Aknea - keshilla

*deliza*

VIP
V.I.P
Aknet, të shqetësojnë ende...?

Nuk je më në periudhën e adoleshencës, por puçrrat të torturojnë akoma? Ndoshta nuk e di, por ato mund të jenë sinjali i ndonjë gjendjeje jo të mirë të organizmit tënd.

Aknet: një shqetësim që prek më shumë se 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19-vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet edhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik.

Por jo vetëm kaq. Puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore, siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem.

Në të vërtetë, një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure. Ja se çfarë i ndodh lëkurës dhe se si mund ta kurojmë këtë problem të saj.

Ideal është truku mbulues

E gabuar. Një truk i rënduar nuk i fsheh puçrrat dhe është i rrezikshëm. Ndalon ajrosjen e lëkurës dhe i përkeqëson puçrrat. Por ekzistojnë produkte kozmetike specifike të lëkurës për këtë problem që nuk dëmtojnë por madje dhe janë kurative. Në të njëjtën kohë janë të afta dhe t’i mbulojnë mirë puçrrat.

Këshilla

1. Mos ndërhyni me duar te puçrrat ose pikat e zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.

2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.

3. Lani duart përpara aplikimit.

4. Zgjidhni kozmetikë profesionale.

5. Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.

6. Preferoni fruta e ushqime të freskëta.

7. Merrni vitamina A, C, E.

8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.

9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.

10. Pini shumë ujë (pa gaz). ثshtë mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.

11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe, ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.


Kujdesi

ثshtë i rëndësishëm të personalizohet trajtimi, i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten.

Terapinë në klinikë e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi vetë klienti. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet terapi korrektuese.

Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca.

Produktet e paketës aplikohen të alternuara sipas instruksioneve dhe të gjitha penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet. Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral.

Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzëna përjashtohen nga terapia.

Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme pa sugjerimin e estetistes, për shkak se lëkura është tepër e ndjeshme në këtë fazë. Edhe përdorimi i laserit gjatë terapisë është i ndaluar kategorikisht.


Cdodite
 

Liza

Anëtar i Respektuar
deliza flm per keshillat qe i ke sjell :kiss Nuk kam aknet shum shum rrall me dalin ndonje ne ball
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
C’fare eshte Acne

Shkenca ka hecur perpara ne temen per Acne. Para 10 vjeteve thonin qe acne shfaqen nga palarja e fytyres, dhe thonin se kura ishte te laje fytyren me sapun, sa me shpesh aq me mire. Sapuni te heq njomesine naturale qe ke ne lekure, e le shume te thate dhe shkaton acne.

Sot e kesaj dite ne e dime se c’fare eshte acne, dhe kuren e sakte.

Acne eshte shkaku i poreve te bllokuarave. Fyryra juaj, qafa dhe kurrizi, nuk duhet te kene pore te bllokuara sepse ato pore prodhojne nje vaj qe quhet Sebum qe zbut lekuren. Kur poret bllokohen, Sebumi infektohet me baktere dhe lekura skuqet e irritohet.

Lere pamjen e jashteme, po acne te ul vleresimin e vetes. Gjat viteve te adoleshences duken me keq.

Kura per Acne

Trajtimi efektiv duhet te adresoje tre ceshtje: 1) bllokimi i poreve, 2) depertim te thell, 3) baktere.

Prodhimet me te mira qe kurojne acne jane me poshte dhe jane vleresuar nga doktora dhe perdorueset.

1. Vleresimi: 100%, solucjoni Bruunhause
eshte nje solucjon intensiv per ance prodhuar nga nje klinike mjekesore qe zhvillojne kurat per acne te jashteme dhe te mbrendshme. Solucjoni Brunnhause eshte i vecante sepse perbehet nga barishte natyrale dhe H 3 O hydronium. Resultatet jane te fuqishme, Bruunhouse eshte i vetmi solucjon qe vleresohet 100%. Thone qe solucjoni permban dhe Adapalene ( perberes qe te than fyryren ) por nuk besohet qe eshte e vertete, jan thjesht thashetheme sepse Bruunhouse eshte nje solucjon shum i fuqishem per kuren e acne.

2. Vleresimi 99%, solucjoni Acnexus eshte solucjoni me i mire dhe me i shitur ne internet. Solucjoni eshte shume i thjeshte per te perdorur, perbehet nga herbe natyrale dhe perdoruhesit e vleresojne shume lart dhe thone se iu pelqen menyra se si lekura duket dhe ndihet. Ky solucjon iu perket shume njerzeve sepse esht shum i lire ne krahasim me ilace te tjera.

3. Vleresimi 98% tableta Lipovox jane tableta krijuar nga nje studente nga Hawaii, duke pare programin “Oprah, si te dukesh me e re” vendosi te haje disa ushqime qe ti zhdukeshin rrudhat ne fytyre. Por mbas 11 diteve, rrudhat nuk u zhduken por ajo humbi 11 LB (5 kile) dhe ter acne iu shduk. Keshtuqe ajo vendosi ti krijonte keto tableta bazuar nga ushqimet dhe disa perberes qe rekomandojne doktorat.

4. Vleresimi 97%, solucjoni Juliet’s 3-step Organic Acne Kit, c’do komplet zgjat rreth 2 muaj e gjysem. Ka nje pastrues fytyre organike, nje solucjon qe ferkon fytyren herbale, dhe nje serum natyral qe ndihet sa e ve ne fytyre qe eshte duke punuar. Ky solucjon ia vlen sepse gjendet dhe ne e-bay per me pak se $40.

5. Vleresimi 96%, tableta Biodermazen, ly ilac zgjat me shume dhe me mire sepse sulmon acne nga mbrenda. Neqoftese perdorni solucjone te tjera, mund te perdorni dhe Biodermazen ne te njejten kohe.

6. Vleresimi 95%, solucjoni On The Spot Acne Treatment, ky solucjon eshte shum i lehte sepse esht per ne cast. tubi eshte pak me i madh se sa nje buzekuq, dhe e perdor ne c’do cast neper pucra. Eshte komplet natyrale dhe shum e lire.

7. Vleresimi 94%, kura Acne Free in 3 days, eshte liber qe tregon formulen sekrete qe te zhduk acne per 3 dite. Sa me shpejti do shitet neper dyqane por tani per tani gjendet vetem ne internet, dhe eshte akoma sekret.

8. Vleresimi 91%, Solucjoni Dermacia
Femrat kane probleme te ndryshme kur vjen fjala per acne. Ne perdorim makiazh dhe disa tualete per fytyren bllokojne poret dhe ky eshte shkaku i acne-it. Dermacia eshte “Foundation” per femra qe nuk bllokon poret dhe kuron acne.

9. Vleresimi 89%, solucjoni AcneFree System in 3 days ky solucjon ia vlen sepse eshte shume effektiv dhe i lire.

10. Vleresimi 87%, kura Microdermabrasion Cloth kur fytyra ferkohet me kete cope reagon duke krijuar nje shtrese lekure te re dhe acne zhduket, njollat e kuqe, dhe poret te bllokuara ne fytyre.


revista: per femra*
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Aknet, të shqetësojnë ende...?

