• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ANOREKSIA dhe BULIMIA

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Bulimia nervoza

Bulimia është një prej çrregullimeve më të shpeshta të të ushqyerit. Njerëzit me bulimi hanë sasë të mëdha të ushqimit brenda një kohe të shkurtër (derisa ngopen). Pastaj ata bëjnë diçka për ta nxjerrë ushqimin (e zbrazin lukthin). Ata mund ta vjellin, stërviten shumë ose të përdorin barna si laksativë.



Njerëzit me bulimi nuk mund të ngopen me kohë, pasi ushqimi u mundëson atyre të ndjehen komfort. Por pasi hanë shumë, kjo i bën ata të mos ndjehen rehat. Pasi ngopen, ata ndjehen të turpëruar, fajtor, dhe kanë frikë mos shtojnë peshë. Kjo i bën ata ta zbrazin ushqimin.

Pa trajtim, ky cikël “ngop dhe zbraz” mund të çojë te probleme shëndetësore serioze, afatgjate. Aciditeti në gojë nga vjellja mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe humbje të shtresës mbrojtëse (smaltit) të dhëmbëve. اdo lloj zbrazje mund të çojë edhe te dobësimi i eshtrave (osteoporozë), sëmundje e veshkave, sëmundje të zemrës dhe madje edhe deri në vdekje.

Nëse ju ose dikush që e njihni ka bulimi ose ndonjë sëmundje tjetër ushqimore, kërkoni ndihmë. اrregullimet në ushqim mund të jenë të rrezikshme. Dhe vetëm dëshira nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar këto problem. Trajtimi mund ta ndihmojë një person me çrregullime në të ushqyer të ndjehet më mirë dhe të jetë më i shëndetshëm.



اfarë e shkakton buliminë?

Të gjitha çrregullimet e të ushqyerit janë probleme komplekse dhe ekspertët nuk e dinë me saktësi se çfarë i shkakton ata. Por ata mund të shkaktohen nga një kombinim i faktorëve si historia familjare, faktorët social, dhe tipare të personalitetit. Ju mund të keni më shumë gjasa për të pasur buliminë nëse:

- Njerëz të tjerë në familje janë obezë ose kanë çrregullime në të ushqyer;
- Ju keni ndonjë punë ose bëni ndonjë sport që thekson madhësinë e trupit, si balet, modelim ose gjimnastikë;
- Ju jeni një tip i personit që përpiqeni të jeni të përkryer gjithë kohën, kurrë nuk ndjeheni mjaft mirë, ose shqetësoheni shumë;
- Ju përballeni me ngjarje stresuese në jetë, si divorci, zhvendosja në një qytet ose shkollë të re, humbja e ndonjë të dashuri.

Bulimi si sëmundje është më e shpeshtë në këto grupacione:

- Tinejxherë. Si edhe çrregullimet tjera të të ushqyerit, bulimia zakonisht fillon në vitet tinejxhere. Por kjo mund të fillojë edhe më herët ose në moshë madhore.
- Femrat. Rreth 10 nga 11 njerëz të cilët vuajnë nga bulimia janë femra. Por disa djem dhe burra po ashtu mund të vuajnë nga ky çrregullim. Derisa bulimia shpesh fillon në moshën tinejxhere, ajo zakonisht zgjat deri në moshën madhore dhe është një problem afat-gjatë.

SIMPTOMAT

Njerëzit me bulimi zakonisht kanë këto shenja:

- Hanë vazhdimisht. Ata hanë sasi të mëdha të ushqimit brenda një periudhe shumë të shkurtër, shpesh gjatë disa orëve ose më pak. Gjatë ngrënies, ata ndjehen jashtë kontrolli dhe ndjehen të paaftë të ndalojnë së ushqyeri.
- Zbrazen për t’u çliruar nga ushqimi dhe për të shmangur shtimin e peshës. Ata mund ta nxisin veten të vjellin, të stërviten fuqishëm ose për një kohë të gjatë, ose keqpërdorin laksativët (barna që stimojnë jashtëqitjen), klizmat (xhel laksativ për aplikim në anus), diuretikë (tableta të cilat largojnë ujin nga organizmi), ose barna të tjera.
- I bazojnë ndjenjat e tyre për veten në atë se sa peshojnë dhe si duken.

Cilado prej këtyre mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi në të ushqyer që duhet mjekuar.

Si mund ta di se dikush e ka buliminë?

