• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Arrestohet pronari i Coca Cola, ja cfarë iu gjet në avion…

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
[h=1]Arrestohet pronari i Coca Cola, ja cfarë iu gjet në avion…[/h]

Kreu i Coca-Cola greke Alki David është arrestuar në St Kitts, së bashku me partnerin e tij të biznesit miliarder pasi në avionin privat iu gjetën kanabis në bord me vlerë 1.3 milionë dollarë.

David, 50 vjeç, dhe Chase Ergen, thuhet se kanë transportuar rreth 5,000 rrënjë kanabis si pjesë e biznesit të tyre të ri, për ‘zhvillimin e bizneseve ligjore të kanabisit në rajon’. Por u ndaluan nga zyrtarët e doganave pas uljes së avionit dhe thanë se ishin mbajtur për tetë orë përpara se të liroheshin dhe pastaj të arrestoheshin pasi u përpoqën të largoheshin më vonë nga ishulli.

Biznesi familjar i Davidit është grupi “Leventis-David”, i cili zotëron fabrikat e Coca-Colas greke. Besohet se ata donin të kultivonin bimë kërpi, fara kërpi dhe produkte të tjera, si pjesë e sipërmarrjes së tyre të re. Përveç që është themeluesi i FilmOn.TV dhe Hologram USA, David gjithashtu ka një biznes që merret me shitjen e vajit të kanabisit, të cilin e tregton si substancë kuruese për disa sëmundje.

Një deklaratë nga të dy të arrestuarit, ata thanë se po punonin për të siguruar që ishulli të merr vendin e duhur si një lider në industrinë e kërpit ligjor CBD.

“Synimi ynë është të punojmë me qeverinë, gjykatat, bankat, sektorin e biznesit dhe fermerët për të zhvilluar një sistem të drejtë që krijon mijëra vende pune në ishull dhe përdor rrjetin ndërkombëtar të shpërndarjes së Swissx për të bërë kanabisin e Shën Kitts Nevis, produktin e midis më të kërkuarve në botë.

Është qëllimi ynë që së shpejti të shohim një rritje në GDP e vendit dhe nga kjo do të përfitojë të gjithë. Është një iniciativë e zhvillimit ekonomik”, thanë ata./top channel
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
“Synimi ynë është të punojmë me qeverinë, gjykatat, bankat, sektorin e biznesit dhe fermerët për të zhvilluar një sistem të drejtë që krijon mijëra vende pune në ishull dhe përdor rrjetin ndërkombëtar të shpërndarjes së Swissx për të bërë kanabisin e Shën Kitts Nevis, produktin e midis më të kërkuarve në botë.

pervec se ishull i droguar pastaj do jete edhe ishull i punsuar. ahahahahhahahahahaha
 
Top