• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Analisti grek: I befasuar nga Rama, më bëri të ndihem si qytetar i botës së tretë


Një nga analistët më të njohur grekë, Christos Raptis ka shkruar një shkrim me titullin “Shqipëria Europë, Greqia Ballkan” pas intervistës së kryeministrit Rama për televizionin SKAI, pas të cilës, thotë ai, u ndje qytetar i një vendi të botës së tretë.

Opinionisti shkruan se Shqipëria e Ramës përpiqet t’i mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, t’i zbusë armiqësitë, urrejtjet dhe pasionet e historisë së Ballkanit dhe të kalojë përfundimisht në logjikën dhe në kulturën e perspektivës europiane të vendit të tij.

SHKRIMI

Christos Raptis, Iefimerida

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të fliste dhe të analizonte marrëdhëniet dhe problemet greko*shqiptare, por kisha dëgjuar se Rama është një politikan europian që dëshiron të reformojë Shqipërinë dhe ta shndërrojë në një vend modern perëndimor. Më la mbresa anglishtja e tij, fortësia e argumenteve, duke përdor arsyen dhe gjuhën e moderuar. Shkurt, brenda një ore ai përqeshi gjithë nacionalistët grekë mbi Shqipërinë e Madhe dhe kërcënimet e lidhura me ato që po ndodhin me minoritetin grek në Himarës, ngjarje e cila krijoi stuhi mediatike në shtypin grek dhe në gjithë rrjetin.

Për hamendësimet lidhur më Shqipërinë e Madhe dhe agjendën e jashte të Shqipërisë, argumentet e Ramës ishin të vendosura. “Përse duhet të kërkoj falje”, tha ai, “për disa paranojakëve që imagjinojnë gjëra të tilla dhe të bëj harta për asgjë?”. “Do të ishte sikur qeveria greke të kërkonte falje për disa ëndrra të sëmura të kufijve të Greqisë që shkojnë deri në Shqipërinë e Mesme”. Edhe më bindës ishte ai lidhur me “trajtimin e pabarabartë” që po i bëhet minoritetit grek në Himarë lidhur me disa shembje shtëpish që po bëhen atje.

“Në Shqipëri po ndodh një urbanizim që parashikon shembjen e 9 mijë ndërtimeve në mbarë vendin. Nëse gjeni qoftë edhe një fakt se ne po i shembim këto ndërtesa në Himarë mbi bazë kriteresh të tjerë, unë do të vij në televizionin tuaj dhe do t’i kërkoj falje publike popullit grek”, tha Rama. Kryeministri Rama po përpiqet që të mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, përmirësojë marrëdhëniet në Ballkan dhe të hyjë më në fund brenda logjikës dhe kulturës europiane, një perspektivë e vendit të tij.

Por në vend të kësaj, në Greqi kanë mbetur ende në stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste që u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria. Fatkeqësisht, “Kjo është Greqia” i tha Rama gazetarit në mënyrë të sinqertë, që për fat të keq po merr pjesë në këtë farse të quajtur debat publik./Panorama
 

Aver

VIP
Titulli: Analisti grek: I befasuar nga Rama, më bëri të ndihem si qytetar i botës së

Sa i perket politikes se jashtme na ka befasuar edhe neve. Po flas per vete te pakten, edhe pse e thone edhe shume te tjere.

Dikur simpatine ketej lumit e ka pasur jo ne zero por ne minus. Nderkohe ka ndodhur nje ndryshim jo i vogel i mendimit per te.
 
Last edited:

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Analisti grek: I befasuar nga Rama, më bëri të ndihem si qytetar i botës së

Uroj mos ti ken analistat greket siq kemi ne ...se vertet rama me till knaqet.
 

Darius

Larguar...
Vendndodhja
Shqipëri
Titulli: Analisti grek: I befasuar nga Rama, më bëri të ndihem si qytetar i botës së

Rama nuk eshte as per drejtor shkolle tetvjecare e jo me "strateg i politikes se jashtme"!

Darius
 
Top