• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Agjencitë funerale në Nju Jork kërkojnë ndihmë, nuk ka material për viktimat e Covid 19

Agjencitë funerale në Nju Jork kërkojnë ndihmë, nuk ka material për viktimat e Covid 19
1586439014416.png


Me trupat që hynin me një ritëm rekord për shkak të përhapjes së COVID-19, drejtorët e funeralit në të pesë bashkitë i thanë “The Post” se nuk mund të përballojnë situatën.

Një drejtor i funeralit në Brooklyn tha që aktualisht ka 60 trupa në objektin e saj, një tjetër në Queens tha se nuk kishte më materiale për të mbështjellë trupat dhe të presë deri më 19 prill për një hapje të krematoriumit lokal – ndërsa një i tretë tha se ajo po mban një listë pritjeje për herë të parë.
“Dy javët e fundit kanë qenë plotësisht jashtë kontrollit,” tha Mattheë Pinto, drejtor i Shtëpisë Funeralale në Manhattan. “Në një ditë normale, shtëpia jonë e varrimit do të bëjë mes një dhe dy telefonatave. Tani po bëjmë tetë ose nëntë. Sinqerisht, ne nuk jemi të pajisur për ka shumë raste”.
Joe Neufeld, drejtor i shtëpisë së funeralit “Gerard J. Neufeld” vetëm pesë blloqe më tej nga pika e nxehtë COVID-19 e qytetit, tha se zakonisht kishte 14 funerale në javë, ndërsa vetëm javën e kaluar ishin 50 viktima. Ai tha se salla e agjencisë funerale është e mbushur me kufoma.

“Ne nuk kishim zgjidhje tjetër,” tha ai. “Familjet më kanë telefonuar duke më thënë se nuk kishin gjetur askpnd që të marrë të dashurit e tyre për ceremoninë e fundit mortore”.
“Unë kam 25 mbetje në dhomën time të pasme dhe shumica e tyre janë raste të COVID,” tha Neufeld. “Nuk mund t’i fus njerëzit brenda sepse mund të jetë e rrezikshme”,
Në një letër të hapur për qeverinë këtë javë, Shoqata Kombëtare e Drejtorëve të Funeralit iu përgjërua guvernatorit të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që autorizonte licencimin e përkohshëm që të lejojë agjencitë nga jashtë të vinin në ndihmë.
“Në ditët në vijim, NFDA pret që të vendosë vullnetarë në Neë York City dhe po punon me kompani të shërbimit funeral për të përmbushur nevojat e furnizimit,” tha organizata në një deklaratë të mërkurën.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Comments

Top