Aktorja Bulku denoncon 3 simpatizantë të PS-së

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Kandidatja për deputete në kryeqytet pretendoi se ishte dhunuar, duke mos u lejuar të hynte në KZAZ nr.20 në Fier


FIER - Tre simpatizantë të Partisë Socialiste, janë ndaluar, ndërsa për njërin prej tyre është prerë fletë-arresti. Ngjarja ka ndodhur pas akuzave të aktores Rajmonda Bulku, njëkohësisht kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, se e kishin rrahur. Sipas aktores së mirënjohur, gjithçka ka ndodhur kur kjo e fundit është shfaqur në qytetin e Fierit në kohën që simpatizantë të PS-së ishin mbledhur para KZAZ nr.20 duke protestuar për moslëvizjen e kutive të votimit gjatë natës për në Tiranë. Bulku, e cila sipas dëshmive të të pranishmëve, por edhe pamjeve të paraqitura në mediat vizive ka përshëndetur me dy gishtat lart në turmën me militantë socialistë, çka duket të ketë provokuar edhe një acarim të tyre.

***

Ndërkohë, burimet zyrtare të policisë së komisariatit të Fierit bënë të ditur se gjatë orës 23:00 të së shtunës kanë ndaluar 20-vjeçarin Mihal Kumaraku, banor i Fierit. Ndalimi i tij është bërë pasi ai akuzohet për "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme" dhe "pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese". Sipas policisë, 20-vjeçari më datën 1 korrik, rreth orës 22:00 ka marrë pjesë në mitingun e paligjshëm të organizuar para KZAZ nr.20 në Fier nga militantë të PS-së. Po sipas bluve, në këtë kohë Kumaraku ka penguar "subjektin e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, të futet në ambientet e kësaj KZAZ-je".

Në deklaratën për shtyp të policisë bëhet e ditur se ndalimi i Kumarakut është bërë me urdhër të prokurorit, ndërsa në komisariat janë shoqëruar edhe dy simpatizantë të tjerë të Partisë Socialiste e përkatësisht: Shpresa Toto dhe Brahim Elezi, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në tubimin para KZAZ nr.20 të 1 korrikut, ku morën pjesë qindra persona. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se dy shtetasit janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar. Rreth orës 16:00 të së dielës, prindërit e të riut Mihal Kumaraku janë paraqitur para komisariatit të Fierit, për të takuar djalin e tyre, por deri në orët e mbrëmjes nuk u është dhënë asnjë përgjigje.

***

Mësohet se gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 1 korrikut, kohë në të cilën qindra simpatizantë të PS-së kishin mbushur ambientet e jashtme të KZAZ nr.20, ku kryhej numërimi i votave. Pas vendimit të marrë nga komisionerët e PD-së për të bllokuar 3 kuti votimi, në vend kanë mbërritur disa kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe aktorja Rajmonda Bulku, kandidate në Qarkun e Tiranës.

Turma para KZAZ-së nr.20 ka qenë tepër e madhe. Sipas policisë, Mihal Kumaraku, si dhe Shpresa Toto e Brahim Elezi dyshohen se e kanë penguar aktoren në momentin që ajo po përpiqej të futej në mjedisin e brendshëm të KZAZ-së. Kjo e fundit ka bërë një denoncim për këtë rast, duke pretenduar se mbi të ishte ushtruar dhunë. Si rrjedhojë është vendosur ndalimi e më pas arrestimi i 20-vjeçarit Mihal Kumanaku, ndërsa Toto dhe Elezi do të hetohen në gjendje të lirë. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme" dhe "pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese". Burime nga vendngjarja, por edhe pamjet e ofruara nga mediat vizive, treguan se aktorja, megjithëse e ndodhur mes një grupi të madh simpatizantësh të Partisë Socialiste, nuk
ngurroi të ngrejë dy gishtat lart.
Shekulli
 

Зngjεll

___________
Kjo posi kjo e ndriti tani ncncncnncnc ik shiko bëj ndonjë film se për ato je e dhënë pika kur do të bëhet dhe kjo politikane ncncnncnc
 

ida angel

:)
V.I.P
Une jam kundra rasteve te tilla ,jo se aktorja ne fjale eshte deputete e PD dhe e PS te ishte raste te tilla dhunimi nuk me pelqejne....mund te them se jane te rrezikshme per faktin se ne turm dikush mund te kete arme e te qelloj ...e kush eshte rezultati pastaj? Vdekja e nje personi!

