• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Anne Bonny, piretja e Karaibeve

Lauri

Anunnak
Anne Bonny, jeta dhe aventurat, të vërtetat dhe legjendat e piretes më të rrezikshme të Karaibeve

FB_IMG_1584046003422.jpg


Anne Bonny do të hynte në historinë e grave që u morën me pirateri si një personazh i veçantë. Gjaknxehtë dhe kurajoze, përdoruese shumë e mirë e shpatës dhe një shënjuese shumë e zonja me pistoletat e asaj kohe. Aventurat e saj janë të panumërta, sikurse janë të pamata dhe të pashembullta grabitjet e thesareve në anijet që lundronin në Karaibe. Ajo bën pjesë në kolanën e grave që i’u dhanë aventurës së detrave të egër dhe jetës së shfrenuar dhe plot rreziqe të piratëve.
Piratja e KaraibeveE lindur me emrin Anne Cormache, ajo ishte vajza e paligjshme e një avokati irlandez dhe shërbyeses së gruas së tij. Për shkak të skandalit, ata të tre u vendosën në një koloni në Karolinën e Jugut, ku babai i saj krijoi një plantacion. Më pas ajo ra në dashuri me një detar të varfër dhe të dy ikën në një bastion piratësh në Bahamas. Aty ajo takoi piratin e njohur Calico Jack dhe iu bashkua ekuipazhit të tij , e veshur si mashkull. Ajo u takua dhe u njoh me piraten tjetër të njohur, Mary Read, të cilët e bënë më të famshme aktivitetin e saj si pirate.
***
Nëna e Anne vdiq kur ajo ishte 12 vjeç. Anne kishte flokë të kuqe. Ka pasur një temperament të zjarrtë. Që në moshën 13-vjeçare goditi një shërbëtore me thikën e bukës, duke filluar kështu karrierën e saj të aventurës dhe vrasjes. Ajo u martua me një marinar të varfër, piratin e quajtur James Bonny, cili shpresonte të zotëronte diçka nga pasuria e babait të saj të pasur. Por ai e mohoi atësinë e Anne duke e lënë atë me gisht në gojë.
Tregohej se Anne Bonny i vuri zjarrin plantacionit të të atit për hakmarrje. Gjithsesi ky mbetet një trill pasi nuk u disponua kurrë një dëshmie e tillë. Megjithatë, është e vërtetuar se diku mes viteve 1714 dhe 1718, ajo dhe James Bonny u zhvendos në Nassau , në New Providence, Island, i njohur si një vend i shenjtë për piratët anglez e quajtur Republika e Piratëve .
Jeta e saj kaloi përmes aventurash të panumërta, të cilat e plotësojnë kuadrin e kësaj gruaje që u kthye në legjendë. Aktiviteti i saj e rëndit atë piraten më të rrezikshme të Karaibeve.
Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla. Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.
Avataj
 
Top