• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Aren

Anëtar i Respektuar

Dëshmia e shtetasit Marash Lulaj, i cili vrau me çifte djaloin e tij tri ditë më parë në Shkodër, mund të jetë kontradiksioni më i madh i kohëve të fundit në realitetin Shqiptar.
Babai që vrau me armë djalin e tij në moshën 27 vjeç, ka thënë se nuk donte ta vriste të birin. “Mora çiften vetëm për ta trembur. Në debat e sipër nuk e di si shkrepi arma”, ka thënë Marash Lulaj.
Deklarimet ai i bëri në gjykatë ku doli për masën e sigurisë me akuzën e vrasje së djalit të vet, 27 vjeçarit Edmond Lulaj, në Malësinë e Madhe. Marash Lulaj doli sot para Gjykatës së Shkodrës për të marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

60 vjeçari nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Kryefamiljari akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje të armëve të gjahut pa leje”. Sipas Lulajt, të dy kishin qenë në gjëndje të dehur.Lajmi i fundit
 
sensuu

sweet
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

sa keq :(
 
Morena

...Δʝɛя...
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Iiii sa keq, gjynah per te dy.
 
Elushe

Vogëlushe
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

1. Malsia e Madhe nuk eshte Shkoder.
2. S'doja, shkrepi vete çiftja se une doja vetem ta trembja

U kalbte ne burg!
 
gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Me vjen shume keq per djalin edhe per babain(njeri ne toke e tjetrei ne burg).
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

1. Malsia e Madhe nuk eshte Shkoder.
2. S'doja, shkrepi vete çiftja se une doja vetem ta trembja

U kalbte ne burg!

Se ishin te dy te dehur, nuk e aresyeton vrasjen dhe bile as edhe nje veper tjeter te lige. Secili e din kapacitetin e vet ne perdorimin e alkoolit dhe vertet eshte per te te ardhur keq sa poshte jemi katandisur. Djali e vret babain, babai-djalin, burri-gruan, vellai-vellain...hapu toke te futem mbrenda....
 
arch_modern

tHe WoRlD iS mInE
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

O Zot! Mos ju befte pika asaj rakie e alkoli... se i la njerezit pa mend i la... O Zot...mijra pije ekzistojne, e njerezit shkojne pikerisht te nena e te keqes....boohh...njerez qe nuk u dhimbset as vetja e tyre:(
 
Elushe

Vogëlushe
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Se ishin te dy te dehur, nuk e aresyeton vrasjen dhe bile as edhe nje veper tjeter te lige. Secili e din kapacitetin e vet ne perdorimin e alkoolit dhe vertet eshte per te te ardhur keq sa poshte jemi katandisur. Djali e vret babain, babai-djalin, burri-gruan, vellai-vellain...hapu toke te futem mbrenda....

Pajtohem me ty. Moralisht nje akt i tille nuk ka te falur POR mendja e njeriut eshte aq delikate, aq unike saqe pranon edhe keso rastesh, prandaj, per nje gjykim me te thelle duhet te dijme pak me shume reth gjendjes mendore te autorit te vrasjes.
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Elushe, pajtohem qe gjendja mendore e nje njeriu te dehur nuk eshte si do duhej te sihte, por para dehjes besoj ajo mendje ka qene plotesisht ne rregull! Cfare e ka shty ate dhe te birin e tij te ndjere te dehen e dijne vetem ata, por diskutimi im ka te bej me shume me te tjeret sesa me ata qe e kane pesuar dhe po paguajn, njeri ne dhe dhe tjhetri ne burg (edhe fizik edhe shpirteror). Nuk mund te them se vrasesi menderisht nuk eshte ne rregull, sepse si do ti binte pishman per aktin, ose te thoshte se nuk e ka ditur ne ate moment (si i dehur qe ka qene) se cfare po bente. Pra them se mendjen e ka top, por dehja ia ka mjegulluar dhe eshte dehur me vetedije te plote.
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Keshtu eshte kur armet vertiten neper duart keshtu lirshem
 
Quku

Marakli Krapit

Kshu kan per te perfunu gjith ato qe mushin barkun me alkol.
 
bella

Anëtar i Nderuar
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Per arme pa leje tani u vertetua.........Se ky shteti yne eshte shtet m**.....arme pa leje ka kudo..edhe kamarjerja ne Elbasan qe u vra duke sherbyer(ishte per buken e gojes qe punonte) nga dy alabake e kriminil te cmendur kishin pistolet me vete........Nuk ka shtet...nuk ka ligj...nuk ka siguri.....ka vetem injoratizem, hipokrizi dhe krime...........Festuam edhe 28-29 nentorin.......HIPOKRIZIAAAAAAA ME E MADHE E SHQIPERIS SE SOTME.
 