Te dy lideret e partive kryesore duhet te tregohen te kujdesshem ne raste te tilla ,mos te nxisin apo provokojne situata te pakendeshme qe ne fund te fundit e ha populli .
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Po ckerkonte kjo Rajmonde ne Fier?Ne seline e PD shkonte kjo me "V" e krijuar me gishtat e dores?:espuls:
 

fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
gabim qe ka ber me 2 gishta rajmonda .... ata fieraket aty kan dasht qe tja u bente me gishtin e mezit ..... po tja u bente kshu do i kish lumturuar
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
si sme shkoj ne mendje ta hidhja dhe un 1 kanditaqture per na i gje :( megjithse e kam vendos heren tjeter do hap parti emri partia fv ksaj mire ja kan ber qe e kan rraf se femrat kur fillojne me llap ta cajn meneren skan pas faj te tjeret i kan plas 2 grushta dhe i kan rene veshet rehat
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Ndoshta dhe znj. Rajmonda Bulku nuk duhej te provokonte ne ato momenti tensionimi, por gjithsesi une gjykoj cdo tentative dhunimi fizik ndaj femres. Eshte dicka shume e ulet!
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Une jam kundra rasteve te tilla ,jo se aktorja ne fjale eshte deputete e PD dhe e PS te ishte raste te tilla dhunimi nuk me pelqejne....mund te them se jane te rrezikshme per faktin se ne turm dikush mund te kete arme e te qelloj ...e kush eshte rezultati pastaj? Vdekja e nje personi!

Te dy lideret e partive kryesore duhet te tregohen te kujdesshem ne raste te tilla ,mos te nxisin apo provokojne situata te pakendeshme qe ne fund te fundit e ha populli .

LOL nga turma shkrepin me arme???? LOL LOL LOL LOL

po policia po rendi i zgjedhjeve???? po sikur kishte mijera polic apo kishte dhe mijera me arme keshtu :D:dance:
 

ida angel

:)
V.I.P
LOL nga turma shkrepin me arme???? LOL LOL LOL LOL

po policia po rendi i zgjedhjeve???? po sikur kishte mijera polic apo kishte dhe mijera me arme keshtu :D:dance:

Po po shume e sigurt eshte kur eshte policia.
 

tiesto

SKENDERBEU KAMPION
Зngjεll;164362 said:
Kjo posi kjo e ndriti tani ncncncnncnc ik shiko bëj ndonjë film se për ato je e dhënë pika kur do të bëhet dhe kjo politikane ncncnncnc

bravo i qofte,po te jesh ti e afte shko beju...psatj kesaj nuk i mungon as aftesia as shkolla....nga zili mund ta uresh por eshte e kote te uresh nje njeri qe e zgjodhi populli vete..
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
bravo i qofte,po te jesh ti e afte shko beju...psatj kesaj nuk i mungon as aftesia as shkolla....nga zili mund ta uresh por eshte e kote te uresh nje njeri qe e zgjodhi populli vete..

Ka bere vjete shkolle kjo di te administroje eh???

hajt se po bejme marangoz kasapin e lagjes....:dance::dance::dance::dance:
 

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
do ishte mire te sulmonin ndonje tip si Edi Paloka keto komunistet qe tju a shifshim trimerine,dhe jo nje grua por ja qe i keqi nuk njeh moral dhe zakon.

socialistet u bene xheloz sepse ne aleancen per ndryshim te udhehequr nga PD u bashkuan dhe artistet me te mire te shqiperise.
 
Top