• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

ا’ndodhi me të djathtën?!

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
E majta shqiptare është befasuar nga rezultati që ajo vetë ka arritur në zgjedhje! 23 qershori ka konfirmuar një maxhorancë të panjohur prej vitesh, e cila pritet të arrijë në kufijtë e 84–85 mandateve, por që ç‘është më e keqja, e ka reduktuar përfaqësimin e së djathtës në thuajse 55-56 deputetë! Por nëse befasimi i së majtës është tretur shpejt në euforinë e fitores dhe në triumfin mbi Berishën, e djathta ngjan e shokuar dhe e paqartë për atë që ka ndodhur. Asnjë nga drejtuesit e lartë të PD nuk di të përkthejë votën e 23 qershorit dhe përgjegjësia zbret nga problemi themelor në një seri problemesh jo dhe aq dytësore. Probleme që po t’i mbledhësh bashkë krijojnë pazëllin e humbjes traumatike. Disa prej tyre, por në radhë të parë analistët, kanë filluar të hedhin hipotezat e para dhe të gjithë bashkë drejtojnë gishtin te lideri historik i selisë Blu, Sali Berisha.

Argumentet ende të pasistemuara sapo kanë filluar të shfaqen. Ka njerëz që thonë se Berisha e personalizoi fushatën duke e kthyer në një referendum pro apo kundër tij. Kjo për një njeri që militon në politikë prej 23 vitesh dhe që ka 8 vjet në pushtet ishte fatale; Ka njerëz që thonë se fushata e Berishës ishte një strategji krejtësisht e gabuar. Sondazhet rrëfejnë se PD kishte një diferencë prej –5% më 16 prill me koalicionin e majtë, ndërsa kjo diferencë u shndërrua në –16% më 11 qershor, kur rezulton sondazhi i fundit. Ajo ka humbur 11% në dy muaj, duke prishur rregullsinë që qeveria rritet në fushatë.

PD u soll si parti që kryesonte, duke i lënë fushë të lirë kundërshtarit, duke mos e sulmuar atë dhe duke u sjellë sikur të ishte 10 pikë para; Ka njerëz që thonë se imazhi mediatik i PD ishte po ashtu një katastrofë. Debatuesit e famshëm dhe të frikshëm të PD u zhduken nga studiot televizive, duke i lënë hapësirë kundërshtarit; prania e PD në ekran iu la në dorë një ministreje arrogante dhe konfuze. Berisha vetë u dashurua me stilin e taun holleve që më shumë të kujtonin takimet e Hoxhës gju më gju me popullin, sesa ato të një lideri perëndimor dhe modern. Se ai i shmangu gazetarët me të njëjtin stil dhe me po ato fraza siç kishte vepruar Nano në vitin 2005.

Madje arriti deri aty sa klonoi edhe emisione në TV, siç nuk kish ndodhur kurrë këto 23 vjet, dhe që përbëjnë një precedent të rrezikshëm për median; Ka njerëz që thonë se Berisha shmangu llogaridhënien te publiku dhe se mungesa e llogaridhënies ndëshkohet me votë; Ka njerëz që thonë se për herë të parë në jetën e tij Berisha tentoi të mos ishte vetvetja. Ai iu largua imazhit të liderit që kishte frymëzuar për 23 vjet të djathtën; e burrit të shtetit serioz dhe imponues (atë për të cilën e pëlqenin dhe e besonin) dhe filloi të vinte mbi fytyrë maskën false të një burri shakaxhi dhe të një reperi në tentativë. Kjo ishte, sipas sondazheve të kundërshtarëve, bonusi më i madh që ai u bëri konkurrentëve në finish të fushatës. Krijoi te publiku një konfuzion, i cili përputhej me etiketimet që atij po i bënte lideri i opozitës dhe ironinë e padrejtë të këtij të fundit me moshën e Kryeministrit; Ka të tjerë që thonë se Berisha nuk prezantoi një program solid dhe nuk ngjalli te publiku besimin që ngjalli Rama qoftë edhe me kurajën e tij për të prezantuar një program të shkruar dhe të përmbledhur në një libër përballë gazetarëve;

