• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ambasadori Uang: Ja Olimpiada kineze sipas meje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kina është më shumë se asnjëherë këto vitet e fundit, në qendër të vëmendjes botërore. Lojërat Olimpike i kanë kthyer një pjesë të shkëlqimit të humbur, por me një kosto mjaft të lartë Në katër vitet e fundit Pekini i ngjante më shumë një kantieri ndërtimi të rëndë, sesa një kryeqyteti. Njëra pas tjetrës, filluan të ngrihen brenda natës ndërtesa nga më të çuditshmet e më të paparashikueshmet. Të gjitha me një qëllim. Krijimin e Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga hapja zyrtare e Lojërave Olimpike, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Uang اun Lin, ka ofruar në një intervistë ekskluzive për Televizionin Shqiptar, një këndvështrim alternativ për festival më të madh sportiv në planet.

Kur ka mbetur edhe më pak se një javë nga Lojërat Olimpike, si po e pret Kina festivalin më të madh sportiv në planet?
Për të organizuar një Olimpiadë me veçori karakteristike dhe të nivelit të lartë ne kemi ndërtuar, në përputhje me standardet
ndërkombëtare 31 stadiume dhe pallate sportive, 45 stadiume dhe pallate për stërvitje, si dhe një fshat të madh olimpik ku do të akomodohen ekipet sportive dhe shoqëruesit e tyre. Gjatë javës në vijim, Kina do të vazhdojë të marrë masa të mëtejshme për mbarëvajtjen e transportit, për cilësinë e ajrit, për mjedisin dhe sigurinë e ushqimeve, në mënyrë që t’u ofrojë sportistëve nga vende të ndryshme shërbim të cilësisë më të lartë.
Sa përllogaritet të jetë kostoja e organizimit të kësaj Olimpiade për vendin me popullsinë më të madhe në botë?
Pekini ka premtuar se do ta organizojë Olimpiadën duke kursyer dhe mbajtur në kontroll investimet për ndërtimin e 31 stadiumeve dhe pallateve sportive, vlera e të cilave nuk do të kalojë 13,000,000,000 juanë (1.3 miliardë euro), ku 51 % e shumës financohet nga buxheti i qeverisë qendrore dhe vendore, ndërsa pjesa tjetër financohet nga shoqëria. ثshtë folur shumë për ndotjen e mjedisit në Pekin gjatë këtyre Lojërave Olimpike.
Cilat janë masat e marra nga qeveria kineze për të siguruar qiej të kaltër gjatë Olimpiadës?
Pasi fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Olimpike, Pekini ka punuar shumë për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe nga përpjekjet e bëra përgjatë 7 viteve për këtë qëllim është arritur që cilësia e ajrit të përmirësohet dukshëm.
Gjatë organizimit të Lojërave Olimpike dhe Parolimpike, Pekini do të ndërmarrë edhe gjashtë masat
e mëposhtme:
1. Do të mbahet nën kontroll qarkullimi i automjeteve;
2. Do të forcohet kontrolli në objektet në ndërtim;
3. Do të ulet ose ndalohet prodhimi në ato fabrika të
cilat shkaktojnë ndotje të lartë të ambientit;
4. Do të reduktohet ndotja e shkaktuar nga përdorimi i qymyrgurit;
5. Do të pakësohet lëshimi i dioksidit të karbonit në
ambient;
6. Do të forcohen masat për mbikëqyrjen dhe mbajtjen nën
kontroll të
mjedisit.
Po përsa i përket sigurisë, kur terrorizmi mbetet gjithnjë një kërcënim real për një eveniment të këtyre përmasave kolosale?
Tanimë puna e sigurimit për Lojërat Olimpike pothuaj
ka përfunduar. Në kuadrin e saj:
1. ثshtë krijuar struktura komanduese e cila përfshin
tre nivele, nivelin shtetëror, atë të stadiumeve dhe pallateve sportive, si dhe atë të mjediseve ku do të zhvillohen ndeshjet. Njëkohësisht është krijuar edhe një sistem komandues për sigurinë e Lojërave Olimpike.
2. ثshtë hartuar një plan i përgjithshëm për sigurinë e Lojërave Olimpike.
3. Janë forcuar masat e sigurisë në stadiume dhe pallate sportive dhe në Fshatin Olimpik.
4. Qeveria Kineze ka mobilizuar forca nga të gjitha anët për të marrë pjesë në shërbimet për sigurinë e Lojërave Olimpike duke krijuar një ekip sigurimi, i cili është i mirëpërgatitur profesionalisht dhe gjithmonë gati për të ndihmuar.
5. Do të forcohet më tej puna e sigurimit për VIP-at.
اfarë sjell të re kjo Olimpiadë, krahasuar me të mëparshmet, përsa i përket teknologjisë, informatikës, mobilitetit, logjistikës, si dhe administrimit të burimeve njerëzore?
Olimpiada e Pekinit ka katër veçori karakteristike, tre koncepte dhe pesë principe. Katër të veçantat e kësaj Olimpiade janë: karakteri kinez, ndërveprimi kulturor, fryma bashkëkohore dhe gjithë-përfshirja e publikut, ndërsa tre konceptet janë: Olimpiadë e Gjelbër, Olimpiadë me Teknikë të Përparuar dhe Olimpiadë Ndërkulturore. Për sa u përket pesë principeve, ata janë: organizimi i Lojërave Olimpike në mënyrë të hapur, krijuese, me sa më pak shpenzime, transparente nga pikëpamja financiare dhe me pjesëmarrjen e të gjithë popullit. Veçoritë e sipërpërmendura janë mbajtur parasysh në teknologjinë e informacionit, në mobilitet, logjistikë dhe në administrimin e burimeve njerëzore, duke pasqyruar besimin në zhvillimin paqësor, harmoninë e shoqërisë dhe begatinë e popullit të një vendi të madh me një qytetërim mbi pesëmijë vjeçar i cili po ecën me hapa të mëdhenj drejt modernizimit.
Si ambasador i Kinës në Shqipëri, si i vlerësoni shanset e 11 sportistëve shqiptarë për sukses në këto Lojëra Olimpike?
Unë kam mësuar se në krahasim me Lojërat Olimpike të mëparshme, në Lojërat Olimpike të Pekinit, Shqipëria do të përfaqësohet me një ekip sportistësh më të madh në numër. Sportistët shqiptarë janë mjaft të aftë në sportin e qitjes, në atë të atletikës, në mundje dhe në peshëngritje. Ju uroj atyre suksese në Lojërat Olimpike të Pekinit!

