Anekdota nga filozofe te ndryshem..

jana80

Super Moderator
Voltaire.
Kur i kerkonin te jepte nje kufizim mbi filozofine ai pergjigjej:
Kur ai qe degjon nuk kupton ate qe flet dhe ai qe flet nuk di cfar po thote - kjo eshte filozofia!

Sokrate ishte rrahur nga dikush kur i kerkojne perse kishte duruar gjithe kete pa bere asgje ai pergjigjej ..sikur te me kishte gjuajtur nje gomar do e dergoja ne gjykate??

Thuhet qe Platone ne momentet e fundit te jetes kur ishte ne krevat degjonte nje vajze qe i binte flautit dhe ai e qortonte sa here stononte.

Diogene e shikojne te flas me nje statuje..cuditen, e pysin diogene cpo ben keshtu? Po praktikohem kur ju flas njerezve qe sme degjojne.
Diogene jetonte si barbon do thonim sot.. ndaj Alessandro Magna i dergon nje pjate me kocka per ta ulur filozofin .. ai i pranoj dhe me bizeqeshje tha.. pjate e denje pernje qen por jo dhurate e denje per nje mbret!
Alessandro magna e pyet diogene: ke frike nga mua??
Diogene- ti je nje e mire apo nje e keqe?
E mire - u pergjigj A.magna
Atehere perse duhet te kem frike nga nje e mire?!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Anekdota nga filozofe te ndryshem..

Per keso Anektodash (perralleza) me perplot filozofi brenda une i hjeq kapelen Ezopit.

Shkurt e qarte me perplote domethenie. Akoma e lexoje dhe mesoje nga AI.

Ishte dhe mbetet i madhe.
 

jana80

Super Moderator
Titulli: Anekdota nga filozofe te ndryshem..

Vertet ka fabula te bukura ezopi.. unika dhelpra dhe rrushi...


Hipokrati, mjeku i famshëm i lashtësisë, kur po dergjej në shtratin e vdekjes, u tha atyre që e rrethonin:
- Po vdes i qetë pasi lashë tre mjekë të zotë.
Të pranishmit, të habitur, e pyetën:
- Si nuk i dimë edhe ne? Cilët janë këta?
Dhe Hipokrati vazhdoi: - Uji, dielli dhe ajri.


* * *
Pranë një limani, doganierët e pyetën Diogjenin se ç’pasuri kishte me vete, ndaj dijetari grek u thotë:
“Shënoni: Kam drejtësinë, edukatën, vullnetin dhe guximin.”
Atëherë doganierët torollakë ia kishin kthyer me vrull: ”Mos janë skllevërit e tu?”.
“Jo, janë padronët e mi”, - ua ktheu Diogjeni.

* * *
Një pasanik mendjemadh dhe injorant vishej çdo ditë me rroba të reja e të kushtueshme. Diogjeni tha për këtë:
- Mëkat, një mall i keq mbështillet kaq bukur…
 
Redaktimi i fundit:

jana80

Super Moderator
Titulli: Anekdota nga filozofe te ndryshem..

ARISTIPPO

Dikush i kerkon nje keshille sita zgjedhe gruan..
Filozofi ju pergjigj :
E bukur do te tradhetoje, e shemtuar do te vij keq, e varfer do te shkaterroj , e pasurdo te komandoj ...
 
Redaktimi i fundit:

Jetmira

Antarë i Respektuar
SOKRATI dhe gruaja

Sokrati, filozofi i madh grek, e kishte gruan shuamë grindavece. Një ditë ajo u grind për një kohë të gjatë dhe, më në fund, e tërbuar se i shoqi nuk kthente përgjigje, i holli në kokë një kovë me ujë.
Filozofi mërmëriti:
- E dija unë, se pas tërë atyre bubullimave, patjetër do të binte shi.
 
Top