Ka të tjerë që thonë se Berisha gaboi me premtimet elektorale, tatimet, grupet e interesit, privatizimet, korrupsionin, listën e deputetëve, leximin e pakënaqësisë së shqiptarëve në zgjedhjet e 2011-s, fytyrat e lodhura që qëndronin në kabinetin e tij prej tetë vitesh. Ka të tjerë që thonë edhe të tjera e do thonë edhe më shumë ditët në vijim. Ka njerëz që do t’i sulen brenda partisë së tij dhe jashtë saj për t’i kërkuar përgjegjësinë për këtë humbje. Unë besoj se shumë prej këtyre tezave janë të vërteta dhe shumë të tjera të ekzagjeruara, por unë nuk besoj se Berisha humbi thjesht prej tyre. Veç një arrogancë mbresëlënëse që shfaqej hapur te Jozefina Topalli e që së fundmi përfshiu edhe atë vetë, Berisha nuk mund ta shmangte humbjen. Ai humbi sepse kishte ardhur koha të humbiste.

Sepse në politikën pluraliste të pas vitit 1990, ai është pa dyshim lideri më i madh dhe më i rëndësishëm politik. Ai ishte një talent i rrallë që i mundi një nga një konkurrentët që kishte përballë, nga Ramiz Alia te Fatos Nano, dhe nga ky i fundit te Edi Rama në 2009-n. Berisha shënjoi fort këtë çerek shekulli të historisë së Shqipërisë, por edhe fuqitë, edhe talenti, edhe frymëzimi kanë një kufi. اdo lider, sado i madh qoftë, humb një ditë. Kështu humbi Theçeri, Koli, Andreoti. Nëse gjithçka më sipër Berisha do ta kishte bërë më mirë, ai mund të siguronte një humbje më të ngushtë ose edhe një fitore të zbehtë, por kjo ka pak rëndësi.

Berisha humbi pas dy mandatesh rresht dhe pas 13 vitesh në pushtet. Ai ka fituar më shumë zgjedhje se kushdo tjetër në këtë vend; ashtu siç edhe ka humbur. Ai e ka mbajtur të djathtën në pushtet falë një talenti brilant, edhe kur ka qenë në kufijtë e mundësive. Ai vetë dhe të djathtët duhet të jenë krenarë për këtë. Duhet të jenë krenarë për dy mandatet e tyre; edhe për pesë vitet që e drejtuan vendin në fillim të viteve ’90. Duhet të krenohen për atë që kanë lënë pas dhe të kuptojnë se loja e demokracisë dhe e pluralizmit është e tillë, fiton dhe humbet. Dhe në demokraci, humbja është po aq fitore nëse ti di ta kuptosh dhe ta lexosh me dinjitet. Ndaj, ajo që duhet të bëjë e djathta është të lexojë e analizoje humbjen dhe të përgatitet për betejën e radhës. Në demokraci nuk ka asnjë të humbur të përjetshëm, siç nuk ka edhe fitues të tillë.

bLeNdI fEvZiU/ PANORAMA
 
Zana1

Braveheart
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

Nuk ka pse te befasohet , aman lojra politike dhe shantazh ne popull, nuk e ka fituar nga merita e saj por Europa- Amerika e detyroi dhe aq me mire....

Berisha ka bere gabimin me te madh qe 4-vitet e fundit nuk pranoi te bashkepunoje me k'to 2 superfuqi, per arsye te korrupsionit te larte dhe lidhjes me mafian!!!!! Sigurisht qe edhe populli i thjeshte ka humbje te medhaja ne k'te rast dhe varferi ne kulm,
 
xhebrail1

INTERIST

po ku din ti lidhjet me mafian e korrupsionin e superfuqit qe me flet thuajse je ministre e jashtme po lere se le name hupi se u mbush me grek shqiperia edhe ska dyshim kjo eshte arsyeja edhe ajo ma e madhja ky popull don druu don diktature se sjan mesu te ken dy lek ne xhep qe i beri dikushat tash keta menduan se jan ku me dit qka
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

PD humbi prej faktorit tashme te konfirmuar si ai faktor qe ben shumicen e qe quhet LSI. PS nuk ka rritje votash, ose ka nje rritje me 0 dicka qe jane te paperfillshme, ka ulje te PD dhe fluturim te LSI. Rama vete ka dale i humbur nese shikohet me kujdes, pasi kap ose jo 66 mandate, pra nuk ka shumice qeverisese, eshte LSI qe mund ti jape ose jo pushtet.

