• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ana, një histori tragjike dashurie

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ana, një histori tragjike dashurie



“Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde”.

Mbreti Henri VIII i Anglisë donte të dinte me padurimin se çfarë zemra e Ana Bolenës mendonte për të. Dhjetëra letra ai nisi në adresë të gruas që më vonë do të shënjonte historinë më dramatike të dashurisë në oborrin anglez. Historia e tyre është si në përralla. Mbreti i Anglisë, i cili ishte martuar në atë kohë, ra në dashuri me një shërbëtoren e tij, që quhej Ana. Ai e donte aq shumë divorcin, me qëllim që të mund të martohej me Anën, sa që hyri në konflikt me Kishën Katolike (që shumëkush, në atë kohë, besonte se kontrollonte fatin e shpirtit tonë të pavdekshëm).

Edhe pse martesa e tyre do të përfundonte në tragjedi, dashuria e tyre tronditi themelet e qiejve. Ana Bolena u bë Mbretëreshë pas martesës si gruaja e dytë e Mbretit Henri VIII dhe mbretëroi nga viti 1533-1536; gjithashtu ishte dhe Markeze e Pembroke-s. Historia e saj shumë e përfolur mbetet një nga historitë më dramatike të Anglisë, pavarësisht se historianët anglezë thonë se ishte nga Italia, ajo mbetet një personazh ku familja e saj arbërore nga Bolena e Vlorës, ka ikur nga Arbëria në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeu.

Ardhja e familjes së saj të pasur në Angli nuk dihet mirë. Mbreti Henri pati një dashuri të sëmurë për të, kjo gjë shihet dhe nga letrat e dashurisë që janë të pafundme në arkiva. Aq sa iu errën sytë nga fjalët dhe besoi se mund ta kishte tradhtuar duke i prerë kokën. Kjo histori tragjike vijon të frymëzojë artistët që kanë shkruar opera për të, apo libra. “ E dashura ime, zemra ime dorëzohet në duart e tua, duke u lutur ta mbash aty përgjithnjë. Sa e lëndon zemrën time mungesa jote. Sa të gjata janë ditët dhe sa i largët duket dielli, dhe kurrë më parë nuk më janë dukur më të nxehta sesa tani nga mungesa jote. Po ju dërgoj imazhin tim me një byzylyk ta mbash në duar e të më kujtosh gjithnjë…Uroj të të pëlqejë”, shprehej Henri në një nga letrat para se të lidhnin kurorë.

(gazeta-Shqip.com)
 
Top