Acne: Pucra te moshes. Zakonisht ne adoleshence dhe pak ne 20at.
Megjithse shumica e njerezve smund te ndryshoje se ne c’menyre acne ndikon, por duke marre disa sigurira ndihmon.

Mos e la fytyren me shume se c’duhet. Acne nuk vjen nga papastertia. Duke e lare fytyren me shume se c’duhet ju vetem e acaroni. Mundohuni ta lani vetem 2 her ne dite. Duke e lare me shume, fytyra mund te beje me shume yndyrna qe shkakton me shume acne.

Jo me tel enesh. Eshte normale qe te lani fytyren fort per te hequr papastertite, por mundohuni te perdorni dicka me te lehte. Mos perdorni sapun dokudo por shenzo nje cik me shume dhe ble nje qe eshte per fytyren, e jo per cdo gje.

Thoi jo Alkolit Nese perdorni produkte fytyre per makiazh apo mirembajtje, shikojeni mire. Lexoni permbajtet. Alkoli shkrin shtresen e pare te lekures, duke bere gjendrat sebosceus te bejne me shume yndyre. Kjo shkakton lekure te thate, kuqe dhe mbase me shume acne.

Mos i Ngacmo Te tere i kemi pare ata persona qe plasin pucrat, dhe se besoj se ndonje i pelqen. Eshte dicka shume jo higjenike. Duke care pucrat, mikrobet mund te hyne me thelle ne lekure. Kjo mund te rezultoje ne acarim, skuqje madje dhe ndonje infektim

Hiq Duart Propionibacterium acnes (mikrobi qe shkakton acne) eshte nje banor i thjeshte dhe i shpeshte i lekures sone. Keto nuk shkaktojne acne perderisa jane ne siperfaqe. Kur hyne ne nje gjender floku, atehere fillojne problemet. Prekje, ferkim, krruajtje apo cfare tjeter me fytyren fut kete mikrob ne poret e lekures.

Djersitesh? LAHU Kur djersitesh, kripera te tretur ne lengje dalin nga poret per te ftohur trupin. Keto kane lloj lloj kemikatesh qe shkaktojne acne. Keshtu qe kur te djersishe, lahu sa me shpejt.
Gjeni nje ilac dhe rrini me te per disa kohe. Mos e perdorni 2 dit dhe ta lini se nuk jep rezultate. Shumca e ilaceve nuk japin rezultate aq shpejt keshtu qe gje nje ilac qe punon dhe perdore sipas shkrimeve qe ka mbrapa.


ikubinfo*
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Aknet, të shqetësojnë ende...?

Nje krem qe zgjidh problemet e lekures se adolishenteve, larg salloneve te bukurise . Efekti i Skinorenit dhe perdorimi i tij edhe nga djemte.

Per nje adoleshent aknet nuk jane nje problem i lehte. Nese nje te rrituri ato i duken si dicka qe do te zhduket me kalimin e moshes, per ata qe jane duke kaluar fazen e pubertetit, shenjat ne lekure mund te kthehen shume lehte ne nje problem jetesor. Nje situate qe adoleshentit mund t'i shkaktoje merzitje, e mund ta beje me te ndihet inferior para shoqerise. Ca akne mund te kthehen ne dicka qe te ben te ndihesh kompleksiv. Jane pikerisht keto shenja ne lekure qe te bejne te ndihesh me pak i pranueshem tek te tjeret, e vecanerisht ndodh kjo tek vajzat.

Trajtimet estetike jo gjithmone jane efektive. Per me teper jane te kushtueshme e ne mjaft raste te pabazuara ne fushen mjekesore. Jo te gjithe adoleshentet mund te shpenzojne ore te tera ne sallonet e bukurise apo klinikat dermatologjike. Per me teper nese behet fjale per djemte. Por ekziston nderkaq nje tjeter zgjidhje, larg ketyre qendrave te bukurise. Nje zgjidhje mjaft praktike, qe mund te relizohet cdo dite ne shtepi ne menyren me komode, si per vajzat ashtu edhe per djemte. Nje tubet kremi qe quhet Skinoren. Nje nder te paktat terapi qe i zhduk vertet aknet, ky produkt i provuar shkencerisht i prodhuar nga آ«Scheringآ», teper i sukseshem neper bote, ka disa kohe qe ka nisur te tregtohet edhe ne Shqiperi.

Nese me Diane 35, nje kontraceptiv qe ndikonte ndjeshem ne zhdukjen e akneve, firma farmaceutike آ«Scheringآ» kishte zgjidhur problemin e femrave, me kremin Skinoren u jepet zgjidhje edhe problemeve te lekures tek meshkujt. Dhe jo vetem per aknet e fytyres. Teper praktik, tubeti i kremit Skinoren, i cili ka ne permbajtjen e tij Acid Acelaik 20 per qind, perdoret fare mire ne cdo zone te lekures me akne [jo vetem ne fytyre].

Ne vitet e fundit, Skinoreni, e vetmja kure kunder akneve qe eshte ne forme kremi, eshte provuar te jete nje nga zgjidhjet me te efektshme sidomos te akneve juvenile. Keto jane pucrat me te zakonshme qe u dalin te rinjve ne moshen e pubertetit. Pucra qe ndonese thuhet se ikin me kalimin e moshes, pervecse krijojne shqetesime psikologjike tek adoleshentet, mund te lene shenja edhe ne moshen e mevonshme. Njolla ne lekure, shenja apo cikatrice, te cilat tek nje i rritur mund te tregojne fare qarte problemet e dikurshme te adoleshences.

Persa i takon javes mjekesore, kremi Skinoren mund te perdoret ne te gjitha llojet e akneve, ne ato papuloze, me pustula, apo ne pucrat ne forme nodujsh te vegjel. Ne menyre qe kremi te jete sa me i efektshem, keshillohet qe gjate kohes se trajtimit te perdoren sa me pak te jete e mundur produkte kozmetike. Formula e tij e vecante, lejon perdorimin e Skinorenit edhe ne periudha kohe te gjata, per aq kohe sa i nevojitet nje lekure te pastrohet nga shenjat e bezdisshme te pubertetit.

Ne rastet me te renda, kremi Skinoren mund te perdoret edhe i kombinuar. Sipas edhe keshilles se mjekeve, ky krem mund te gershetohet me marrjen e antibiotikeve te ndryshem, por tek femrat mund te perdoret se bashku me pilulen Diane 35. Kjo ne vartesi te formes se aknes, ne rast se akneja eshte ne forme te lehte mund te perdoret vetem Skinoreni, ndersa ne rast se akneja eshte ne forme te mesme ose te rende duhet te mendohet per terapite e kombinuara, per te cilat eshte i nevojshem konsultimi paraprak me mjekun specialist dermatolog.

