• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Albin Kurti Kryeminister

C3nI

Anëtar i Nderuar
Une sportin dhe poiitiken e percjell cdo dite thuajse . Cdo kampionat , cdo pal zgjedhje qe mbahen interesohem te di si po rrjedhine gjerat .
Sic eshte Mesi per argjentinen ne futboll , ne fushen e polotikberjes Albini ne Kosove eshte numer 1 .
Edhe pse jeten , politiken si konceptoj ashtu si i koncepton Albini e verteta duhet te thuhet drejte : Albini eshte nje politikan i pa korruptuar
Albini eshte njeri nga me te zgjuarit ne aspektin e fushave te filozofise , jetes politike ne Kosoven tone
Albini ka mbeshtetje te te gjitha shtresave ne shoqeri .
Albini me punen dhe largpamesin e tij ia ka deshmuar cdo njeriu qe don ta shehe te verteten per cdo rrjedhime politike qe ka ngjare ne shtetin tone te posakrijuar .
Albini pasurin e vete e ka sakrfikuar per nje dite si kjo .
Albini ka familje , beson ne Zot , bene jete te moraleshme .
Keto dhe shume ceshtje te tjera me kane bere tia besoj voten .
Kauzat rrethe bashkimit kombtar dhe simboleve te shtetit te Kosoves jane plotesisht te drejta por meqe jemi nen sundimim e te huajve do ti vie dita edhe ketyre ceshtjeve te rregullohen .
Albini i ka fituar keto zgjedhje me mund me perpjekje sa qe u detyrua te arrestohet te burgoset te gjakoset te rrafet te malltretohet .
E ne fund Zoti e shperblej me ate qe e kerkoj .
E veqanta e ketyre zgjedhjeve eshte te gjitjha ato vota qe i ka marr Albini jane te qytetareve qe jane te paknaqur dhe te cilet punojne ne sektorin privat dhe rinia e mobolizuar kesaj here ia dha shkelmin e fundit dhe mendoj une lamtumiren e fundit atyre qe na udheheqen duke na vjedhure te ardhmen tone me korrupcion e me hajni .
Qytetaret e Kosoves ne pergjethesi jane puntor , kur ta krahasojme qe para 20 viteve ne infrastrukture ishum ne piken 0 , sot ne Kosove nje i huaj po te vie nese nuk i tregon per luften ai kurre nuk do ta kutoj qe ka pas lufte ketu .
 
Last edited:

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Tema eshte Albin Kurti , e ketu flitet per Ramen, Meten e kusur.

Uroj vertet te bej ndryshimin Kurti per te cilin Kosova ka nevoja imediate.
Ama jam teper mosbesuese ,duke marre parasysh se pak a shume te njejta shpresa u ushqyen edhe per Hajredinin....
Fakti qe eshte me i pakopromentuari nuk eshte alibi , mendoj se koha do vertetoj nese do jete realisht i tille.

Mgjth mos tregohemi skeptik e le te presim ngjarjet ne vazhdimesi....
 

Frank

Ashtu, kështu...
Eshte koha per Albinin!
Koha do tregoje se çfare do jete I afte te beje per popullin e Kosoves dhe vete Kosoven.

Mendimi im duke pare historikun e Albinit nga shoqeria civile e deri ne pozicionin ku eshte sot eshte nje histori suksesi por dyshoj fort qe eshte I perfshire me organizaten e George Soros dhe kjo nuk sjell asgje te mire.
 
Eshte koha per Albinin!
Koha do tregoje se çfare do jete I afte te beje per popullin e Kosoves dhe vete Kosoven.

Mendimi im duke pare historikun e Albinit nga shoqeria civile e deri ne pozicionin ku eshte sot eshte nje histori suksesi por dyshoj fort qe eshte I perfshire me organizaten e George Soros dhe kjo nuk sjell asgje te mire.
Nese nuk i nenshtrohet kushteve te serbise ne dialog dhe kerkesave te shba ska per te pas jetegjatesi.....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Nuk i kam ndjekur nga afer se si shkoje si procedure zgjedhore.
Por u gezova shume qe i fitoj Albini.
Me duket shume io denje per ate post.
Me beri pershtypje qe tek zyra e ti,tek jepte nje intereviste kishte flamurin shqiptar.
Ne jemi nje Trung ,Kosova eshte zemra e Veriut Shqiptar. :))
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Populli ka mbledhur mend, e ka pare sa eshte koha dhe eshte ftohur dhe ngopur me genjeshtrat dhe premtimet e politikaneve deri me sot. Mendoj se edhe njerezit qe nuk kane pasur simpati per Albinin, se bashku me ata te cilet nuk besojne sa duhet ne te, e kane votuar sepse duan ndryshim ose se paku t'i ipet mundesia dikujt tjeter, me shprese se do te ndryshojne gjerat.
Une personalisht mendoj se cdo vendim te cilin Albini do ta merr, sado i dobishem qe do te jete per Kosoven, nese bie ndesh me interesat e fuqive te medha, nuk do te miratohet. Akoma kam bindjen se ne, shqiptaret, ne pergjithesi kemi qeveri kukëll.
Korrupcionin madje e besoj se qellimisht nuk e zgjedhin te huajt sepse ashtu u konvenon atyre, qe ne cdohere te kemi nevoje per dike qe na del ne ndihme dhe cuditerisht i shohim si supermena, pa i pare pasojat.
Sikur neper filma, kur dikush donte te bente magji, i thonin qe ajo ka nje cmim. Pra edhe Albini, sado qe do te mundohet (uroj dhe shpresoj se do ta permiresoje gjendjen tone) te beje me te miren per ne, do t'i kushtoje me dicka.
 
Top