Arthur Schopenhauer: “Pse njerëzit inteligjentë rrezikojnë të mbeten beqarë!”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Arthur Schopenhauer: “Pse njerëzit inteligjentë rrezikojnë të mbeten beqarë!”

Arthur-Schopenhauer.jpg


Arthur Shopenhauer ishte një filozof Gjerman i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili meriton të mbahet mend sot për njohuritë që përmban vepra e tij e madhe: “The World as Will and Representation” (Bota si Vullnet dhe Përfaqësim).

Schopenhauer ishte i pari filozof serioz perëndimor që u interesua për Budizmin – dhe mendimi i tij mund të lexohet më së miri si një interpretim perëndimor dhe përgjigje ndaj pesimizmit të ndritur që gjendet në mendimin Budist.

“Në vitin tim të shatëmbëdhjetë,” shkroi ai në një tekst autobiografik, “më kapi mjerimi i jetës, siç kishte qënë Buda në rini kur pa sëmundjen, moshën e thyer, dhimbjen dhe vdekjen. E vërteta ishte se kjo botë nuk mund të kishte qënë puna e një Qenie të dashur, por e djallit, i cili i kishte sjellë krijesat në ekzistencë me qëllim që të gjente kënaqësi në vuajtjet e tyre.” Dhe sikurse Buda, ishte qëllimi i tij ta shkaktonte dhe më pas të vinte me një zgjidhje për këtë vuajtje.

ثshtë kryesisht faji i universiteteve që Schopenhauer është mësuar në një mënyrë të tillë akademike e cila e ka ndaluar atë për të qënë shumë i njohur, i lexuar dhe i ndjekur. Dhe prapë në të vërtetë, ky është një njeri i cili – jo më pak se Buda – meriton që dishepujt, shkollat, punimet e artit dhe manastiret të vënë në praktikë idetë e tij.

Filozofia e Schopenhauer fillon duke emëruar një forcë parësore brenda nesh për të cilën ai thotë se është më e fuqishme se çdo gjë tjetër – arsyeja jonë, logjika ose ndjenja morale: dhe së cilës ai i jep emrin Vullneti për jetën. Vullneti për jetën është një forcë konstante që na bën të shtyhemi përpara, të kapemi pas ekzistencës dhe të shikojmë avantazhin tonë. ثshtë e verbër, memece dhe shumë këmbëngulëse. Më së shumti vullneti për jetën na bën të fokusohemi tek seksi. Nga adoleshenca e tutje, ky Vullnet troket brenda nesh, na bën të kthejmë kokat nga skenarë erotikë dhe na bën të bëjmë gjëra të çuditshme – më e çuditshmja ndër të cilat është rënia në dashuri.

Schopenhauer ishte shumë i respektueshëm ndaj dashurisë, siç mund të jetë dikush ndaj një stuhie ose një tigri. Ai kritikoi thellësisht përçarjet që iu shkaktuan njerëzve inteligjentë nga pasionet – ose ato të cilat ne do t’i quanim pëlqime – por ai refuzoi që t’i përfytyronte këto si joproporcionale apo si aksidentale. Në sytë e tij, dashuria është e lidhur me projektin më të rëndësishëm (dhe të mjerë) të Vullnetit për jetën dhe nga këtu për të gjithë jetën tonë: të kesh fëmijë.

“Pse e gjithë kjo zhurmë dhe bujë për dashurinë? Pse gjithë kjo urgjencë, trazirë, ankth dhe mundim?” pyeti ai. “Sepse qëllimi përfundimtar i të gjitha çështjeve të dashurisë… është në të vërtetë më i rëndësishëm se të gjitha qëllimet e tjera në jetën e dikujt; dhe për këtë arsye ia vlen serioziteti i thellë që ata mbajnë. .” Romantikja dominon jetën sepse “çfarë vendoset nga ajo nuk është asgjë më pak se kompozimi i brezit të ardhshëm… ekzistenca dhe kushtetuta e posaçme e racës njerëzore në kohët që do të vijnë. ”



Sigurisht, ne rrallë mendojmë për fëmijët e ardhshëm kur ftojmë dikë në një takim. Por sipas mendimit të Schopenhauer, kjo ndodh thjesht sepse intelekti “mbetet shumë i përjashtuar nga vendimet e verteta dhe vendimet sekrete të vullnetit të tij.” Përse duhet të jetë i nevojshëm një mashtrim i tillë?