Burimi:Revista Klan
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Titulli: Aknet, të shqetësojnë ende...?

Mbulo pucrat!


Ke gjithemone nje njolle te erret kur te zhduket pucra.Madje duken dhe kur perpiqesh ta mbulosh.
Si ta mbulosh:
Zgjidh nje krem puder qe ka te njejten ngjyre si lekura, ne menyre qe te mos duket. Me pas zgjidh nje korrektor ne forme buzkuqi dhe vendose mbi njolle per ta zbardhur ate.
Si duhet:
Perdor nje sfungjer per ta perhapur mire kremin ne lekure derisa ajo te mos duket, me pas vendos pak korrektor tek shenja.


Lekura rreth pucrave duket e kuqedhe e rrejpur dhe korrektori e ben te duket me keq.

Si ta mbulosh:
Nje krem puder ne forme lengu me permbajtje frutash do te ndihmoje lekuren tende qe te jete e bute. Ne kete menyre produkti nuk duket kurre i thate.
Si duhet:
Fillimisht lajen vendin e rrjepur me nje pastrues dhe uje te ftohte, vendos me pas nje krem zbutes pa yndyre, dhe me pas shto nje shtres te holle krem puder mbi pucer dhe perhape derisa te behet njesh me lekuren. Vendos shtresa te holla njera pas tjetres derisa pucra te jete mbuluar plotesisht.

Ti ke kokrriza te bardha dhe nuk ka rendesi se sa korrektor perdor nuk arrin te mbulosh qendren.

Si ta mbulosh:
Zgjidh nje korrektor me minerale, ka perberes te lire te cilet reflektojne ne drite dhe do ta heqin vemendjen nga qendra e bardhe.
Si duhet:
Perhape kremin puder ne te gjithe fytyren, dhe me pas lyeje furcen me korrektorin krem. Me pas apliko me shume korrektor ne qendren e bardhe.

Pucra eshte e kuqe dhe e fryre, dhe kur mbulohet me korrektor duket me e madhe.
Si ta mbulosh:
Te nevojitet nje korrektor i trashe, ngjyre me e hapur se lekura. Zgjidhni nje qe ka perberes qetesues si kamomil, apo aloe, per te qetesuar frurjen.
Si duhet:
Vendose kremin puder dhe me pas, duke perdorur nje sfungjer te vogel vendos pak korrektor ne maje te pucres dhe perhape me mollezat e gishtave.

ikubinfo
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Aknet 9 zgjidhje për një lëkurë të pastër

Kur jeni të rinj, mezi prisni sa të largohen. Kur jeni të rritur, habiteni që u kthyen përsëri.Për fat të mirë, trajtimi i akneve në dhjetëvjeçarët e fundit është përmirësuar dhe prandaj është më i thjeshtë kurimi i tyre. Faktor vendimtar është gjeni. Me fjalë të tjera, mund të trashëgohen karakteristikat e lëkurës dhe kështu edhe predispozita për akne.Lëkura e fytyrës, kraharorit dhe e shpinës ka mijëra gjëndra yndyre (sebace) të cilat lubrifikojnë duke prodhuar sebo apo yndyrën. Ekzistojnë 1000 gjëndra yndyre për centimetër kub në pjesën qendrore të fytyrës. Yndyra e gjëndrave kalon nëpërmjet kapilarëve të hollë deri në sipërfaqe të lëkurës. Ndonjëherë, këto bllokohen nga yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura duke prodhuar si pasojë aknet. Kjo dukuri duket më e hasur gjatë adoleshencës për shkak të ndryshimit të nivelit të hormoneve të cilat rrisin gjëndrat e yndyrës dhe i stimulojnë ato duke prodhuar një dozë më të madhe të kësaj substance yndyrore. Në përgjithësi kjo situatë normalizohet rreth të njëzetave. Atëherë, përse aknet zhvillohen tëk të rriturit mbi 20 vjeç? Ka arsye të ndryshme, mes të cilave:
Hormonet. Aknet premenstruale janë të vërteta. Shtatzënia, ndryshimet gjatë ciklit menstrual dhe pilula anti-baby mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të hormoneve dhe si rrjedhojë, shfaqjen e akneve tek gratë. Për disa, kontraceptivët në dozë të vogël të marrë nga goja, mund të ndihmojnë për zvogëlimin e këtij problemi; për të tjera, ato mund t’i shtojnë. Nëse keni akne dhe çrregullime të ciklit menstrual këshillohet të konsultohet mjeku për të kuptuar nëse shkaku është një nivel anormal i hormoneve.
Stresi. Dermatologët kanë të njëjtin mendim përsa i përket faktit që stresi i madh mund të ndryshojë nivelin e hormoneve.
Produktet kozmetike. Produktet për trukun e fytyrës, nëse janë më përmbajtje të lartë vajore, mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë kështu aknet.
Vendi i punës. Nëse punoni si mekanik apo në kuzhinë, fytyra mund të jetë e sulmuar nga vajrat, disa prej të cilëve mund të provokojnë akne. I njëjti efekt mund të arrihet duke qenë në kontakt me produkte kimike.
Medikamente të caktuara. Disa medikamente, si Dilantin (i cili përdoret në kurimin e epilepsisë), mund të provokojë akne.
Faktorët të cilët shkaktojnë akne janë të ndryshëm, por ekzistojnë disa masa efikase të cilat mund të shfrytëzohen për pastrimin e lëkurës.
1. Mos dëmtoni. Me fjalë të tjera, mos i prekni, mos i shtrydhni! Shkatërrimi mbi pore është si një top i vogël. Mund ta pëlcasësh, por nën sipërfaqe yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të depërtojnë në indet rrethuese, duke shkaktuar kështu një inflamacion.
2. Përdorni peroksidin e benzolit. Një numër i madh i produkteve farmaceutike në shitje të lirë përmban këtë përbërës, i cili ndihmon në largimin e grumbullimit të qelizave të vdekura të lëkurës, të yndyrës në pore dhe për të pakësuar edhe numrin e baktereve. Filloni me dozën minimale dhe pak nga pak e shtoni, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme, sepse sa më i lartë të jetë përqëndrimi i saj aq më lehtë mund të shkaktohen irritime. Përdoreni një apo dy herë në ditë. Vepron pas afro dy javësh. Lëkura reagon fillimisht me skuqje dhe rënie të qelizave të vdekura, rrallë ndodhin reaksione alergjike. Nëse lëkura thahet shumë, sygjerohet të aplikohet një krem hidratant.
3. Përdorni medikamente edhe për parandalim. Mos përdorni produkte vetëm në vendin problematik me akne. Vendoseni në të gjithë zonën e cila mund të jetë objekt aknesh. Kjo përfshin të gjithë fytyrën, shpinën dhe kraharorin (shmangni zonën e buzëve dhe të syve).
4. Përdorni delikatesë për pastrimin e fytyrës. Shpesh njerëzit me lëkurë të yndyrshme ngulmojnë në larje të shpeshta të fytyrës dhe mendojnë se kështu mund të heqin aknet. Por nuk e arrijnë. Mund ta lash fytyrën dhjetë herë në ditë dhe përsëri të kesh akne. Nuk ka të bëjë me pastërtinë. Larja është vetëm largimi i yndyrës në sipërfaqe të lëkurës, jo nga kanalizimet e bllokuara. Një i rritur mbi 18 vjeç mund të ketë lëkurë të thatë dhe akne njëkohësisht. Në të vërtetë nëse ka një pastrim agresiv, përfundon në tharje apo irritim të pjesëve më të ndjeshme të fytyrës.
5. Kujdes nga produktet vajore. Kjo vlen për produktet vajore për flokët, produktet vajore për lëkurën dhe veçanërisht për pastrimin e fytyrës.
6. Përdorni produkte kozmetike me bazë uji. Nëse produkti është i ndarë në dy shtresa, ujë dhe produkt bazë, është me bazë uji. Nëse nuk është i tillë përmban vaj. Produktet kozmetike për sytë dhe buzët janë të sigurt sepse në përgjithësi nuk ka akne në këto zona.
7. Mos mbështetni mjekrën në dorë. Provoni të mos e prekni vazhdimisht fytyrën. Personat të cilët për arsye pune qëndrojnë shumë kohë në telefon janë subjekt i akneve në zonën e mjekrës. Gjithashtu, është shkak traume për aknet, njësoj sikur i shtrydh.
8. Mbrohuni nga dielli. Dikur besohej se ekspozimi në diell ndihmonte në eliminimin e akneve. Përkundrazi, tepër diell mund të provokojë kancerin e lëkurës dhe mplakjen e parakohshme, duke vënë në rrezik avantazhet e saj. Mbrohuni me një krem dielli me faktor mbrojtës minimumi 15.
9. Mos u shqetësoni për dietën. Nuk ka prova që çokollata, të fërguarat dhe produkte të tjera të shkaktojnë akne tek të rinjtë. Nuk ka rëndësi ajo që konsumohet. Nuk mund t’i jepet faji çokollatës, arrave apo produkteve të tjera të cilat përmbajnë yndyrna kur shfaqen puçrra në fytyrë. Nëse, përkundrazi, vërehet një lidhje paralele midis një ushqimi të caktuar dhe shpërthimit të puçrrave në fytyrë, shumë dermatologë janë të një mendimi kur këshillojnë të shmangen këto ushqime.
اfarë mund të bëjë mjeku kundër akneve? Një akne e vazhdueshme mund të ndikojnë negativisht në karakterin e njeriut. Mund të ketë pasoja në jetën sociale, psikologjike dhe seksuale të individit që mund të jenë edhe serioze. Këshillohet që të kurohet që në shfaqjen e puçrrave të para në moshë të re, veçanërisht nëse edhe prindërit kanë vuajtur nga akneja akute.
Kur është momenti për të konsultuar me një dermatolog për aknet?
Shumë përgjigjen “kur ato ju shqetësojnë”. Varet nga si e shikon çdo individ seriozitetin e gjendjes.
ط Nëse është përdorur një produkt me peroksid benzoli për gjashtë apo tetë javë dhe nuk zgjidhur ende problemi.
ط Nëse ka puçrra të qelbëzuara më të mëdha sesa koka e fijes së shkrepses.
ط Nëse ka noduj në përmasën e mollëzës së gishtit të vogël
ط Nëse ka njolla të mbetura pas akneve.
ط ثshtë shumë e rëndësishme vizita tek dermatologu përpara se të formohen cicatricet.
Në ditët tona ka një shumëllojshmëri ilaçesh për trajtimin e akneve të cilat përfshijnë antibiotikët dhe një sërë medikamentesh të quajtur retinoidi.
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Moj Deliza, ça jane keto AKNET moj vajze????:eek:hh:


