paguajmë asnjë qindarkë”, shprehen drejtuesit e klubit uellsian, për mediat angleze. Krejt ndryshe është pozicioni që mban Nantes. Francezët bëjnë të ditur se dokumentacioni ishte plotësuar sipas rregullores së FIFA-s, që nga ana e saj bën të ditur se hetimi vazhdon, por nuk jep asnjë detaj në lidhje me këtë çështje.

69efdbf0c581cc3843f5bc42e6defb6a-600x338.jpg


Balkanweb.com
 
Top