Marrë nga TVSH


Phelps: Nuk kam thënë se do fitoj 8 medalje ari
“Nuk kam thënë asnjëherë se do fitoj 8 medalje ari pasi unë mendoj vetëm të notoj”, është shprehur notari amerikan, Michael Phelps, i cili shpreson të thyejë rekordin e Mark Spitz, i cili ka marrë shtatë medalje ari në një olimpiadë. Pas dështimit në Athinë, notari amerikan është regjistruar në 8 disiplina të ndryshme, duke lënë të hapur mundësinë e fitore së 8-fishtë. “Unë nuk kam asnjëherë një gjë të tillë. Gazetarët janë ata që mendojnë ashtu. Objektivat i dimë unë dhe trajneri im”. U shpreh notari amerikan.
Ndal dhe Federer, vazhdon sfida mes tensitëve
Mes shumë protagonistëve të botës së sportit që pritet të përballen me njëri-tjetrin, dy prej tyre kanë filluar të bëjnë zhurmë në media, ende pa filluar gara. Bëhet fjalë për tenistët që konsiderohen “armiq të përjetshëm”, Rafael Nadal dhe Roger Federer, të cilët do bëjnë një “rokadë” në renditjen e përgjithshme. Nga njëra anë qëndron zviceriani, i cili nuk ka pranuar të flasë para mediave, ndërsa nga ana tjetër është Nadal, i cili nuk është kursyer aspak. Por spanjolli, i cili po qëndron në fshatin olimpik ka një problem urgjent, që është gjetja e valixheve të tij.
Kanu zgjat kontratën me klubin e Portsmouth
Sulmuesi nigerian, Nëankëo Kanu ka zgjatur edhe për një sezon tjetër kontratën me klubin e Premier League, Portsmouth. Futbollisti 32-vjeçar nigerian firmosi vitin e shkuar për këtë klub dhe mesa duket nga rezultatet, performanca e tij në fushë, i ka lënë të kënaqur drejtuesit e klubit Portsmouth, të cilët kanë vendosur t’i ofrojnë atij zgjatjen e kontratës. “Do të jap maksimumin gjatë sezonit të ardhshëm dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola”, ka deklaruar para gazetarëve Kanu.
Demenek flet për arsyet e dështimit të Francës
Rajmond Demenek ka fajësuar kohën e keqë për dështimin e Francës në Evropian. Pas kritikave të ashpra në qershor ai rrëfehet në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”. Arsyet e humbjes, shkaku i parë është shumë i thjeshtë. “Duhej të kisha vepruar me kokën time. Duhej të kisha vazhduar të provokoja, të veproja dhe kundër opinionit të të gjithëve. Duhej të kisha ndjekur intuitën time”. Një arsye tjetër? “Gjatë fazës përgatitore të Tignës koha ka qenë mjaft e keqe. Nuk duhej të kishim shkuar atje”, ka vazhduar më tej.
To
 
Top