Fjala shqip eshte Puçrat dhe jo aknet!!! :espuls:

Shkruani bukur dhe sakt shqipen ju lutem!!
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Bilderberg keto jane artikuj te marre nga gazeta qe kane te bejne me moden dhe estetiken. Derisa dhe ne artikujt ne vijim qe kane sjell brazili dhe sweet shkruhet per akne dhe jo per pucra at'her nuk kam ndermend te behem me e mencur se ata ( ata qe kane shkruar artikullin ) dhe tua permisoj artikullin. Shqiptare jane dhe ata qe e kane shkruar. Qe je shume i shqetesuar, ke burimin e informacionit ankoju te ata per shqipen.
Flm per mirkuptim.
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Bilderberg keto jane artikuj te marre nga gazeta qe kane te bejne me moden dhe estetiken. Derisa dhe ne artikujt ne vijim qe kane sjell brazili dhe sweet shkruhet per akne dhe jo per pucra at'her nuk kam ndermend te behem me e mencur se ata ( ata qe kane shkruar artikullin ) dhe tua permisoj artikullin. Shqiptare jane dhe ata qe e kane shkruar. Qe je shume i shqetesuar, ke burimin e informacionit ankoju te ata per shqipen.
Flm per mirkuptim.

O Deliza nuk ka te beje me mençuri ketu .....:)

Puna eshte se nese ti si Delize, duke e ditur qe gomeret e gazetave e kane shkruar gabim, te pakten, kur e risjell artikullin mundohu ta permirsosh pasi artikullin e postuar nga ty ne forum do e lexojne me shume shqiptare sesa e kane lexuar ne gazete ..... ta siguroj une se shqipot kane vesin e keq te budallait te informohen dhe te shkollohen neper forume dhe jo mbi libra !!!
Prandaj mend per tjeter here :)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Bilderberg ketu nuk eshte fjala per gjuhen SHQIPE.
Akneja eshte semundja qe shkakton pucrra, por ka 1000 lloje pucrash, secila ka karakteristikat e veta...dhe jan te provokuara nga faktora te ndryshem...
Akneja permbledh nje kategori pucrash me qelb.

Nqs pyet dermatollogun shiptar do te thot qe eshte sakt e thene SHQIP AKNE!
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Bilderberg ketu nuk eshte fjala per gjuhen SHQIPE.
Akneja eshte semundja qe shkakton pucrra, por ka 1000 lloje pucrash, secila ka karakteristikat e veta...dhe jan te provokuara nga faktora te ndryshem...
Akneja permbledh nje kategori pucrash me qelb.

Nqs pyet dermatollogun shiptar do te thot qe eshte sakt e thene SHQIP AKNE!

Sweetzzinna, fjala akne nuk egziston ne fjalorin shqiptar (por eshte nje fjale e huaj e gjuhes italiane) dhe nuk egziston nje fjale pergjithsuese e te gjitha semundjeve te lekures qe te quhet Akne!!

Spas fjalorit shqiptar egziston vetem fjala Puçer per çdo semundje te lekures e bashkangjitur me emrin e semundjes perkatese.

