• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Anemia

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Perberesi kryesor i qelizave të gjakut janë rruazat e kuqe të gjakut ose eritrocitet. Semundjet e rruazave të kuqe përfshijnë probleme të prodhimit, funksionimit dhe shkatërrimit të tyre. Këto probleme mund të rezultojnë në një pakësim të numrit ose funksioneve të rruazave të kuqe (anemi) ose në shtim të rruazave të kuqe (policitemia). Anemia është perkufizuar si një reduktim në numrin e rruzave të kuqe, në sasinë e hemoglobinës ose të hematokritit (volumi i eritrociteve për decilitër të gjakut). Anemia është një shenjë klinike, më shumë se një diagnozë, sepse ajo eshte nje manifestim i një numri të madh gjendjesh jo normale. Anemia mund të rezultojë nga: – Defiçitet në dietë – Sëmundjet gjenetike – Sëmundjet e palces se kockes – Hemorragjia Anemia nga mungesa e hekurit. Trupi i një adulti përmban afërsisht 2 – 6 gr hekur, në varësi të përmasave të personit dhe sasisë së hemoglobinës, pjesa tjeter është depozituar në palcën e kockës, shpretkë, mëlçi dhe muskul. Nese një person ka një defiçit të hekurit, depozitat e hekurit boshatisen të parat dhe hemoglobina reduktohet. Si rezultat, rruazat e kuqe të gjakut janë të vogla dhe pacienti ka relativisht manifestime mesatare të anemisë duke përfshirë lodhje dhe zbehje. Trajtimi primar i pacientëve me anemi nga mungesa e hekurit eshte rritja e marrjeve orale të hekurit. Hekuri mund të sigurohet edhe nëpërmjet ushqimit. Një dietë e mjaftueshme siguron për pacientin rreth 12-15 mg hekur në ditë, ku vetëm 5 -10% absorbohet. Sasia e hekurit normalisht e absorbuar në ditë nga dieta është e mjaftueshme për të arritur nevojat e një burri të shëndetshëm dhe një gruaje të shëndetshme pas një shtatëzanie, por nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e mëdha gjatë menstruacioneve të grave dhe adoleshencës. Fatmirësisht, nëse marrja e hekurit është i pamjaftueshëm ose nëse hemorragjia apo shtatëzania ndodh, trakti gastrointestinal është në gjendje të rrit absorbimin e hekurit rreth 20%- 30% të marrjeve totale ditore. Ushqimet me përmbajtje hekuri janë: Melçia (në mënyrë të veçantë e derrit dhe e qengjit), mishi i kuq, mishi i organeve të bagetive, fasulja, buka e grurit dhe drithrat, perimet jeshile (sallat, spinaq..etj), karrota, e verdha e vezes, rrushi i thatë. Anemia nga mungesa e vitaminës B12 Anemia nga mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktohet si rezultat i marrjes së pamjaftueshme të kësaj substance (defiçite në dietë) ose mungeses së absorbimit të vitaminës B12 nga trakti intestinal. Anemia qe rezulton nga vitamina B12 mund të jete mesatare ose e rëndë, zakonisht zhvillohet ngadalë dhe shkakton pak simptoma. Pacientet zakonisht kanë zbehtësi dhe zverdhje të theksuar. Kur anemia eshte si rezultat e defiçiteve dietetike të vitaminës B12, pacientët duhet të rrisin marrjet e ushqimeve të pasura me vitaminë B12, siç janë : Mëlçitë, mishi i organeve të bagetive, fasulet e thata, arrat, perimet jeshile, limoni. Anemi nga mungesa e acidit folik. Perveçse defiçencës së acidit folik të shkaktuar nga vitamina B12, mungesa e acidit folik mund të shkaktojë gjithashtu një anemi megaloblastike. Shkaktarët më të zakonshëm të defiçitit të acidit folik janë: – Një ushqyerje e varfër – Malabsorbimi Anemia defiçitare e acidit folik është shumë e parandalueshme. Parandalimi konsiston në indetifikimin e personave me një rrezikshmëri të lartë, si të vjetrit, alkolikët, personat me malnutricion dhe atyre me rritje të kërkesave për acid folik. Një dietë e lartë me acid folik dhe vitaminë B12 gjithashtu parandalon një defiçit. Uashqime që përmbajnë acid folik janë: mëlçia, organet e bagëtive, vezët, lakër, lulelakër e vogël jeshile, lakër brukseli.../trupi dhe shendeti/
 
Top