Bulimia është më ndryshe nga “anoreksia nervoza”, një çrregullim tjetër i të ushqyerit. Njerëzit të cilët kanë anoreksi hanë shumë pak sa bëhen tepër të dobët. Njerëzit të cilët kanë bulimi mund të mos jenë të dobët. Ata mund të jenë me madhësi normale. Ata mund të hanë ushqim në mënyrë sekrete dhe të mohojnë se stimulojnë nxjerrjen. Kjo e bën të vështirë për të tjerët të dinë nëse një person vërtet vuan nga bulimia.

Nëse jeni të shqetësuar për dikë, shikoni në këto shenja. Personi mund të ketë bulimi nëse:

- Shkon në tualet menjëherë pas ushqimit;
- Han shumë por nuk shton peshë;
- ثshtë i fshehtë sa i takon të ushqyerit, fsheh ushqimet, ose nuk dëshiron të hajë kur ka njerëz të tjerë;
- Stërvitet shumë, edhe kur nuk ndjehet mirë;
- Shpesh flet për ushqimin, peshën dhe formën e trupit;
- Përdor laksativë ose diuretikë shpesh;
- Ka shenja nëpër gishta ose lytha në pjesën e pasme të duarve ose në faqe, si dhe nofulla të fryra. Këto shkaktohen duke e stimuluar vjelljen.

TRAJTIMI

Bulimia mund të trajtohet përmes këshillimeve psikologjike dhe ndonjëherë edhe përmes barnave, si antidepresivët. Sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më mirë. Marrja e hershme e mjekimit mund ta bëjë më të lehtë rikuperimin dhe të parandalojë probleme të tjera serioze shëndetësore.

Duke punuar me një këshillues, një person me bulimi mund të mësojë të ndjehet më mirë për veten. Ajo (ose më rrallë ai), mund të mësojë të hajë normalisht sërish dhe të ndalojë zbrazjen e dhunshme të ushqimit.

Sëmundjet tjera mentale si depresioni, shpesh vijnë paralel me buliminë. Nëse personi ka edhe sëmundje tjera përveç bulimisë, mund të jetë i nevojshëm një mjekim më i hollësishëm, dhe mund të duhet më shumë kohë për t’u përmirësuar.

اrregullimet e ushqimit mund të marrin një kohë më të gjatë për t’u tejkaluar. Dhe është e shpeshtë kur personat u kthehen mënyrave jo të shëndetshme të të ushqyerit edhe pasi të mjekohen. Nëse ju keni probleme, mos u mundoni t’i zgjidhni vetë. Kërkoni ndihmë.

اfarë duhet të bëj nëse mendoj se dikush e ka buliminë?

Mund të jetë e tmerrshme të kuptoni se dikush për të cilin ju kujdeseni ka çrregullime të të ushqyerit.

Nëse ju mendoni se një mik ose i dashur i juaj ka buliminë, mund ta ndihmoni. Bisedoni me të. Tregoni se pse ju jeni të shqetësuar. Porositeni atë të bisedojë me dikë që mund t’i ndihmojë, si mjek ose psikolog. Ofroni të shkoni me të.

Tregoni dikujt që mund ta bëjë dallimin, si prindit, mësuesit, psikologut ose mjekut. Sa më herët miku ose personi i afërt i juaj merr ndihmë, aq më herët do të kthehet në gjendje të shëndetshme sërish.
 

Jetmira

Banned
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Kur isha ne shkoll te mesme,doja e pa tjeter te dobesohesha
me dukej vetja e shemtwt edhe e shendosh nk haja apo pija,thjesht 1 cokollat ose pak coca-cola sa per rritjen e sheqerit
madje kur shoh maturen, e minimaturen sa e mbushur kam qen ne fytyr e sa ja tashti, por e kam marr veten sepse i kerkova ndihm mamit
me vjen keq per vajat qe duan te dobesohen, duaje trupin, veten, po srrespektove ti veten si do te te rrespektojn te tjeret
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
Nese do e vazhdosh dhe do te kthehet ne nje 'ves' mendoj se po
Kujdesu!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
Po kontrollo nqs je mbi peshe apo je okay dhe te eshte fiksuar sikur je e shendoshe :D... Edhe si e kalon diten ti vetem me nje gjysem molle?????? Uaa... Une te sugjeroj lere dieten, por vec ha gjellera perime, dhe buke fare.. Do biesh aq sa duhet te jesh :D... Me beso ! :p
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
Ah cna ben Durresi, nga frika per tu shendoshur as fjalet nuk i shkruan me komplet:p