Leku i luajtur i LSI, problemet e qeverisjes se PD, organizimi me para dhe autobuse i emigranteve i dha fitoren koalicionit PS-LSi.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

Arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje

Sovrani shqiptar ne 23 qershor foli me voten e tij dhe ndeshkoi partine ne pushtet. Shume analiste ne ditet ne vazhdim do ta quajne kete si "nje fitore te se majtes" por ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse nje referendum popullor mbi 8 vjetet e pushtetit te te djathteve. Shqiptaret ne qershor 2013 nuk jane te kenaqur me qeverisjen e tyre dhe ky eshte nje ndryshim i madh nga dy zgjedhjet me te fundit, te 2009 dhe 2011 ku PD dhe aleatet e vete paten nje rezultat pozitiv. Lind natyrshem pyetja: Cfare ndodhi ne keto 2 vjetet e fundit qe te sjelli nje pakenaqesi te tille ne elektorat karshi qeverise dhe politikave te saj? Pergjigjia e kesaj pyetjeje eshte thelbi i te kuptuarit te humbjes elektorale dhe nevojitet nje analize e hollesishme qe te gjitha partite e djathta duhet te bejne.

Arsyeja kryesore e humbjes se koalicionit te djathte eshte gjendja jo e mire ekonomike ne vend sidomos ne dy vitet e fundit. Qeveria Berisha ia arriti me sukses te admirueshem qe ti rezistoje krizes financiare globale dhe rajonale ne mandatin e pare te qeverisjes, por ne dy vitet e fundit te gjitha barometrat ekonomike deshmonin qe kriza ekonomike kish mberthyer ekonomine shqiptare. Nuk mund te besh me faj qeverine qe Berisha kryesonte per krizen ekonomike pasi ajo ishte jashte kontrollit te tij. Kriza e vendeve tona fqinje, Greqia dhe Italia preku edhe ekonomine shqiptare kryesisht me uljen e te ardhurave te emigranteve. Por nuk ishte kjo arsyeja perse zgjedhesit ndeshkuan qeverine ne zgjedhje. Arsyen duhet ta kerkoni tek kontrasti i thelle i prioriteteve te buxhetit te shtetit dhe buxhetit familjar te shqiptareve. Teksa qeveria investonte qindra miliona dollare te marra si kredi ne tregun boteror per ndertimin e infrastruktures se vendit, familjet shqiptare duhet te menaxhonin nje buxhet familjar me te ardhura gjithmone e me te pakta. Sa here qe kryeministri inaguronte nje rruge apo nje tunel, ne syte e shqiptareve te thjeshte kjo u perjetua si nje qeveri e pasur qe ka leke te investoje per ndertimin e veprave te tilla gjigande, por nuk ka leke te me ndihmoje mua financiarisht ne nje kohe krize. Opozita shqiptare perfitoi nga kjo situate duke ia faturuar fajin e krizes ekonomike qeverise shqiptare.

Arsyeja e dyte e humbjes ishte qeverisja me politika pro-biznesit ne nje vend ku mbizoteron "klientelizmi" si forma me e mire e te berit politike. Te gjitha politikat e qeverise Berisha ishin politikat e duhura per vendin: taksa e sheshte ishte e suksesshme ne thithjen e investitoreve te huaj dhe uljen e barres fiskale mbi biznesin. Problemi me taksen e sheshte eshte se ate e vlereson sic duhet vetem biznesi i madh dhe i vogel, dhe jo ai shqiptari i thjeshte qe akoma beson se vendet e punes i krijon shteti e jo biznesi privat. Gabimi tjeter strategjik qe u be nga kreu i qeverise ishte mosleximi sic duhet i verdiktit te zgjedhjeve te vitit 2009. Ai arriti te fitoje nje mandat te dyte te ngushte, por kjo nuk justifikonte totalisht politikat qeverisese te djathta qe ai ndoqi. Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prirje te majta dhe kjo fale ndikimit te shteteve sociale ne vendet fqinje: Greqi dhe Itali. Largimi i LSI nga koalicioni i PD nuk ishte arsyeja e humbjes se PD. Teksa PD dhe Berisha krijonin politika pro-biznesit e pro rritjes ekonomike te vendit, partia e tyre e koalicionit, LSI, ishte duke perdorur pushtetin per te ushqyer "klientelizmin" e saj.

