Aroma e Endrres

Aroma e ëndrrës…
(tregim)

-Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?
- Aromë? Po pse më pyet?
- Sepse dua të di, a ta kanë dalluar aromën tënde njerëz të ndryshëm kur të shohin?
-Po, kam. Dhe çuditërisht janë gratë më shumë ato që ndjejnë aromën dhe përmes kësaj ndjesie vendosin nëse do të kenë një vijim të komunikimit apo jo.
-Vendosin për komunikim me ty si ëndërr, apo me njeri tjetër?
-Edhe me mua edhe me njerëz që i shohin përmes meje. Gratë na jepen neve ëndrrave me gjithë qenien e tyre. Por ju burrat mendoni se ato na jepen nga pafuqia për të konkurruar me ju burrat. Në fakt, ato ëndërrojnë sepse besojnë se me ne kanë më shumë kuptim në atë që duan të bëjnë, në atë që duan të arrijnë.
- Por a nuk ju shohin ju ëndrrave femrat pikërisht për të ditur se si të vijnë drejt nesh, drejt meshkujve?
-Sa shumë gaboni ju burrat…
-Pse ti ëndërr, çfarë gjinie ke?
-Unë kam gjininë e dëshirës
-Domethënë femërore
- Dëshirat nuk janë thjesht fjalë që u gjen gjininë. Duhet që dëshirave t’u gjesh çastin dhe rrugëtimin. Unë kështu vij edhe te ju, burrat, por shpesh ju ngrini mure për të mos pranuar fuqinë që kemi ne?
-Pse flet në shumës ëndërr? I njeh ti ëndrrat e tjera? A takoheni bashkë ndonjëherë? E si i ndani ju punët mes jush?
-I njoh ëndrrat e tjera, sepse vijmë nga e njëjta botë.
- I ndani vetë punët apo thjesht bëni atë që ju thonë?
-Ndonjëherë jemi thjesht lajmëtare. Kush di të na lexojë mundet që të fitojë kohë për atë që dëshiron të bëjë
-Nuk e kuptoj
-Krijuesi ynë, që është edhe krijuesi juaj, na dërgon shumë më parë se sa të jetoni diçka realisht. Ne ju paralajmërojmë
- Pra, ju ecni në kohë përpara nesh?
-Jo, ne thjesht jemi lajmëtarë të asaj që mund të ndodhë. Ndaj ju shpesh, përmes ëndrrës që shihni edhe arrini të parashikoni atë që mund t’iu ndodhë?
-Atë që mund, apo atë që duhet të ndodhë?
-Edhe kur mendon se e dëshiron, është sërish brenda asaj që krijuesi yt e di se do të ndodhë.
-A nuk është kjo një përcaktim, një ngushtim i mundësisë që ne të imagjinojmë?
-Ai që na ka krijuar, nuk ka nevojë të imagjinojë, sepse di gjithçka. Imagjinata është për njerëzit dhe ne ëndrrat jemi thjesht një shkak, një shtysë, një motor më shumë për të arritur diçka që është për ju.
-Por ëndrrat që nuk na dalin, janë krijesa të kota, që nuk e dinë se për çfarë janë?
-Jo, janë një mënyrë për të të treguar se mund të kishe patur zgjidhje të tjera, një jetë tjetër.
- Më duket se po ta ndjej aromën ëndërr.
-pa hë
-Ke aromën e sigurisë…

Nga muri i Agim Baci
 
Ëndrra sipas Carl Jung, babai i psikanalizës, i konsideron ëndrrat si një mënyrë për të njohur veten dhe një shprehje e të pandërgjegjshmes, pjesës më të thellë dhe më të fshehtë të psikikës sonë. Jung prezanton konceptin e "arketipeve", duke iu referuar imazheve arkaike të psikikës që përbëjnë një realitet që mendja ngjyros ndergjegjen dhe sentimentin tonë.

Jung ka hedhur themelet e psikoanalizës duke shpjeguar ato figura të habitshme, të çuditshme, të frikshme, misterioze që shohim nëpër ëndrra..
Ai vetë ka qënë viktimë e arketipeve të veta për nja 10 vjet...derisa ka shëruar vetëveten duke ju dhënë një shpjegim që e kanë drejtuar drejt shpëtimit e shërimit total.

Për më tepër detaje ju ftoj këtë temë që ju solla para ca ditësh :)

Duke e shoqëruar me këtë thënje të tijë :)
"Mbuloje veten me durim dhe heshtje, ulu dhe lëre demonin të bëjë punën e tij"
(Carl Gustav Jung)
 
️ "Ëndrrat janë fjalët udhëzuese të shpirtit. Si mund të mos i dua ëndrrat e mia dhe të mos i bëj imazhet e tyre enigmatike objekt të reflektimeve të mia të përditshme? Ju mendoni se ëndrra është një gjë pa kuptim dhe e shëmtuar. Por çfarë është e bukura dhe çfarë është e shëmtuar? Çfarë është e zgjuar dhe çfarë është marrëzi? Matja juaj është shpirti i kësaj kohe. Megjithatë, shpirti i thellësisë është më i lartë në çdo aspekt. Dallimin mes të madhit dhe të voglit e njeh vetëm shpirti. Fryma e thellësisë më mësoi të konsideroja edhe veprimet e mia si të varura nga ëndrrat. Ëndrrat hapin rrugën për jetën dhe ju përcaktojnë edhe nëse nuk e kuptoni gjuhën e tyre”
(Carl Jung. Libri i Kuq)
 
Top