Sepse, për Schopenhauer, ne kurrë nuk mund të riprodhohemi nëse – fjalë për fjalë – nuk do të na kishte lënë paksa truri. Ky ishte një njeri me kundërshti të thellë ndaj mërisë, rutinës, shpenzimeve dhe sakrificës absolute për të pasur fëmijë. Për më tepër, ai argumentoi se pjesën më të madhe të kohës, nëse intelekti ynë do të ishte i ngarkuar të zgjedhë se me kë do të binte në dashuri, ne do të zgjidhnim njerëz tërësisht të ndryshëm nga ata me të cilët përfundojmë.


Një ilustrim nga “The Sorrows of Young Werther”, një roman mbi rreziqet e dashurisë nga Johann Wolfgang von Goethe.
Por ne së fundmi jemi të drejtuar për të rënë në dashuri jo me njerëzit me të cilet do të vazhdojmë , por me ata të cilët Vullenti për Jetën i njeh si partnerët idealë për të prodhuar atë të cilën Schopenhauer e quajti “fëmijë të balancuar.”

Të gjithë ne jemi në ndonjë rast paksa të pabalancuar, mendoi ai: ne jemi pak si tepër mashkullor, ose shumë femëror, shumë të gjatë ose shumë të shkurtër, shumë racional ose shumë impulsiv. Nëse çekuilibrime të tilla do të lejoheshin të shfaqeshin, apo të rëndoheshin, në gjeneratën e ardhshme, raca njerëzore për një kohë të shkurtër do të zhytej në çuditësi. Vullneti për Jetën duhet të na shtyjë drejt njerëzve që, për shkak të mosbalancimeve kompensuese të tyre, mund të anulojnë çështjet tona – një hundë e madhe e kombinuar me një hunë të vogël premton një hundë perfekte.

Ai argumentoi se të shkurtët shpesh bien në dashuri me njerëzit e gjatë dhe më shumë burra femëror me më shumë femra joshëse dhe mashkullore. Për fat të keq, kjo teori e tërheqjes e drejtoi Schopenhauer nga një përfundim i zymtë: domethënë, se një person që është i përshtatshëm për të prodhuar një fëmijë të balancuar nuk është pothuajse kurrë (edhe pse dhe pse ne nuk mund ta kuptojmë atë në kohë, sepse ne kemi qenë me sytë mbyllur nga vullneti ppër jetën) nuk janë shumë të përshtatshëm për ne.

“Ne nuk duhet të habitemi nga martesat ndërmjet njerëzve që nuk do të kishin qënë kurrë miq: “Dashuria… flaket nga njerëz të cilët, përveç seksit, do të ishin të urryer, të përbuzshëm madje edhe të neveritshëm për ne. Por vullneti i specieve është shumë më i fuqishëm se ai i individëve, dashnorët shohin gjithçka, gjykojnë keq çdo gjë dhe e lidhin veten përgjithmonë me një objekt mjerimi.” Aftësia e Vullnetit për Jetën mundet, mund të ndihet me një qartësi të veçantë në atë moment mjaft të frikshëm dhe të vetmuar, vetëm pas orgazmës: “Direkt pas bashkimit, dëgjohet qeshja e djallit”. Duke parë spektaklin njerëzor, Schopenhauer u ndie thellësisht keq për ne.

Ne jemi ashtu si kafshët – përveç, për shkak të vetëdijes tonë më të madhe, edhe më të pakënaqur. Ka disa pasazhe të prekëse, ku ai diskuton kafshë të ndryshme, por qëndron veçanërisht i distancuar: një monstër pa ndjenja që banon në korridore të ngushta të lagura, rrallë sheh dritën e ditës dhe pasardhësit e të cilit duken si krimba xhelatinoze – por i cili ende bën çdo gjë që ka fuqi për të mbijetuar dhe për të përjetësuar veten.



Ne jemi porsi ata dhe po aq të mëshirshëm: ne shtyhemi me urtësi që të drejtojmë veten përpara, të gjejmë punë të mirë për të impresionuar partnerët e ardhshëm, ëndërrojmë pafund për të gjetur Të duhurin (duke imagjinuar që do të na bëjë të lumtur), dhe përfundimisht joshemi nga dikush për një periudhë aq të gjatë sa për të krijuar një fëmijë dhe pastaj të shpenzojmë 40 vitet e ardhshme në mjerim për të shlyer gabimin tonë.