Psh: puçer me qelb, puçer me ujth, puçer e forte, puçerra e zeze, puçerrohem, puçerrosem, puٍerruar etj etj



ps: e bej kete vrejtje miqesisht, e ta them kete me siguri edhe sepse jam duke i mesuar shqipen tim nipi, pasi plehrat e poltikes se shtetit shqiptar nuk e kane vene ujin ne zjarr per te hapur shkolla shqipe ketu ku jetojm!!!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Aknea nuk vjen nga italishtja, por nga ACNEA VULGARIS e cila mua me tingellon latinisht ,

Edhe ajo qe the tere semundjet e lekures jan te " permbledhura " ne fjalen AKNE eshte budalleku me i madh, sepse ske si ti permbledhesh te gjitha ne nje "thes"

Une te shpjegova qe Akneja dmthn "pucrra me qelb qe dalin ne zonen e fytyres me shpesh, por mund te dalin dhe ne zona te tjera, e provokuar nga hipersekrecioni gjendrave sebacee ".

Gjithsesi, psh kur ke nje reakcion alergjik tek nje ushqim/ lule/ etj mund te te dalin pucrra ne fytyre te cilat nuk JAN AKNEE...
Shembuj mund te te jap deri neser...por nuk ka sens.

Une te siguroj qe ne librin e mjeksise fjala AKNE egziston, dhe nuk eshte nje fjale e "marre" nga italianet, eshte nje fjale internacionale e perdorur ne gjithe boten.

Eshte fjale mjeksore per nje semundje, dhe jo tere semundjet jan ne fjalor....
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Sipas eksperteve aknet jane te lidhura ngushte me stresin. Dalin ne balle, ne faqe te adoleshenteve, por jo vetem. Sepse ancet po behen nje problem gjithemone e me i perhapur edhe ne moshat 35 vjec.
Jo me kot flasin per acnet si nje problem, i cili sipas kerkimeve prek nje grua ne dhjete.

Dermatoleget kane verejtur qe aknet vijne shpesh si pasoj e stresit, dhe shpjegimi ehte: keto lekundje te humorit sjelle nje gjendje tensioni i cili provokon shtimin e disa hormoneve te cilet stimulojne gjendrat e yndyres, shpjegone dermatologia. Natyrisht qe jo te gjitha grave qe jane nen tension i dalin aknet.

Aknet, prekin lekuren, qe do te thote ndan kufirin e "botes" brendeshem nga ai i jashtem duke u bere keshtu nje barrier dhe simboli i nje semundjeje te brendeshme. Kurimi pike se pari behet nepermjet lekures. Jane shume te indikuar peeling qe pergatit dermatologu ne laborator, thote ekspertja. Para se acnet te behen nje fiksim dhe te kontrolloje masivisht fytyren tuaj.

ikubinfo​
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Normal ne stress ritet niveli hormonove...e shtohet akneea...
Si dhe pre dhe gjate menstruacionit kur ka nje modifikim hormonesh
 

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
Puçrrat në fytyre

Puçrrat në fytyre shpesh zhvillohen gjatë adoleshencës. Gjatë kësaj periudhe të rritjes aktive, gjëndrat e lëkurës kalojnë nëpër një periudhë të gjatë të zhvillimit. Te disa të rinj, këto gjëndra shkaktojnë puçrra ne fytyre.

Puçrrat në fytyre janë çrregullim qe karakterizohen me çarje, të hapura dhe të mbyllura te lëkurës, te mbledhura me qelb.

Puçrrat në fytyre shpesh zhvillohen gjatë adoleshencës. Gjatë kësaj periudhe të rritjes aktive, gjëndrat e lëkurës kalojnë nëpër një periudhë të gjatë të zhvillimit. Te disa të rinj, këto gjëndra shkaktojnë puçrra ne fytyre.

Menaxhimi dhe Parandalimi


1. Mbani duart tuaja të pastra dhe thonjtë tuaj të shkurtër. Shmangni prekjet direkte te fytyrës me përjashtim me leckë të pastër . Shumica e njerëzve me puçrra në fytyre kanë një zakon të pandërgjegjshëm, shpesh përballen me te prekur, te syve, buzëve dhe ballit


2. Mbani flokët tuaja te pastra dhe lani shpesh me shampon. Mos i prekni flokët pa nevoje.
Bëni dush çdo dite


3. Pini sasi te mjaftueshme të ujit në mënyrë që ngjyra e urinës te humbet po thuaj tërësisht.


4. Ushqimi dhe gjumi te jenë me orar, pirja e ujit te freskët, dhe lëvizja pas ushqimit..




5. Mos përzierja e shumë ushqime në një vakt. Përzierja e ushqimeve të ndryshme krijon një luftë kimike brenda trupit tuaj. Hani ushqime të thjeshta.


6. Agjërimi për një ditë ose dy ne jave , është i dobishëm. Hani ushqimet në të njëjtën kohë çdo ditë. Shmangni ushqimet pa kontroll (kalimthi).


7. Ushqimin përtypeni mire dhe hani kafshoret e vogla .
Mos u ngopni tërësisht.


8. Shmanguni ëmbëlsirave ne një mase te caktuar :

9. Shmanguni duhanit alkoolit dhe ushqimeve me përbërje kimike .
Merrni vitamine A
Hani fruta dhe perime
.
10. Mundohuni të ekspozoni ballin tuaj diellit çdo dite në mënyrë të moderuar(lehtë).

mesazhi.com
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shmanguni ëmbëlsirave ne një mase te caktuar ????
po smundem dot fare
ka ndonje kure?
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
lene lali se ktu ne al jemi bo per gjynaf pluhur shume na kan dal bunkerat e enver hoxhes ne fytyre me shumice
 

Lauri

Anunnak
Lere lale. Pluhur te rrugeve te pa pastruara, tym makinash me ate nafte qe shesin ne Al te bllokohen mushkerite:(
Pa pucurrave ta bejme hallalle
 

HaRoMsI

<3 WiDe <3
Hmmm cokollatat me bejne pucrra ne ball vetem aty kam disa por mir dhe ky sygjerim thnx :)
 

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
eeee dhe un n`moshen 15-17 vjec kam vujt shume nga pucrat,me von jo,e kam fytyren te paster..perjashto ditet e menstruacioneve:D
 

HaRoMsI

<3 WiDe <3
Looool edhe un te paster e kam prejashto diten kur rruhem se ma ben brisku hahahhahahhahahhaha
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Më poshtë është lista ku rradhiten disa prej ushqimeve që duhet t’i evitoni nëse dëshironi të keni një fytyrë më të pastë dhe pa akne:

Cokollatat- Disa cokollata janë më të shëndetshme se të tjerat. Ato të cilat kanë në përbërje yndyrna si qumësht, gjalp dhe shumë sheqer nuk janë të shëndetshme për shëndetin tuaj dhe lëkurën tuaj.