Tani te rikthehemi ne seriozitet - nuk eshte zgjidhje te hash nje gjysem molle, qoft edhe nje molle ne dite.
Pse?
1. Nuk do kesh energjine e duhur per te perballuar diten - per te mesuar, per te punuar, per te qene nje njeri normal
2. Efekti Yo-Yo i dobesimit ne kushte JO natyrale, pra do humbesh pesh per nje kohe te shkurter duke bere nje ndalim drastik te ushqimit, do dobesohesh, e pastaj kur te rifillosh te hash normal (se asnjeri smund te jetoj nje jete te tere me nje molle ne dite) e gjitha qe do hash do depozitohet, sepse organizmi jot séshte me i mesuar te djegi asnje kalori duke qen se ai adaptohet per mollen tende
3. Truri qe te punoj ka nevoj e per sheqerna e per yndyrna - organizmi jon i zgjuar mund te bej transformime nga depozitat qe kemi, e te mbijetoj nje kohe me mollen tende, por kur mbarojne depozitat.... Mbaron dhe jeta jote nqs nuk mer masat e duhura
4. Stomaku nqs nuk ka ushqim te tresi, do filloj te tresi muret e veta, e keshtu qe do krijohen ulceracione, qe dhembin si dreqi.....
5. Duke mos mar proteina e fibra, do dobesohesh, por do humbesh dhe mase muskulare, sepse ske me ca e zevendeson duke qen se ti po tret tere rezervat e trupit qe ke.
E keshtu mund te ti mar me radhe tere organet....

Tani se di sa kg je, se nqs ke nje obezitet te grades fundit edhe mund te rezistosh nje muaj me nje molle
Por nqs je nje adoleshente normale me nje peshe normale po me nje tru qe te genjen, atehere futja vrapit bej sport e ha normalisht, nga te gjitha, pa egzagjeruar.
17 vjece, je akoma ne zhvilllim, po nuk hengre sa je e re, kur do hash, 75 vj?

Sukses, e fillo ha normalisht por shtoj sportin jetes tende nqs te duket qe ke akoma nevoj te dobesohesh
Zina
 

sensuu

sweet
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
Ti kesaj i thua diete?
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

nuk e di mua te gjithe me thon qe jam mire jm ne peshe normale sjam as shume e dobet as e shendoshe por mua mesht ber vet fiksin me qen shume e dobet si modelet dhe prandaj e bej kete gje
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

se di mua me thone qe jam mire qe jam ne peshe normale por meesht ber si fiksim qe te jem shume e dobet si ato modelet
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

edhe un jam 17 vj dh jam shume e fiksuar pas peshes saqe haj vtm 1 molle ne dite ose gjysem fr naiher edhe ate edhe e ndaj me thike e pres ne copa sa me tvogla tjet e mundshme
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

Ckm.. un quhem amantia jm nga durresi dhe jm 17 vj dh un jm shm e fiksuar pas peshes dh km filluar diete q st km ngrene vtm gjysme molle duke e ndare mollen ne copa shm te vogla sa me te vogla tjet e mundur ju mendoni se me kete menyre do te behem anoreksike?? [/COLOR]
E ato copat tjera të mollës ku i le :p Mos i gjuaj ka njerëz që i han :p

Të sygjëroj të mos fiksohesh pas ushqimit, ha sa të duash, vetëm se bëjë aktivitet fizik nga një orë në ditë, ecje, tempo ose vrapim dhe do jesh top fare. Kështu me një copë mollë e lëndon dhe dëmton veten.
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

une me perpara skam qen kaq e fiksuar me peshen tn km filluar te jem edhe pse te tjeret me thone qe kam peshe normale prap se di me esht fiksuar sikur jam e shendoshe
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

une me perpara skam qen kaq e fiksuar me peshen tn km filluar te jem edhe pse te tjeret me thone qe kam peshe normale prap se di me esht fiksuar sikur jam e shendoshe
Mos i kushto rendësi se çfarë të thonë të tjerët, nga sonte fillo e ha normalisht si çdo herë tjetër. Vetëm një copë e vogël e mollës nuk të mban. Fillo e ushqehu me ushqimet që të pëlqejnë. Po të duash të mbash kujdes atëherë cakto një orar që të matesh se sa peshë ke, me pas varësisht nga pesha bëjë aktivitet fizik.
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

mua me thojn qe kam peshe normale tgjith me thojne se jam mire por se di pse me esht fiksuar te jem shume e dobet
 

Amantia1

Antarë i ri
Titulli: ANOREKSIA dhe BULIMIA

por njs tn nuk rri me pa ngrene kam filluar te ha normalisht dhe gjithashtu te bej ushtrime fizike
 
Top