Schopenhauer është komik dhe i zymtë për natyrën njerëzore: “Ka vetëm një gabim të lindur dhe ai është nocioni që ne jetojmë me qëllim që të jemi të lumtur… Për sa kohë që ne vazhdojmë në këtë gabim të lindur … bota na duket plot me kontradikta.

Sepse në çdo hap, në gjëra të mëdha dhe të vogla, ne jemi të detyruar të përjetojmë se bota dhe jeta nuk janë krijuar me qëllim që të jenë të kënaqura. Kjo është arsyeja përse fytyrat e pothuajse çdo të moshuari janë të hequra me kaq zhgënjim.” Schopenhauer ofron dy zgjidhje në lidhje me problemet e ekzistencës. E para është për individë shumë të rrallë që ai i quajti “të urtë”.



Të urtit janë në gjendje; që nëpërmjet përpjekjeve heroike, të ngrihen mbi kërkesat e Vullnetit për Jetën: ata i shohin drejtuesit natyrorë brenda vetes ndaj egoizmit, seksit dhe kotësisë… dhe i anashkalojnë ato. Ata i kapërcejnë dëshirat e tyre, jetojnë vetëm (shpesh larg qyteteve të mëdha), nuk martohen kurrë dhe i asgjësojnë orekset e tyre për famë dhe status.

Në budizëm, Schopenhauer vë në dukje, ky person njihet si një murg – por ai e di se vetëm një numër i vogël prej nesh mund të hyjë në një jetë të tillë. Opsioni i dytë dhe më lehtë i disponueshëm dhe realist është që të shpenzojmë për aq kohë sa ne mundemi me artin dhe filozofinë, detyra e të cilëve është të mbajë një pasqyrë përpara përpjekjeve të palodhura dhe trazirave të krijuara tek të gjithë ne nga Vullneti për Jetën. Ne mund të mos jemi në gjendje të shuajmë Vunetin për Jetën shumë shpesh, por në një mbrëmje në teatër, ose në një shëtitje me një libër poezish, ne mund të tërhiqemi nga dita në ditë dhe ta shikojmë jetën pa iluzion.

Arti që Schopenhaur e donte më së shumti të kundërtën e sentimentales: tragjeditë Greke, aforizmat e La Rochefoucauld dhe teorinë politike të Machiavelli dhe Hobbes. Vepra të tilla flasin sinqerisht për egoizmin, vuajtjen, egoizmin dhe tmerret e jetës prej të martuari – dhe shtrijnë një simpati tragjike, dinjitoze dhe melankolike për racën njerëzore. Puna e vetë Schopenhauer iu përshtat përshkrimit të tij se si duhet të jenë në mënyrë përfekte filozofia dhe arti. Gjithashtu, ajo është thellësisht ngushëlluese për pesimizmin. Për shembull, ai na thotë:

Të martohesh do të thotë të bësh gjithçka të mundur për t’u bërë objekt neverie për njëri-tjetrin.

اdo histori e jetës është historia e vuajtjes.

Jeta nuk ka vlerë të brendshme, por mbahet në lëvizje thjesht nga dëshira dhe iluzioni.


Pasi kaloi shumë kohë duke u përpjekur, por duke dështuar të ishte i famshëm dhe duke u përpjekur, por duke dështuar të kishte marrëdhënie të mira, drejt përfundimit të jetës së tij, Schopenhauer përfundimisht gjeti një auditor që adhuroi shkrimet e tij.

Ai jetoi në qetësi në një apartament në Frankfurt me qenin e tij, një qen i bardhë të cilin ai e quajti Atman, por të cilin fëmijët fqinjë e quanin Znj. Schopenhauer. Pak para vdekjes së tij, një skulptor bëri një bust të famshëm të tij. Ai vdiq në vitin 1860 në moshën 72-vjeçare, në qetësi dhe kthjelltësi.



Ai është një i urtë për kohët tona, dikush busti i të cilit nuk duhet të jetë më pak i përhapur dhe jo më pak i respektuar se ai i Budës që ai e donte aq shumë.
 
Redaktimi i fundit:
Top