• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ansambli “Vaçe Zela”, sfida e grupit për ruajtjen e traditës dhe të muzikës


I krijuar që në 1968 nga Izet Topi, tani përballet jo me pak vështirësi financiare. Si u krijuan kostumet popullore nga anëtarët e Ansamblit
Jonilda Xhyliu

Dita akoma nuk ka zbardhur jashtë. Së bashku me grupin e kërcimtarëve të Ansamblit “Vaçe Zela”, Fier-Shegan nisemi për koncert në Malin e Tomorrit. Para njësisë së Fier-sheganit na prisnin dy furgona dhe pjesëtarët e orkestrës së grupit. Ajri i ftohtë i mëngjesit që hynte nga xhamat e makinës na hapte mushkrit dhe sytë e përgjumur. Nisja në orën pesë na e thjeshtoi udhëtimin nga trafiku i rënduar. Dielli sapo ka filluar të dal dhe ne kemi mbërritur në qytetin e një mbi një dritareve, në Berat. Lëvizjet po gjallëroheshin, diku shihje njerëz që shisnin qumësht në trotuar të tjerë hapnin çadrat e lokaleve. Heshtja e deritanishme brenda në makinë po zëvendësohej me biseda interesante mes ne të rinjve dhe të mëdhenjve të grupit. Adelina pjesëtarja më e re e grupit pyet gjatë gjithë kohës për radhën dhe hedhjen e hapave që duhen bërë. “Ne kemi bërë çdo ditë prova nga 3 orë, por unë ndjehem disi e frikësuar dhe emocionuar se është hera e parë që kërcej këto valle. Mendoj sikur sa të dal përball turmës me njerëz do i harroj të gjitha”. اdo problem apo shqetësim i yni qartësohej nga valltarët më me eksperiencë, të cilët na këshillonin gjatë gjithë rrugës për procedurat e koncertit. “Mos e merrni me frikë moj bijë unë jam 68 vjeç dhe akoma kam emocione ato janë pjesë e pandarë. Ju mundohuni të ruani përqendrimin dhe gjithmonë vazhdoni të kapni ritmin edhe nëse ngatërroheni mos u hutoni atje. Ne duhet ta nderojmë qytetin e Lushnjës që na ka zgjedhur ne ta përfaqësojmë në këtë vend të shenjtë”. Pas këtyre fjalëve të Xhaferr Dubares filloi të rritej vetëbesimi jo vetëm tek Adelina, por dhe tek të gjithë të rinjtë e tjerë të grupit. Ndërkohë që makina dhe koha ecte ne mbërrijmë në Poliçan, aty bëjmë dhe ndalesën tonë të parë. Zbresim dhe ulemi diku për të pirë diçka. Së bashku me 20 pjesëtarët e grupit i pranishëm është dhe udhëheqësi artistik, Maksim Kulla. Ai fillon të bisedoj me kryetarin e grupit Nevrus Xhaferri për organizimin tonë para shfaqjes. “Koncerti do jepet në orën 11:00 atje do ketë grupe të ndryshme dhe personalitete të shquar të vendit tonë, mundohuni të koordinoheni shpejt me njëri-tjetrin, pasi nuk do të performojmë njëherësh. Pra do hyj grupi i Beratit pas tyre do bëjnë burrat vallen dyshe më pas grupi tjetër pastaj sërish ne me vallen e grave” .

Pas një ore shplodhjeje dhe diskutimi rikthehemi në vendet tona për të udhëtuar sërish. Sa më shumë kilometra bënim akoma dhe më shumë pastrohej dhe freskohej ajri në natyrë. Era e pishave fillon të jetë prezent në një pjesë të madhe rruge. Autostradës dhe ndërtimeve të shumta nëpër qytete fillon tu vij fundi. Marrim kthesë në një rrugë të paasfaltuar e pa sinjalistikë. Makina fillon të tronditet shumë dhe kokat të na turbullohet nga gropat e shumta. Pak para nesh një varg i gjatë makinash prisnin në radhë për shkak të ngushtësisë së rrugës. Veç kësaj mungesa e informacionit la shumë njerëz në gjysmë të rrugës. Një prej tyre na afrohet pranë xhamit për ndihmë:

“Më ndihmoni të nxjerr pak makinën. Jam emigrant kam ardhur për festë dhe doja të shkoja në Tomorr, por s’e dija që rruga mund të ishte kaq keq ndaj kam ardhur me makinën time, kjo është e ulët se besoj ta ngjis maloren që kemi përpara”. Pas disa minutash pritje dhe kalvari të gjatë makinash rinisim rrugën tonë, e cila dukej sikur nuk do ketë mbarim. Në heshtje nuk mund të kalohej gjithë kjo rrugë, andaj pyes Ali Memën sesi është formuar grupi. “Unë kam qenë valltar që nga krijimi i këtij grupit e vazhdoj të jem dhe sot. Grupi u krijua në 1968 nga Izet Topi. Fillimisht shihnim kërcimet e të mëdhenjve nëpër dasma, më pas këto valle i përvetësuam dhe krijuam një grup me të rinj të talentuar dhe kërcenim në dasma na ftonin njerëzit. Pamundësia ekonomike bënte që veshjet të ishin të thjeshta e të bëra nga vetë ne. Më vonë krijuam kostumet popullore të burrave dhe grave të zonës së Myzeqesë. Me kalimin e kohës kemi bërë dhe ndryshime të vogla në valle për shembull tek vallja e ngalës”.

Mungesa e financimeve dhe koncerti në Malin e Tomorrit

Pjesë e bisedës bëhet dhe violinisti i orkestrës Xhaferr Dubare, i cili tregon për fillimet dhe pasionin e tij në kërcim .“Edhe unë jam brez i vjetër dhe kam qenë pjesë e orkestrës së grupit qysh në fillimet e tij. “I bija violinës edhe pse nuk kisha bërë shkollë, dëshira e madhe për këtë vegël muzikore më ka bërë profesionist. Ne këtë e bëjmë nga pasioni që kemi për këngën dhe vallen si edhe për t’ja trashëguar brezave të rinj. Po nga ana financiare nuk na paguan njeri thjesht heqin udhëtimin dhe hotelin për pagesë nuk bëhet fjalë”. Të njëjtën gjë më pohoi edhe zoti Kulla kur e pyeta sesi funksiononte financimi. “Këta janë njerëz të mrekullueshëm, sakrifikojnë punët e tyre për të mbajtur gjallë traditën. Për pjesën e parave është muhabet i gjatë si dhe ku shkojnë mos i hyj kësaj teme”. Rruga kishte ecur mirë dhe ne kishim mbërritur në Teqenë e parë që ndodhej në Tomorr. Aty kishte makina te parkuara grumbull, njerëz që shisnin qirinj, qengja dhe fruta. Pyesim një prej shitësve se dhe sa kohë na duhej për të arritur. “Do ecni dhe 20 minuta dhe mbërrini duket se do ketë shumë njerëz atje. Ka njerëz që kanë fjetur këtu gjithë natën. Ecni se do jepen dhe koncerte festohet bukur”. E falënderojmë dhe fillojmë të marrim veshjet në duar e të jemi gati, kohë nuk kemi shumë ora ka shkuar 10:30 . “Vajza ju mblidhuni të gjitha dhe ndërrohuni këtu në makinë. Nuk kemi vend tjetër” – thotë Sako. Tashmë kemi mbërritur në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Turma njerëzish kalonin sa andej këndej. Zbresin meshkujt dhe ne fillojmë të veshim fundet, bluzat me mëngë të qëndisura, përparëset e kuqe, të vëmë brezat e shamitë si edhe rruazat në pjesën e gjoksit. Të gjitha ndihmojmë njëra-tjetrën për të vënë në vendin e duhur çdo detaj të veshjes. Përfunduam dhe dalim jashtë ku takojmë meshkujt me fustanella dhe qeleshe në kokë. Një emocion i madh kishte filluar të na kapë. Përshkojmë një copë rruge në këmbë deri tek vendi i koncertit. Njerëzit na shihnin të gjithë, na fotografonin e flisnin se cilën zonë mund të përfaqësonim. E gjithë vëmendja ishe tek ne. Prezantuesja thërret në skenë grupin e parë të kërcimit. Pas pak do të ishte radha jonë të jepnim më të mirën para qindra pelegrinëve. Dikush afrohet dhe na thotë bëhuni gati se tani jeni ju. اdo gjë kishim harruar në ato moment. Agroni afrohet e na thotë: “Do e nisim me dy akorde në të tretën filloni vallen, vetëm vëmendje tek defi”. Nga skena dëgjohet radha e grupit tonë. Duart dhe këmbët na dridheshin të gjithave. Të rreshtuara të buzëqeshura për efekt kamerash dhe gjithë ankth përbrenda presim rënien e defit . Bleona ishte e para e valles që na udhëhiqte edhe pse vetëm 18 vjeç ajo dhe patrembur në valle. Pasi u rrotulluam 1 herë tashmë ishim më të qeta, vallja përfundoi pa gabime dhe me duartrokitje e brohoritje të shumta. Përshëndesim publikun dhe te lumtura e qeshura rikthehemi te pjesa tjetër e grupit. “Ju lumtë të reja por na nderuat, ju do na e mbani gjallë traditën”, na thotë një i moshuar pas skenës. shekulli
 
Top