Dhe dalim tek arsyeja e trete e humbjes, zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar me qeverisjen Berisha. Kur qarku i Shkodres e Dibres nuk te jep voten ne zgjedhje, edhe pse ta kane dhene kete vote ne cdo zgjedhje, e kupton qe ka dicka serioze qe nuk shkon. Zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar eshte i dukshem dhe i prekshem. Berisha arriti mjeshterisht qe te mbaje ne kembe nje koalicion qeverises e ta mbylli me sukses edhe nje mandat te dyte ne qeverisje. Por kostoja e ketyre taktika politike mbi elektoratin e djathte ishte e madhe. Elektorati i djathte shqiptar eshte i tille vetem ne emer e jo ne filozofi. Kur vjen puna tek botekuptimi dhe sjellja, ata e vleresojne "klientelizmin" po aq shume sa te majtet. Mandati i dyti solli nje pakenaqesi te madhe kur demokratet duhet te ndanin pushtetin me LSI. Burimi i dyte i pakenaqesise ishte arroganca e pushtetit: ne zgjedhjet e 2011 Berisha u beri shume leshime partive te vogla ne koalicion, ne kurriz te kandidateve e elektoratit tradicional demokrat. Dhe kjo pakenaqesi e elektoratit te djathte u konfirmua perseri 1 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, kur Berisha renditi ne listat e PD 3 deputete socialiste te perjashtuar nga PS. Arroganca e pushtetit solli anashkalimin dhe injorimin e zerave te demokrateve te thjeshte ne baze. Kjo u duk edhe tek perpilimi i listave te kandidateve ne Tirane e jo ne baze.

Arsyen e katert duhet ta kerkoni tek psiqika shqiptare: asnjehere ne keto tre dekada pluralizem, shqiptaret nuk e kane votebesuar te njejten parti me shume se dy mandate. Shqiptaret kane frike nga partia-shtet dhe kjo si rezultat i se shkuares se tyre komuniste. Elektorati shqiptar i trembet realitetit kur partia ne pushtet kontrollon te gjitha pushtetet e institucionet e vendit. Dhe duke qene se PD kontrollon tashme te gjitha pushtetet e institucionet e vendit, ishte e lehte per opoziten qe te rizgjonte friken e "gogolit" Berisha ne mendjet e shqiptareve. Shume do te bejne me faj kryeministrin Berisha per humbjen ne zgjedhje, por une nuk jam nje prej tyre. Berisha mbart pergjegjesite e veta per humbjen, por njerezit duhet te kuptojne se rotacioni politik eshte pjese e jetes politike ne demokraci.

Sic e shpreha ne krye te kesaj analize, kjo nuk ishte nje fitore e se majtes, kjo ishte nje humbje e besimit te elektoratit tek te djathtet. Demokratet duhet te ndihen shume mire me arritjet e tyre ne keto 8 vjet. Nuk ka dyshim ne mendjen time se 8 vitet e fundit kane qene 8 vitet me te suksesshme te qeverise shqiptare qe nga themelimi i shtetit shqiptar. Ne vitet e dekadat ne vazhdim, shqiptaret do te rivleresojne me mire arritjet e kesaj qeverisje. Ashtu si opozites aktuale tani qe erdhi ne pushtet, do t'i duhet te konkurroje me arritjet e demokrateve ne keto 8 vjet. Te djathtet duhet te rigrupohen ne opozite dhe te bejne nje opozite parlamentare te forte, ne menyre qe te rifitojne besimin e humbur te shqiptareve. Jam i bindur qe vetem pak muaj qeverisje te socialisteve do te mjaftojne per elektoratin shqiptar qe te kuptoje se kane rene nga shiu ne bresher.
Bukuria e demokracise eshte se si humbja dhe fitorja nuk eshte e perjetshme pasi sovrani flet me vote cdo 4 vjet.

hajduti
 
Zana1

Braveheart
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

Aman Hajduti ti kane qorruar syte rryfshetet nen dore :) po 8-vjet kane qene arritje te medhaja per egon dhe balancin e bankava te juaja, kjo eshte mese e vertete!!!!! une po flas per te miren e popullit ne pergjithesi....
 
