Arkeologët zbulojnë 1.000 statuja dhe 10 sarkofagë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Arkeologët zbulojnë 1.000 statuja dhe 10 sarkofagë.
members-of-an-egyptian-archaeological-team-work-on-april-18-2017.jpg


Arkeologët në Egjipt kanë gjetur mbi 1 000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezat e lashta fisnore në qytetin Luksor, në perëndim të bregut të lumit Nil. Në këtë zonë po zhvilloheshin kërkime prej disa kohësh pasi kishte sinjale për mbetje arkeologjike.

3f1222f84a1249bd93b05755e4fc08e7_18.jpg


Ministria egjiptiane për Antikitetin njoftoi se bëhet fjalë për një varrezë të ndërtuar për gjyqtarë në periudhën e Mbretërisë së Re, që ka ekzistuar në periudhën mes viteve 1500-1000 para Krishtit.

40d8529f99ce4a6aa2de7a1ade444145_18.jpg


Shefi i ekipit arkeologjik Mostafa el-ثaziri deklaroi se varreza përbëhet nga lobi dhe dy salla, ku janë gjetur 10 sarkofagë.

98d5a9d1a002402581e4b9531df8e2b7_18.jpg


Në njërën nga hapësirat janë gjetur më shumë se 1 000 statuja që tregojnë mbretëritë e dinastive të ndryshme, ndërsa arkeologët presin se do të zbulojnë edhe gjëra të reja në vazhdimin e gërmimeve.

(gazeta-Shqp.com)
 
Top