• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Arabia Saudite ia fali Rusisë kutinë që sinjalizon afrimin e fundit të botës

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Teoricienët konspirativ thonë se Arabia Saudite i ka dhënë Rusisë një armë të vjetër apokaliptike të zbuluar nën Xhaminë e Madhe në Mekë.

Këto spekulime se pajisja legjendare e quajtur “Ark of Gabriel” është gjetur nën xhaminë ‘Masjid al-Haram’, xhamia më e shenjtë në Islam, po bëjnë xhiro nëpër qoshet më të errëta të internetit.

Mitet thonë se engjëlli Gabriel, i cili i tha Marisë së virgjër se do ta lindte Jezusin dhe se ka diktuar në Kuran për Profetin Muhamed, poashtu i ka dorëzuar një kuti me “fuqi të pafund” për themeluesin e besimit mysliman, raporton Dailystar, transmeton lajmi.net



Muhamedit i është thënë që ta groposë kutinë në vendin e shenjtë, në “vendin e adhurimit”, dhe se ajo do të gjendet kur të afrohet fundi i botës.

Të mbijetuarit paranojak besojnë se Arabia Saudite ka zbuluar kutinë gjatë një projekti rindërtues të Xhamisë së Madhe, dhe ua ka dorëzuar atë rusëve.



Ata pretendojnë se ushtria ruse po e dërgon kutinë në Antarktidë, me shumë gjasë në një bazë të vjetër Naziste UFO.

Një vajzë që e quan veten Sorcha Faal pretendon se rojat e dy xhamive të shenjta në Mekke kanë kontaktuar patriarkun Kiril në Moskë, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, për ta paralajmëruar atë se ndërtuesit kanë gjetur një kuti misterioze gjatë punës së tyre, transmeton lajmi.net.



Përderisa ekipi gërmues prej 15 njerëzve kanë tentuar ta largojnë kutinë, një shpërthim i madh i energjisë ishte emituar, duke vrarë të gjithë ekipin dhe përmbysur vinçin, ka thënë roja.






Disa nga këto janë të vërteta, ngaqë Admirali Vladimisky kishte nisur një aksion “ushtarako-fetar” këtë muaj në Jeddah.

Edhe përkundër faktit se të dyja vendet përgënjeshtrojnë një gjë të tillë, nuk mund të quhet si vizitë zyrtare ngase marrëdhëniet ndërkombëtare mes të dyja vendeve janë shumë të dobëta.



Por, Sorcha Faal dështon të spjegojë teorinë e saj dhe nuk jep sqarime se pse Arabia Saudite do t’ia jepte një gjë aq të shtrenjtë Rusisë, apo pse Rusia do ta dërgonte atë në antraktidë.



Faal mendohet të jetë pseudonim i përdorur nga David Booth – i cili operon me ueb-sajtin “اka do të thotë”, në të cilin këto spekulime u paraqitën fillimisht.

Booth beson në besime tjera që përfshijnë profeci se një planet misterioz i fshehur i quajtur “Nibiru” do të godas Tokën në Mars të vitit 2016.
 

Moonlight

Staf në FV.AL
Titulli: Arabia Saudite ia fali Rusisë kutinë që sinjalizon afrimin e fundit të botës

Po na beni ti hame me dhemb kta muaj..njehere dhjetor ,njehere prill e njehere shtator...tashi mars.
Tashi une du me sa mars bohet llaf?
 
Top