Ti e ke shkruar gjithe kete??!?!,, po ti qenke analist, lol... Ne fakt me ate fjaline me te zeza e paske knaq krejt, se puna aty eshte ne fakt si te formohet nje grup per te hedhur palen tjeter, ah mendje... prandaj s'ecin me, dhe ato bashk me ne, se kur vjen ne pushtet nje parti, se kan mendjen tek bashkpunimi, po si e si tja nxijne jeten dhe ti hedhin gure pales tjeter per te mos ecur para, qe ne zgjedhjet e ardhshme te jene te forte per te hedh akuza qe te fitojne serish...

p.s. teksa lexoj gjithe kto shkrime nga kto demokrate te flakte, qe mendojne vetem me nje ane te trurit me vjen te them: I ecte mbare Edi rames per inat te atyre shqiptarve qe vetem keq mendojne, se kshu jemi msuar ne, tpunojme per te mundur tjetrin jo per te miren e te dyja paleve....
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

Veq nje kafshat buk pe lypi e kurgjo ma shum ni pik uj se fyti mu ka bo shkrum zemra oka m'dhem shpirti po m'kan
se i jemi o ka mshet e po m'vran qe kjo dor ka votu i ka pru aty ku jon qikjo dor qe prej tyne lemosh kerkon
po per mu spo kan veq per gjepa t'veta une paguj tatim atyne ju mushet kuleta ,qeveri e marune me
kusheri se qysh je msu lop e dele edhe ni bari t'korruptun deri n'fyt se si denojn hiq se morali
osht moral edhe kur ska ligj per para rebela spo merziteni
tu nejt kur pagun me pare te popullit asni sen nuk asht shtrejt ...
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

Shprehnim mendimin tuaj per temen te plote ne nje postim, dhe nuk eshte nevoja qe te replikojme e ti mbushim mendjen njeri-tjetrit. Secili ka mendimin e vete dhe bukuria e temes (ideja edhe e autorit te temes) eshte kur futesh e lexon me rradhe mendimet e ndryshme te gjithe anetareve te forumit.
 
jam plotesishte me ty po ketu disa nuk mjafton kjo duan te te kapin per fjalesh se ju duket vetja te zgjuar e kan harruar se per njerezit qe e pandehin veten te zgjuar ne kete Fv e mundohen me kap filozovin e fjaleve te mija gabim jam si FERRARI munden veq tymin me pa....
Shqiptaret u joshen nga mendimet apo me sakte propozimet enderra te edi rames si edhe treguan mosmirenjohjen e vet per ate qfare ka bere levizja e djathte gjithe keto vite ne pushtet.Vetem te mendosh me logjiken e Edi Rames do ja marre atij qe ka e do ja jap atij qe ska kjo veq ne komunizem ka ndodh ai tipi qe ka 20 vjet qe ka mbaru biznes tash me mbush arken e shtetit per njerez legena qe rrin tere diten e nuk punojne as edhe nje send jo qe nuk ka po nuk duan se ju pelqen te jen parazit ..
E ai qe ka ngrit biznesin flen gjume ne 2 te pas mesnates e qohet ne 6 te mengjesit punon prape edhe pse vozit makine te mire ka shkollim te mire e nuk rrin me prit me thon ta gozhdojme qeverin se nuk po na jep mireqenje ,nese nuk mundohesh per veten qeveria e tere botes nuk do te ndihmoje kurre....
Koha e partis se punes po vjen shpresoj te kete sukses edhe pse dyshoj se kjo oshte kon veq propogande anti berishiane e te gjitha mediave e te gjithe njerezve se kam pare gjitheqka ne kete ish jugosllavin e madhe qe o kon dikur e eshte hala veq popull me dembel se shqiptarte ne shqiperi skom pa.
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e rrojti.

Faik Konica
1902
 
AjSi

...
Titulli: ا’ndodhi me të djathtën?!

PD humbi sepse njerez si (disa qe komentojne ktu nforum ,spo jap emra po jan mbeshtetesa te PD :p) jan specie n zhdukje edhe prandja nuk kishte kush me e votu :p
 
E vertete specie ne zhdukje me mire ne zhdukje se pjelle e partise komuniste .
 
Top