ZHIGO

better than your ex, better than your next
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

me thuj pak ,

ça faji ka shteti kur ka plera njerëz , po ta krahasojm keshtu . i bi qe dhe shteti bon rolin e kazonit te plerave , pra mbledh mbeturinat dhe si te thush i administron si ti doj qefi.

ne fakt habitem , me disa ktu qe se pranojm qe jemi nje popull leshi, katastrof fare , do perfundojm aty ku s'do dum as veten , gjon mo te shtrenjt , duke perfundu ke jehovai.

e mos e lidhni me alkolin , jane njerezit , pa mbrapa vjen alkoli (justifikim)
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Se di pse nuk po me dhimbsen asnjeri.
Te gjithe e dine qe alkoholi eshte i demshem jo i mire te sjell probleme etj shum gjana tjera e prap e pijne , e at'here pse te me dhimbsen kur me deshire e bejne ?
Gjithashtu edhe per armet .
Pra ata e deshten nje gje te tille at'here le ta mbajne.
 
Elushe

Vogëlushe
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Elushe, pajtohem qe gjendja mendore e nje njeriu te dehur nuk eshte si do duhej te sihte, por para dehjes besoj ajo mendje ka qene plotesisht ne rregull! Cfare e ka shty ate dhe te birin e tij te ndjere te dehen e dijne vetem ata, por diskutimi im ka te bej me shume me te tjeret sesa me ata qe e kane pesuar dhe po paguajn, njeri ne dhe dhe tjhetri ne burg (edhe fizik edhe shpirteror). Nuk mund te them se vrasesi menderisht nuk eshte ne rregull, sepse si do ti binte pishman per aktin, ose te thoshte se nuk e ka ditur ne ate moment (si i dehur qe ka qene) se cfare po bente. Pra them se mendjen e ka top, por dehja ia ka mjegulluar dhe eshte dehur me vetedije te plote.

Pikerisht sepse ai beri nje akt te tille nuk eshte i rregullt, se po te ishte s'do te vepronte ne kete menyre. Dhe, i pandehuri gjykohet sipas testit "te personit racional" pra, sikur nje person me mendje te shendoshe te ishte ne vendin e tij, a do te vepronte ne te njejten menyre? Pergjigja kuptohet qe eshte JO! Gje qe automatikisht e fut kete njeri ne kategorine "irracional".
 
Roxanne

Minnie Loves Mickey
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Thone: Armen duhet ta kesh 4 ore large.

Duhet te jete shume e rende te vrasesh femijen tend.. Jete I thenshin ai kot jeton.
 
Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Per cfare e donte ciften ky, per harabela?
Keq do duket ta them, por lajmet e fundit qe po degjoj nuk me bejne me pershtypje... e vrau me cekic, e vrau me sharre, i preu trupin, spo gjejne dot koken... ka ardhur nje kohe e keqe, shume e keqe.

ps. Po me mbiemer Lulaj une sikur kam degjuar ne Fier, paska dhe ne Malsi te Madhe?
 
Quku

Marakli Krapit
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Zana ka lula gjithanej :p
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Pikerisht sepse ai beri nje akt te tille nuk eshte i rregullt, se po te ishte s'do te vepronte ne kete menyre. Dhe, i pandehuri gjykohet sipas testit "te personit racional" pra, sikur nje person me mendje te shendoshe te ishte ne vendin e tij, a do te vepronte ne te njejten menyre? Pergjigja kuptohet qe eshte JO! Gje qe automatikisht e fut kete njeri ne kategorine "irracional".

Po Elushe kishte raste qe advokatet mbrojtes e dergonin klientin ne neuropsikiatri per ta shfrytezuar kinse gjenjen e tij te creggulluar ne aresyetim te vepres se bere...Por a ishte i tille para se te deheje? A e dinte qe gjendje e dehur eshte gjysme marri?
Pyes vehten dhe te tjeter: Nese dua te bej nje veper te keqe do te dehem dhe te bej cfare te dua dhe pastaj kam aresyen e plote qe kam qene ne gjendje te crregullt...!
 
arch_modern

tHe WoRlD iS mInE
Pe: اmenduria e babait në Shkodër: Vrava tim bir pa e ditur, isha i dehur

Keshtu eshte kur armet vertiten neper duart keshtu lirshem

S'besoj tjete ajo arsye Cyber, se per ate pune arma mund te ket qene dhe me leje, ai veprim mudn te jet ber edhe nga nje polic per ate pune qns ka qene i dehur, nga ana tjeter kemi dhe raste kur vrasja mund te jete bere me thike apo me mjete tjera rrethanore, apo nga dehja peson aksident. nje njeri ne gjendje normale edhe pse e ka armen, nuk shkon te vrase njeri sidomos femijen e vet. Fatkeqesisht ne kete rast ka qene gjendja mendore e vrasesist(pasi ka qene tape, kur i thone) dhe dihet kur je i dehur nuk e kontrollon veten fare me...

---------- Post added at 06:54 ---------- Previous post was at 06:52 ----------

e mos e lidhni me alkolin , jane njerezit , pa mbrapa vjen alkoli (justifikim)

dihet qe njerezit jane njerezit, se s'eshte alkoli ai qe i detyro njerezit ta pijne, por ne momentin qe njeriu shtyhet nga kurioziteti, qejfi apo ku di une se cfare ta pije ate, atehere te mer kalane nga brenda ai:p dhe ti s'je ne gjendje ta kontrollosh me.... kshuqe justifikimi ne kete rast eshte i papranureshem:p
 
Plotesisht i pajtimit me ty arch...asnje justifikim nuk eshte i pranueshem dhe asgje nuk e justifikon vrasjen, cilado qofte ajo (Pervec e armikut)!
 
Top