Ushqimet e yndyrshme e të skuqura
- Ushqimet e skuqura, gjalp, djathrat,byfteqet.

Ushqimet e paketuara- Ushqimet e paketuara ose në kuti e qese konsiderohen si ushqime të vdekura të cilat nuk u japin asnjë lloj force jetike trupit tuaj përkundrazi ato thjesht marrin nga ju duke përdorur mineralet, vitaminat dhe enzimat e tretjes gjatë procesit të tretjes. Nuk kanë fibra kështuqë shkaktojnë probleme në jashtëqitje.

Ushqimet e konservuara dhe me shije artificiale- Këto konsiderohen si ushqimet më helmuese, pasi trupi juaj nuk “di” cfarë të bëjë me to kështuqë ai I ruan ato në trup si mbeturina helmuese.

Qumshti, akulloret, djathrat e rëndë- Këto lloj ushqimesh shkaktojnë alergji dhe mukozë. Kjo mukozë mbulon zorrën dhe sipërfaqe të tjera të brëndshme dhe shkakton probleme në zonën e prekur. Kto zona kthehen në zonat e preferuara të patogjenëve të ndryshëm dhe baktereive. Kur të keni një sasi të konsiderueshme të kësaj mukoze në trupin tuaj, ajo fillon të shfaqet në fytyrën tuaj. Nësi nuk mund ti tresni produktet e bulmetit, kjo mund t’ju shkaktojë akne.

Sodat janë pija më e dëmshme që mund të pini. Ato përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe acidi fosforik.

Sheqeri konsiderohet si helm I bardhë. Ai krijon sëmundje të ndryshme shëndeti.

Kriprat- Do ishte mirë në sasi sa më të vogla për arsyen kryesore, jodin. Jodi shkakton aknet.

Vitamin B12- Prodhon aknet.


Më poshtë keni mundësi të lexoni disa prej frutave dhe lëngjeve që mund t’ju ndihmojnë në eleminimin e akneve.

Ngrënia e frutave të kuqe e portokalli në ngjyrë, mund t’ju ndihmojnë për një trup të shëndetshëm dhë një lëkurë të pastër. Më poshtë janë disa prej frutave që ju ndihmojnë.


Frutat e mëposhtme janë shumë të efektshme kundra akneve, përderisa kanë dhe një efekt antibiotiku.

Rrushi

Kumbullat

Fiqtë

Mjalti

Lëngu mollës

Lëngu rrushit

Përdorni sa më shumë nga këto fruta. Shumë shpejt do të shikoni ndyrshime në lëkurën tuaj dhe aknet tuaja do fillojnë të zhduken.

Disa lëngje që ndihmojnë në pastrimin e akneve.


Lëngu mollës
Pini të paktën dy gota lëng molle cdo ditë. Lëngu mollës ka një nivel të lartë mineralesh dhe vitaminash, cka e bën atë idealin pëe një lëkurë të shëndetshme.

Lëng kajsie me boronicë
Përzjeni sasi të njëjta lëngu kajsie dhe boronice dhe shtoni pak mjaltë për shije. Pini një gotë cdo mëngjes. Sasinë tjetër të mbetur vendosini në një vënd të freskët dhe pini nga një gotë mbasdite dhe në darkë.

Lëngu I limonit
Lëngu I limonit është një prej kurave më të mira që mund të pini për shëndetin e lëkurës tuaj. Ai përmban shumë minerale të cilat ju ndihmojnë në eleminimin e mbeturinave acide. Lëngu limonit ndihmon në crregullimet e mëlcisë, ul sasinë e akumuluar të mukusit, zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës nga crregullime të ndryshme si akne.

Lëngu portokallit dhe limonit

Përzjeni 3 pjesë të lëngut të potokallit me një pjesë të lëngut të limonit. Shtoni pak ujë dhe mjaltë dhe vendoseni në një vend të freskët. Pijeni lëngun gjatë ditës për një lëkurë që shkëlqen.

Në përgatitjen e lëngjeve tuaj mundohuni të përdorni fruta të freskëta. Nëse nuk keni kohë ti shtrydhni vetë ato, lëngjet në kuti janë zgjedhja e dytë (por jo e rekomanduar) për pastrimin e akneve tuaja.


beauty.al
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Keshilla Te Thjeshta Se Si Ti Hiqni Qafe Aknet

A je lodhur duke shikuar vetën në pasqyrë për të parë një akne që ti ka ngulur sytë? A ka diçka më të keqe se sa të zgjohesh në mëngjes para se të nisesh për në punë, shkollë, fakultet apo edhe ndonjë eveniment e të shohësh se një puçërr e madhe e shëmtuar të ka dalë? Ja di përgjigjen kësaj pyetje e sigurisht se edhe ti e din! Epo, kemi lajme të mira. Nuk ke nevojë të bësh ashtu si ke bërë deri tash. Me fjalë tjera po dua të them se nuk ke nevojë ti shtrydhësh për ti hequr qafesh ato puçrra; ja kështu mund t’i ndalni ato të mos shfaqen:aknet.jpg
  1. Kjo vlen për femra që vejnë makijazh (shminkohen) – provoni të vësh makijazh që nuk është edhe aq i yndyrshëm për shkak se mund të irritoj aknet (puçrrat). Ndoshta duhet përmendur këtë edhe me shpesh që nuk duhet të harrosh se duhet të stopohet së shtrydhuri ato puçrra për shkak se shtrydhja e grith lëkuren dhe len shenja që mbeten gjatë.
  2. Një mënyrë tjetër efektive që të ndalësh aknet (puçrrat) të mos ju dalin është të vëni një pako akulli në vendin e infektuar pas çdo 20 minutave ose edhe me gjatë dhe të mbash aty për një kohë të gjatë deri sa të vëresh ndryshime – besomë se do të vëresh!
  3. Nëse je e dëshpëruar dhe patjetër ju duhet të gjeni një zgjidhje atëherë ju sugjeroj të përdorni “fshehës” (ndryshe e quajnë sherk) sepse ky ofron një rregullim të përkohshëm të problemit.
  4. Një mënyrë e vjetër që ende përdoret për të ndalur aknet (puçrrat) të mos dalin është të vëni pak paste dhëmbësh në vendin ku keni puçrrën dhe shikoni deri sa të thahet. Këtë mund ta bësh gjatë natës duke vendosur pakë paste të brendit favorit tuaj në vendin e infektuar dhe në mëngjes duhet që të zvogëlohet nëse nuk hiqet krejtësisht.
  5. Mos e shtrydh apo ngacmo puçrrën pasi që kjo vetëm se e keqëson problemin. Më ka ndodhur që një puçërr e vogël të bëhet aq e madhe saqë kur ktheja kokën anash mund ta vëreja puçrrën në hije (si bri) e ndoshta kjo të ka ndodhur edhe ty… . Kështu që bojsh çka t’bojsh mos e shtrydh puçrrën se vetëm se e keqëson gjendjen edhe më shumë e sidomos kur ato janë pa maje (vrimë dalëse). Në vend, përveç gjërave që përmendëm deri më tani, përdor sapunin rregullisht edhe për pastrim të duarve e gjithashtu edhe të fytyrës.
Këto sugjerime se si ti largoni aknet (puçrrat) dhe si të trajtoni vendin e infektuar janë vetëm fillimi i një higjiene dhe kujdesi të fytyrës. Një libër që më ka ndihmuar shumë e që ua sugjeroj atyre që kanë probleme me akne është acne free in 3 days – pa akne për 3 ditë!… Libri është në gjuhën angleze dhe autori është intervistuar edhe në kanale televizive për suksesin e këti produkti.
 

