• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Anemoia dhe Onism

Aki

misfit
Didi te thote se preferonte kur hapja tema filozofike dhe une t'ia prish qefin? Gje qe s'ndodh :p Po sidoqofte dhe e kisha lene pas dore kete nenforum :)

Anemoia- te ndjesh mall per nje kohe ne te cilen nuk ke jetuar. Po e nis me nje shprehje angleze qe dhe e hap videon qe do sjell, qe thote- E kaluara eshte nje shtet i huaj, atje gjerat behen ndryshe. Ju ka ndodhur ta mendoni, tere ato periudha historike, tere ato jete qe jane jetuar mbase dhe disa miliona vjet deri tani dhe qe nuk i keni hasur kurre, se si do ishte sikur t'i kishit takuar, ose t'i keni jetuar? Ecni dhe veshtroni, hyni ne ndonje shtepi, muze ose cfare do qofte dhe mendoni mjetet qe kane perdorur, udhet qe kane ecur, gjaku qe kane derdhur, tryeza ku kane ngrene buke dhe se bashku me familjen kane qeshur, kane qare, si do ishte sikur te ishit ulur diku rruges dhe te gjitha keto perjetime te kishin ndodhur para jush, edhe pse smund t'i prekni, smund t'i ndryshoni, te ishit aty e te shikonit, ta ndjenit se si ndodhin ato. Po sikur te ishit pjese e atyre koherave, si do vepronit, cfare jete do kishit patur, cfare vendime do kishit marre....etj,etj,etj..... nese ndonjehere ndodh qe ndjeni mall per nje kohe ne te cilen nuk keni jetuar, domethene qe keni ndjere anemoia.



Sa jemi ne teme po e lidh dhe me nje fjale tjeter- Onism. Kete dhe mund ta shqiperojme, i themi onizmi :)
Po cfare nenkupton onizmi? Te jesh ne vetedije se sa pak nga bota do perjetosh. Mendoni ndonjehere si eshte qe kemi vetem nje trup, vetem nje jete per te jetuar? Ne tere kete univers gjigand e shumevjecar sa te vegjel jemi, sa pak do perjetojme nga e gjithe ajo qe eshte ekzistuese. Sa vendime i leme pa marre, sa zgjedhje i refuzojme vetem per te qene aty ku jemi, sa vende nuk kemi pare, nuk kemi vizituar dhe mbase nuk do i shohim asnjehere? Sa gjera qe do i benim ndryshe dhe s'kemi mundesine ta bejme, sa njerez nuk do njohim, sa gjera do kalojne dhe perjetohen qe do mbeten ne prapaskene per ne dhe nuk do i njohim asnjehere? Ndjeni cudi si ndjehemi ne shtepi ne nje bote te huaj, ku mbase jemi thjesht nje kohe me qera? Keni ndjere frustrim, deshperim ndonjehere per dicka te tille? Nese po, atehere keni perjetuar onizmin. Do e perfundoj dhe kete me shprehjen qe e perfundon narratori ne video: Dhe nese dikush do ju pyeste kur do jeni ne shtratin e vdekjes- Si ishte ndjenja te jetosh ne kete bote? Mbase pergjigja e vetme e sinqerte do ishte: Nuk e di, isha njehere kalimthi, por nuk kam qene kurre vertete aty....

 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Teme interesante. Personalisht nuk me ka ndodhur ndonjehere as te kem nostalgji per nje kohe qe nuk kam jetuar as te jem e vetedijshme sa pak nga bota do jetoj. Pikerisht sot po mendoja ne lidhje me disa sjellje humane absurde. Pershembull, studim me vete mendoj se meritojne personat qe nuk dallojne me diferencen midis reales dhe virtuales. Ata njerez qe mendojne se personat me te cilet punojne, kane jete te dyfishte: pra bejne lidhje jologjike midis personave. Per t'u studjuar, sinqerisht.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Anemoia- te ndjesh mall per nje kohe ne te cilen nuk ke jetuar. Po e nis me nje shprehje angleze qe dhe e hap videon qe do sjell, qe thote- E kaluara eshte nje shtet i huaj, atje gjerat behen ndryshe. Ju ka ndodhur ta mendoni, tere ato periudha historike, tere ato jete qe jane jetuar mbase dhe disa miliona vjet deri tani dhe qe nuk i keni hasur kurre, se si do ishte sikur t'i kishit takuar, ose t'i keni jetuar? Ecni dhe veshtroni, hyni ne ndonje shtepi, muze ose cfare do qofte dhe mendoni mjetet qe kane perdorur, udhet qe kane ecur, gjaku qe kane derdhur, tryeza ku kane ngrene buke dhe se bashku me familjen kane qeshur, kane qare, si do ishte sikur te ishit ulur diku rruges dhe te gjitha keto perjetime te kishin ndodhur para jush, edhe pse smund t'i prekni, smund t'i ndryshoni, te ishit aty e te shikonit, ta ndjenit se si ndodhin ato. Po sikur te ishit pjese e atyre koherave, si do vepronit, cfare jete do kishit patur, cfare vendime do kishit marre....etj,etj,etj..... nese ndonjehere ndodh qe ndjeni mall per nje kohe ne te cilen nuk keni jetuar, domethene qe keni ndjere anemoia.


Cdo fjale e pershkruar me siper me ndodh shpesh,pothuajse sa here qe gjendem ne nje muze,perpara dickaje arkelogjike.
Une dashuroj tmerrsisht arkeologjin dhe te kaluaren ne kohe.
Jam nje krueshtare e semur,te di te hy ne boten e tyre qe kane jetuar,mundohem te fantazoj dhe te kaloj ne mendime boten e tyre,ndjesit e tyre,reagimet e tyre.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Edhe mua me pelqen jashtezakonisht shume arkeologjia, por pertej emocjoneve qe ndjej nga ndonje zbulim qe s'ma kishin zene syte mepare, nuk mendoj se ajo qe shkakton arkeologjia apo edhe ndonje kenge tjeter, mund te hyje tek ANEMOIA. Ndoshta sepse jam shume e lidhur me realitetin dhe perkufizimin e tij ne kohe dhe hapesire. Ndjej me shume nostalgji per njerezit dhe kohen qe kam jetuar vertete.
 
Top