• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Albanologu dhe përkthyesi kanadez Robert Elsie mbi Gjergj Fishten

Lauri

Anunnak
Albanologu dhe përkthyesi kanadez Robert Elsie mbi Gjergj Fishten

At Gjergj Fishta-poetiDetyra ime si përkthyes është të prezantoj letërsinë shqipe aq sa mundem”, na tha atëherë albanologu i njohur kanadez. Në të qeshur pohoi se ishte sërish Fishta që e kishte lodhur më shumë, ndonëse në vitin 2005, përkthimi anglisht i “Lahutës së Malcis” ishte një sfidë personale për Elsienë-përkthyes. Por sipas tij gjithçka justifikohet kur flitet për një epos kombëtar që për të “është një kryevepër, e cila ka vend në radhën e eposeve të mëdha botërore”. Nga udhëtimi i parë, djaloshi-Elsie është tashmë albanologu që përcjell kumtet e kësaj kulture tej në Perëndim me ëndrra ndaj Shqipërisë dhe sfida që i kërkon në botën që e ka bërë të tijën.

Teksti i plote i intervistes:

Pasioni që e lidhi me Shqipërinë

Nga Oliverta Lila, Shqip më 23.08.2009

Ishte një djalosh i dhënë pas gjuhëve dhe vendeve të panjohura kur shkeli së pari në Shqipëri e Kosovë. Shënohej viti 1978. I ftuar në kuadrin e këmbimeve shkencore mes Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit në Gjermani dhe Akademisë tonë të Shkencave, do të njihte realitetin shqiptar.

Atëkohë thuajse nuk dinte asgjë për këtë “botë” të strukur diku përballë Italisë. Një botë që veçse e vogël, edhe e izoluar. E panjohura do t‘i ngacmonte kureshtjen, do ta nxiste në njohje e më tej në një pasion të vazhdueshëm dhënie-marrjesh. Prej më shumë se 30 vjetësh, Robert Elsie ka marrë rolin e një misionari: të përcjellë kulturën dhe letërsinë shqiptare në botën angleze, dyert e së cilës vështirë të hapen për kultura të tjera.

Teksa kujton fundin e viteve ‘70, shprehet se atëkohë nuk mund ta mendonte se kultura shqiptare do të bëhej më shumë se një pasion. “Rrugëtimi im, kuptohet, filloi shumë ngadalë. Më është dashur shumë kohë në fillim për të mësuar gjuhën shqipe, pa të cilën zor të veprosh në albanologji.

Pastaj m‘u desh edhe shumë kohë të futesha në lëmin e përkthimit letrar, që është vetëm një nga aspektet e interesimit tim për këtë kulturë”, thekson Elsie. Kjo thënie vërtetohet lehtë duke parë jo vetëm botimet e realizuara ndër vite, por edhe publikimet e vazhdueshme të tij mbi gjuhën, historinë apo fotografinë e hershme shqiptare. Në përshtatje me epokën e një komunikimi të shpejtë, website personal është një pasqyrë e gjithë interesave të tij.

Do ta niste punën me hartimin e dy antologjive shqiptare, një vëllim gjermanisht dhe një anglisht “Si një shqiponjë antologjia e lirikës shqiptare që prej shek të 16 deri më sot”, botuar më 1988 dhe “Antologjia moderne shqiptare: një shqiponjë e arratisur që fluturon” botuar në vitin 1993. Gjithë puna hulumtuese, përkthyese dhe studiuese, e ka “takuar” ndër vite me emrat më të njohur të letërsisë shqiptare, me albanologë e udhëtarë aventurierë të huaj që e soditën, u mahnitën dhe shkruan për Shqipërinë, me personazhe reale shqiptare të shekujve më parë, me burra që nxjerrin në pah mustaqet, armët, veshjet kombëtare, gra e fëmijë, jeta e të cilëve ka ndalur në një shkrepje blici.

Ka kërkuar dhe ka sjellë disa koleksione të veçanta fotografish. Udhëtimet drejt Tiranës apo Prishtinës nuk janë thuajse kurrë të rastësishme. Ka gjithnjë diçka për t‘u kryer. Elsie ende beson se ka ende shumë për t‘u zbuluar e për t‘u prezantuar nga kultura shqiptare. Por në rrugën e tij i është dashur të ndeshet shpesh me ngurtësinë e publikut anglez. Veçanërisht për pranimin e letërsisë, ku më së pari i është dashur të bindë shtëpitë botuese. Ndërsa në vijim të këtij argumenti, Elsie vazhdon të theksojë mungesën e përkthyesve të aftë të teksteve letrare nga shqipja në anglisht.

“Letërsia shqipe është produkti i një populli të vogël dhe i një populli në zhvillim, kështu që deri tani ajo nuk ka prodhuar shumë vepra që kanë tërhequr vëmendjen e publikut botëror. I vetmi shkrimtar që njihet botërisht është Ismail Kadare, të tjerët pak ose aspak”, shprehet Elsie, i cili, në prezantimin e fundit publik në Tiranë, solli të parin botimin anglisht të antologjisë së poezisë shqipe. Më parë kishte botuar “Historinë e letërsisë shqipe”, në diskutimet për të cilën edhe ai i bashkohet idesë së rishkrimit të kësaj historie, e mbetur tashmë që nga koha e Partisë së Punës.

“Lightning from the Depths: an Anthology of Albanian Poetry” përfshin 277 poezi të zgjedhura të 48 poetëve, që nga poezia epike gojore, nga Budi e Bogdani, te Fishta, Naim Frashëri, اajupi, Asdreni, Lasgushi e deri te poetët bashkëkohorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. “Poezia si letërsi në përgjithësi duhet lexuar në gjuhën origjinale. Të lexosh poezinë në përkthim është si të puthësh nusen me vellon. Përkthimi është veç një mjet që ndihmon në transmetimin e kulturës shqiptare në botën e jashtme, po nuk është e përkryer.

Detyra ime si përkthyes është të prezantoj letërsinë shqipe aq sa mundem”, na tha atëherë albanologu i njohur kanadez. Në të qeshur pohoi se ishte sërish Fishta që e kishte lodhur më shumë, ndonëse në vitin 2005, përkthimi anglisht i “Lahutës së Malcis” ishte një sfidë personale për Elsienë-përkthyes. Por sipas tij gjithçka justifikohet kur flitet për një epos kombëtar që për të “është një kryevepër, e cila ka vend në radhën e eposeve të mëdha botërore”. Nga udhëtimi i parë, djaloshi-Elsie është tashmë albanologu që përcjell kumtet e kësaj kulture tej në Perëndim me ëndrra ndaj Shqipërisë dhe sfida që i kërkon në botën që e ka bërë të tijën.

Albanologu dhe përkthyesi Robert Elsie lindi në Vankuver (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universitأ¤t Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit (Universitأ¤t Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. ثshtë anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Sأ¼dosteuropa_Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në një fshat malor të Gjermanisë afër kufirit belg.

gazetaexpress
 
Top