Attachments

  • aknet.jpg
    aknet.jpg
    40.8 KB · Shikime: 0

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Pucrat ne fytyre, 11 keshilla te perditshme nga mjeket

Aknet janë sëmundje e mirrëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.
Shkaqet kryesorë janë faktorët genetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.
Etapat
Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal. Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh. Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë.
Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.
Kur formohen
Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës. ثshtë e domosdoshme të egzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojes dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojes duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteriet në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohëshme. Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja.
Keshilla
1.Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3.Lani duart përpara aplikimit.
4.Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
6.Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
7.Merrni vitamina A, C, E.
8.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9.Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10.Pini shumë ujë (pa gaz). ثshtë mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet
Sipas specialistëve, 12 vjecc është zakonisht mosha në të cilën nisin të shfaqen aknet e para. Në të gjitha rastet ato duhet të kontrollohen nga mjekë estetistë, për të kuptuar nëse lëkura është problematike apo nëse këto puccra janë të moshës. Rekomandohet që 3 vitamina nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën e përditshme të ccdo njeriu, e mbi të gjitha tek të gjitha femrat apo meshkujt që kanë probleme me puccrat në fytyrë. Bëhet fjalë për vitaminat A, E dhe C. Po tri është edhe numri I bimëve që duhet të përdoren rregullisht nga të gjithë personat që kanë probleme me puccrat në fytyrë, kamomilin, kalendula dhe kamfor.
Pastrimi I fytyrës në disa seanca
ثshtë e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten. Terapinë në Institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. ثshtë e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në Institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca.
Gratë shtatzana, si të veprojnë
Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzana përjashtohen nga terapia. Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme. Sipas instruksioneve të gjitha produktet që I vihen fytyrës duhet të penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet.
70 % e personave me akne, nuk kurohen
Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjëve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumë shpesh egziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë thonë se 70 për qind e personave nuk marrin asnjë lloj kure.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Kontroll Ushqimi, Kujdes Aknesh
Nëse pini duhan, pini alkool ose kafe atëherë ky sigurisht nuk është programi ideal që duhet të ndiqni për eleminimin e akneve tuaja.
akne dhe ushqimi (1).jpg

Në këtë artikull do të keni mundesi të informoheni për disa prej ushqimeve të cilat duhet ti ndaloni së ngrëni. Sigurisht nuk keni përse të ndryshoni menunë tuaj menjëherë sepse të gjithë e dimë që kjo është e pamundur. Jo të gjithë njerëzit mund t’a bëjnë këtë, kështuqë kjo është dicka që duhet bërë gradualisht. Gjithashtu e di që është shume ë vështirë të mos shijoni më disa ushqime mjaft të shijshme, por duhet ti bëni një pyetje vetes :
“Kush dua unë të jem…? Një njeri normal pa akne apo një e fiksuar ushqimesh?”
Zgjedhja është e juaj dhe jam e sigurt që do të bëni zgjedhjen e duhur, më poshtë është lista ku rradhiten disa prej ushqimeve që duhet t’i evitoni;
Cokollatat- Disa cokollata janë më të shëndetshme se të tjerat. Ato të cilat kanë në përbërje yndyrna si qumësht, gjalp dhe shumë sheqer nuk janë të shëndetshme për shëndetin tuaj dhe lëkurën tuaj.
Ushqimet e yndyrshme e të skuqura- Ushqimet e skuqura, gjalp, djathrat, byfteqet etj. Ushqimet e paketuara- Ushqimet e paketuara ose në kuti e qese konsiderohen si ushqime të vdekura të cilat nuk u japin asnjë lloj force jetike trupit tuaj përkundrazi ato thjesht marrin nga ju duke përdorur mineralet, vitaminat dhe enzimat e tretjes gjatë procesit të tretjes. Nuk kanë fibra kështuqë shkaktojnë probleme në jashtëqitje.
Buka e bardhë- Ajo është e vështirë për t’u tretur dhe shkakton probleme në jashtëqitje.
Ushqimet e konservuara dhe me shije artificiale- Këto konsiderohen si ushqimet më helmuese, pasi trupi juaj nuk “di” cfarë të bëjë me to kështuqë ai I ruan ato në trup si mbeturina helmuese.
Qumshti, akulloret, djathrat e rëndë- Këto lloj ushqimesh shkaktojnë alergji dhe mukozë. Kjo mukozë mbulon zorrën dhe sipërfaqe të tjera të brëndshme dhe shkakton probleme në zonën e prekur. Kto zona kthehen në zonat e preferuara të patogjenëve të ndryshëm dhe baktereive. Kur të keni një sasi të konsiderueshme të kësaj mukoze në trupin tuaj, ajo fillon të shfaqet në fytyrën tuaj. Nësi nuk mund ti tresni produktet e bulmetit, kjo mund t’ju shkaktojë akne.
Sodat janë pija më e dëmshme që mund të pini. Ato përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe acidi fosforik.
Sheqeri konsiderohet si helm I bardhë. Ai krijon sëmundje të ndryshme shëndeti.
Kriprat- Do ishte mirë në sasi sa më të vogla për arsyen kryesore, jodin. Jodi shkakton aknet.
Vitamin B12- Prodhon aknet.
Keto pra janë ndër më kryesoret.
Kërkon përgjegjësi dhe dëshirë për të ndryshuar dietën tuaj. Mund ta bëni
akne dhe ushqimi (3).jpg

