• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Angli, cmimi prestigjioz “One to watch” per nje shqiptare te madhe

GLOOM

Catch me if you can...
Violinistja shqiptare Alda Dizdari sapo ka perfunduar nje turne koncetor ne Britani qe nuk ka mbetur pa u vleresuar nga kritika vendase. Images.jpg

Ajo promovoi permes ketij turneu nje CD solo te titulluar “In the Footsteps of BACH”, diçka qe per fat te keq, ka mbetur e pa zbuluar nga media ne Shqiperi, ndonese ajo vete eshte paraqitur disa here si e ftuar ne programe te rendesishme te BBC.
Ne kontaktuam me artisten e cila na tregoi per kete pervoje te fundit, por ndau me ne edhe mallin qe ndjen per vendin e lindjes, ku ajo ka kujtimet e femijerise, e ku mbi te gjitha jetojne dy prinderit e saj: Limoz dhe Adriana Dizdari.
Tashme banore e Londres, Alda, e cila ndihet me fat qe ka lindur ne familje artistesh ne Tirane, eshte perzgjedhur si muzikantja “Qe nuk duhet humbur”, nje çmim ky qe akordohet nga “Gramophone Magazine”, nje botim prestigjoz i kritikes muzikore ne Britani. Ne vitin 2010 ajo pati nje debutim shume te vleresuar “Wigmore Hall and Southbank Centre”, me nje auditor te zgjedhur e qe nga ai moment ka lançuar dy CD me muzike klasike.
Violonistja e talentuar u shfaq ne vjeshte te vitit 2011 me orkestren simfonike “Northern Lights” ku interpretoi nje koncert per violine nga Brahms.

Perpara se te niste kete turne me muziken e Bach, nje rrjet i njohur britanik i promovimit te artisteve “starconnect.org” shkruante: “Ajo do te jete padyshim nje star nderkombetar i se ardhmes”. Te njejtin konstatim beri edhe Sean Rafferty, drejtuesi i njohur i emisionit “In Tune” ne BBC.
E pyetur per kete kulm te karrieres se saj, Alda tha: “nganjehere e kupton qe gjeja me e mire eshte te mos duash asgje, e t’i lesh gjerat te vijne tek ti… Por kjo gjendje nuk eshte gjithnje e lehte per t’u arrire, sepse qetesia qe kerkohet nuk eshte e lehte te fitohet ne vende si Londra, ku stresi sa nuk te merr frymen”.
Ajo eshte larguar shume heret nga Shqiperia, fillimisht ne Rumani e me pas ne Nju Jork, e Londer. Mbasi perfundoi Masterin, vazhdoi karrieren e saj jokonvencionale te udhehequr kryesisht nga kerkesat e saj muzikore. Megjithese fituese e nje burse ne Juilliard School ne Nee York ajo vendosi te shkoje ne Londer per te vazhduar studimet pasuniversitare me profesorin e shquar David Takeno ne “Guildhall School of Music and Drama”. Ishte fituese e burses “Leverhulme String Fellowship” ne Guildhall, nderkohe qe per nje fare periudhe interpretoi me nje kuartet ne “Dartington Music Festival”, “Cambridge Music Festival”, “Llafyllin Music Festival”, “North Wales Concert Series”, “Fishguard Music Festival”, e perjetoi edhe nje dimension tjeter te profesionit te saj: mesimdhenien ne rezidencat e kuartetit ne universitete si Oxford, Nottingham, Bangor, Middlesex, Durham dhe Noreich. Ajo ka luajtur ne Spanje, Luksemburg, etj.

Jeta
Vendlindja: Tirane
Studimet e para: I ka kryer ne universitetin e Bukureshtit, Rumani ku ajo studioi me Danial Podlovsky dhe me pas vazhdoi studimet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Master: Ne Universitetin e Illinoisit me Profesor Sherban Lupu
Fitoi konkursin Concerto, konkursin Poul Rolland, cmimin “Kate Neal Kinley” si edhe çmimin me prestigjoz “ Krannert Center Debut Artist of the Year 2002 Award”. Ky sukses u ndoq me pas me nxjerjen e CD-se se saj te pare dhe deputimin live ne radio nga “Deput Recital” ne “Foelinger Hall”, “Krannert Centre”.

Violina e vitit 1791
Ne vitin 2008, Alda eshte zgjedhur si muzikante ne rezidencen e “The Wapping Arts Trust” qe eshte nen patronazhin e Lartesise se Saj bashkeshortes se Princit Michael te Kentit. Alda luan me nje violin “G.B.Ceruti” te prodhuar ne Kremona me 1791, dhe me nje hark “Dominique Peccatte” qe vjen nga trusti “Stradivari”. (Marre nga vipat.info)
 
Top