• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Andrra: Nëna ime e takoi për herë të parë babain në dhomën e martesës

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Andrra: Nëna ime e takoi për herë të parë babain në dhomën e martesës

“Nëna ime nuk u dërgua kurrë në shkollë. Përderisa tezet e mia u dërguan për një vit apo dy, dërgimi i saj në shkollë nënkuptohej si humbje e forcës punëtore pasi që ajo ishte anëtarja më e zellshme e familjes. Deri në moshën 14 vjeçare ajo kishte mbledhur aq shumë para sa që ka qenë ne gjendje ta blejë një shporet për shtëpinë familjare.

Ajo ishte fëmija i tretë në një familje me shtatë fëmijë. Kur motrat e mia dhe unë e kemi pyetur nënën time se ku dhe si e ka njoftuar babain tim, ajo është përgjigjur, “Në atë moment kur ka hy n ‘dhomën e fjetjes”. E kishin martuar në moshën 17 vjeçare dhe ajo e takoi babain tim për herë të parë kur e dërguan në dhomë në natën e martesës. Madje edhe në ditën e martesës ajo nuk kishte ditur se cili nga burrat do të ishte bashkëshorti i saj”, ky është nja pasazh I shkëputur nga libri Palinë, I këngëtares nga Kosova Fatime Kosumi, ose e njohur me emrin e artit Andrra. Në librin gati autobiografik ajo jep një udhëtim në historinë e saj personale, për të treguar si ka qenë gjendja me femrat në Kosovë.

“U fejua kur i kishte pasë katërmbëdhjetë dhe e kuptoi këtë ditën kur shporeti të cilin e kishte blerë për familjen e saj po transportohej. Tezja e saj ishte në vizitë atë ditë dhe kur nëna kishte arrite në shtëpi të gjithë ia kishin ngulë sytë dhe tezja ia kishte plasë vajit. Duke e pasur të pamundur të kuptojë tensionin emocional i cili po mbizotëronte, nëna kishte pyetur se çka ka ndodhur dhe tezja i kishte treguar, “T’kanë feju!”. Nëna nuk e ka kuptu se çka nënkupton ajo punë, po kjo nuk e ka ndalë tezën e saj nga çirrjet. “Po të isha në vendin tond, nuk ja kisha jep shporetin!”. Nëna ime e kujton këtë sekuencë me humor…”, shkruan Kosumi.

Për të, “procesi i rishikimit të jetës tënde është pa dyshim terapeutik dhe mua më kujtohet si vajzë e vogël kur nëna ime është mundu me na tregu rreth përvojave të saja dhe ndonjëherë kur motrat e mia dhe unë nuk i kushtonim vëmendje ajo thoshte me vete, “Me pasë mësu me shkru, kisha shkru historinë teme.” Në 2014 ajo kishte vendosur të udhëtoj në regjione të ndryshme të Kosovës të hulumtonte dhe dokumentonte rapsodin e kënduar nga gratë e fshatrave, të cilat tregojnë histori jetësore ngjashëm me ato të nënës së saj. Rezultati ishte një dokumentar i shkurtër “Këngë e Defa – Rapsodi i Femrave nga Kosova”. Po ashtu ajo nisi të lexoj librat e Anton اetës, profesor dhe studiues i folklorit.

Nga viti 1953 deri në 1987 ai kishte botuar 16 libra me folklorin që kishte mbledhur, përfshi këtu edhe përrallat, mitet, baladat, legjendat dhe tekste të këngëve nga të gjitha regjionet shqipfolëse. “Palinë është një përzgjedhje e teksteve që i kam zbuluar në këtë rrugëtim. Ky është vetëm një fragment nga historia e nënës sime dhe i shumë grave rreth e përqark globit të shkëputura nga shkrim-leximi në pamundësi ta shkruajnë historinë e tyre përveçse përmes këngës.”, thotë ajo. Vetëm pak ditë më parë ajo intepretoi këngët e këtij albumin tek Qendra e Artit Tulla në Tiranë.

(gazeta-Shqip.com)
 
Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Po i ben publicitet ? :gjuhe:

Nuk eshte vetem historia e nenes se saj, megjithate dedikim i bukur.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Zot sa femra te forta kane qene.
Imagjino te shkosh ne dhomen e marteses te flesh me nje te panjohur.
 
Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Zot sa femra te forta kane qene.
Imagjino te shkosh ne dhomen e marteses te flesh me nje te panjohur.
Po e mendon si grua e shekullit te 21 ti. Ne ate kohe psikologjikisht kishe ide te tjera, kishe vizione shume te brishta, shume te paqarta edhe shume here te errta ne kuptim pa hapa te gjata. Keshtu qe lidhja me nje "te panjohure" sic e quan ti, nuk ishte e njejte, pasi ai i panjohure te sillte nje vizion tjeter, endrra me te medhaja se ato qe kishe deri ne ate moment, pasi para se ta takoje ne mendjen tende ai kishte siglen "e ardhmja jote fillon ketu".
Sic po e thua ti i bje njeri qe te kap e te perdhunon.
LOL
 
Pastertish perdhunim dinjiteti njerzor eshte.
Dhe jo ska te bej shume forma se si shihnin grate jeten atehere,se sa me diskriminimin e tyre.
Ne cdo kohe dashuria dhe ndjenja e saj ka qene e lire dhe ky instikt eshte i lindur me njeriun.
Por imponimet e kohervae situatave sociale e kane dhunuar sistematikisht neper kohera dhe epoka historish.
 
Tiku

Leri Minat...
Staff member
Po Andrra ku e takoi ate mikun per here te pare? Ndoshta ne sediljen e pasme te ndonje kerri... lol
 
Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pastertish perdhunim dinjiteti njerzor eshte.
Dhe jo ska te bej shume forma se si shihnin grate jeten atehere,se sa me diskriminimin e tyre.
Ne cdo kohe dashuria dhe ndjenja e saj ka qene e lire dhe ky instikt eshte i lindur me njeriun.
Por imponimet e kohervae situatave sociale e kane dhunuar sistematikisht neper kohera dhe epoka historish.
Pshmb vdiq ai padroni i playboyt tani, te gjitha ato gocat qe kishte ai ne shtepi, si i shikon ti?
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pshmb vdiq ai padroni i playboyt tani, te gjitha ato gocat qe kishte ai ne shtepi, si i shikon ti?
Jane diametralisht dy versione te kudnerta.
E para eshte nje rrotacion social qe s"ben dot ndryshe,pervec keti lloj brumi shtypes.
Versioni i revistes eshte zgjedhje e lire qejfi apo shijesh erotike.
Me sa di une per kete te dyten se shume e informuar s"jam.
 
E di si eshte situata, jeta eshte nje autostrade e madhe ku, ne ate kohe kishe vetem nje hyrje, jo vetem ti po gati te gjithe. Ndersa tani e merr ate autostrade ne rruge te tjera edhe ne keto rruge te tjera, psikologjikisht mund te goditesh ne te njejten nivel si me pare por me menyra te tjera. Nuk eshte e thene qe fakti qe nuk ke zgjidhje te ben te ndihesh keq, sepse sic e thua keto e zgjodhen po nuk eshte e thene se te gjitha e pelqejne.
 
Help Users
Staff Only

You haven't joined any rooms.

    You haven't joined any rooms.
    Top