por ngadalë. Filloni t’a ndryshoni atë ngadalë dhe do të shikoni ku do të jeni në krye të gjashtë muajve.
Më poshtë keni mundësi të lexoni disa prej frutave dhe lëngjeve që mund t’ju ndihmojnë në eleminimin e akneve.
Ngrënia e frutave të kuqe e portokalli në ngjyrë, mund t’ju ndihmojnë për një trup të shëndetshëm dhë një lëkurë të pastër. Më poshtë janë disa prej frutave që ju ndihmojnë.
Mollët- Hani 3-4 mollë në ditë për pastrimin e akneve. Mollët janë ndër zgjidhjet më të mira për pastrimin e akneve. Hani në të paktën 2 në ditë.
Kajsitë- Hani sa të dëshironi. Kajsitë janë burim mineralesh, fibrash dhe beta-karrotenit dhe do t’ju ndihmojnë të kontrolloni aknet. Ndihmojnë në jashtëqitje.
Qeshitë- Janë pastrues të mirë gjaku dhe ndihmojnë mëlcinë dhe veshkat.
Grejpfrut- Ndihmojnë në tretjen dhe eleminimin e helmeve.
Rrushi- Ndihmon në pastrimin e trupit dhe gjakut.
Mango- Ai është I mirë për inflamacionin e veshkave. Ka në përbërje shumë minerale të cilat ndihmojnë të neutralizojnë mbeturinat acide.
Luleshtrydhet- Ato janë një prej frutave më të rëndësishme për veprimtarinë kundër akneve
Frutat e mëposhtme janë shumë të efektshme kundra akneve, përderisa kanë dhe një efekt antibiotiku.
Rrushi
Kumbullat
Fiqtë
Mjalti
Lëngu mollës
Lëngu rrushit
Përdorni sa më shumë nga këto fruta në dieten tuaj. Shumë shpejt do të shikoni ndyrshime në lëkurën tuaj dhe aknet tuaja do fillojnë të zhduken.
Disa lëngje që ndihmojnë në pastrimin e akneve.
akne dhe ushqimi.jpg

Lëngu mollës
Pini të paktën dy gota lëng molle cdo ditë. Lëngu mollës ka një nivel të lartë mineralesh dhe vitaminash, cka e bën atë idealin pëe një lëkurë të shëndetshme.
Lëng kajsie me boronicë
Përzjeni sasi të njëjta lëngu kajsie dhe boronice dhe shtoni pak mjaltë për shije. Pini një gotë cdo mëngjes. Sasinë tjetër të mbetur vendosini në një vënd të freskët dhe pini nga një gotë mbasdite dhe në darkë.
Lëngu I limonit
Lëngu I limonit është një prej kurave më të mira që mund të pini për shëndetin e lëkurës tuaj. Ai përmban shumë minerale të cilat ju ndihmojnë në eleminimin e mbeturinave acide. Lëngu limonit ndihmon në jashtëqitje, crregullimet e mëlcisë, ul sasinë e akumuluar të mukusit, zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës nga crregullime të ndryshme si akne.
Lëngu portokallit dhe limonit
Përzjeni 3 pjesë të lëngut të potokallit me një pjesë të lëngut të limonit. Shtoni pak ujë dhe mjaltë dhe vendoseni në një vend të freskët. Pijeni lëngun gjatë ditës për një lëkurë që shkëlqen.
Në përgatitjen e lëngjeve tuaj mundohuni të përdorni fruta të freskëta. Nëse nuk keni kohë ti shtrydhni vetë ato, lëngjet në kuti janë zgjedhja e dytë (por jo e rekomanduar) për pastrimin e akneve tuaja.Beauty
 
Redaktimi i fundit:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Mbulojini Aknet Tuaja Për Festën e Sotme

Dakort… Trajtimi I akneve tuaja premton rezultate në 10 ditë ose më shumë por sot ju duhet të përballeni me botën atje jashtë. Cfarë mund të bëjmë që në një mënyrë a tjetrën ti fshehim të paktën për festën e sotme?
Ajo cfarë duhet të bëni janë thjesht disa truke të vogla në mënyrë për ti fshehur ato.
Por mos harroni- make up-i thjesht I mbulon aknet, nuk I kuron ato.

Canta juaj kryesore e make up-it
Tre armët tuaja krysore për të fshehur aknet do të jenë një korrektor, një fondatintë dhe pudër për të dhënë “furcën e fundit”.
Zgjidhni produkte make-up-i pa përmbajtjë yndyre që shkon me tonalitetin e fytyrës tuaj. Produktet pa përmbajtje yndyre janë celësi I suksesit në
aknet 2.jpg
“misionin tuaj” kështuqë lexojini me kujdes etiketat. Ju sigurisht që nuk do të donit të përkeqësonit problemin tuaj të akneve duke I shtuar një shtrese tjetër yndyre lëkurës kur ju keni mjaft pa filluar akoma. Gjithashtu për të qene më të sigurtë zgjidhni një firmë hipoalergjike. Nëse është hera e parë që po përdorni një firmë të re, testojeni make-up-in në zona të vogla poshtë mjekrës tuaj për të parë se si vepron lëkura juaj ndaj një produkti të ri. Nëse do të keni ndonjë problem do ta kuptoni pas një ore ose pak më shumë.
Përpara se të filloni.
Pastrojeni fytyrën tuaj me një produkt pastrues normal dhe thajeni mirë atë më pas. Nëse po përdorni ndonjë mjekim të vecantë për aknet tuaja aplikojeni atë sipas instruksioneve dhe lëreni pak të thahet mbi lëkurë.
Filloni me korrektorin
Aplikojeni korrektorin në zonat e errëta dhe të skuqura që aknet kanë krijuar në lëkurën tuaj. Mund të aplikoni gjithmonë më shumë nëse keni nevojë, por ju nuk do donit sigurisht të kishit një shtresë të trashë në fytyrë e cila do dukej shumë keq kur të thahej.
Aplikoni fondatintën
aknet 1.jpg
Aplikoni fondatintën dhë shpërndajeni atë rregullisht në të gjithë fytyrën nëpërmjet një sfungjeri. Pasi të jetë tharë, aplikojeni dhe njëherë në zonat që keni nevojë.
“Furca e fundit”
Aplikoni një shtresë pudre pa përmbajtje yndyre duke përdorur një furcë të madhe. Pudra kujdeset për të gjithë pjesët që korrektori dhe fondatinta kanë lënë të shkëlqejnë dhe do t’ju japë një pamje përfundimtare.
Hidhini të gjithë sfungjerët që përdorët në koshin e mbeturinave në mënyrë që yndyrën e djeshme të lëkurës të mos ta vendosni në fytyrë të pastër.
Përpara se të shkoni në shtrat
Lajeni fytyrën tuaj me ujë të bollshëm që të hiqni të gjithë make-up-in, por gjithsesi do të ishte më shumë e këshillueshme t’a lanit atë menjëherë pasi të ktheheni në shtëpi. Ju doni që lëkura juaj të marrë ajër dhe aknet tuaja të marrin sa më shumë shumë ajër të freskët.Beauty
 

Alchohole

Moderator!
Tash mu kan bo si pjes e jetes kto megjithse tash kom rreth 50% ma pak se qe kum pas para 2 vitesh.Une perveti perdori mjaltin qdo dit rreth 2-3 lug edhe pi vrej dallimin.Preveq mjaltit perdori edhe kamomilin pra e laj ftyren me kamomil por tash viq mjaltin po e perdori se po pritoj mi bo me kamomil.
Kshtuqe kush ka akne le ti perdor kto dyja mjaltin e kamomilin poashtu edhe ato gjera qe jane cek ma nalt se ka me pas sukses.
 
Top