• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

اfarë premtuan dhe ç’arritën kuqezinjtë në Olimpiadë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Edhe më optimisti do të mendohej dy herë për të parë pjesën plot të gotës pothuajse bosh që dhuruan 11 olimpistët shqiptarë në "Pekin 2008". Kjo për faktin se ekipi ynë arriti vetëm tre rezultatet që më tepër se për Lojërat Olimpike vlejnë për statistikat kombëtare dhe individuale të sportistëve. Ndërsa 8-të të tjerët jo vetëm që bënë më keq se në kompeticionet e mëparshme ku kanë marrë pjesë, por nuk arritën as objektivat e tyre personale të vendosura për këtë Olimpiadë. Me eliminimin e djeshëm të Sahit Prizrenit, Shqipëria u dha fund Lojërave Olimpike me një rezultat dështak, po ta krahasosh me numrin e madh të sportistëve pjesëmarrës (në krahasim me herët e tjera kur ka marrë pjesë në Olimpiadë). Mundësi kosovar, Sait Prizreni, i cili mbajti dhe flamurin e delegacionit shqiptar në ceremoninë e hapjes së lojërave, u mund nga Bazarguev. Sait Prizreni u eliminua në raundin e II, duke mbyllur përfundimisht garën e tij, por edhe të gjithë përfaqësueses shqiptare. Përveç peshëngritëses Romela Begaj, e cila zuri vendin e gjashtë në botë në peshën 58 kilogram, duke ngritur 216 kilogram në dygarësh, asnjë atlet tjetër shqiptar nuk arriti të zinte vend të mirë në këto lojëra olimpike. Bashkë me Begajn "shpëtojnë" nëse mund të shprehemi në këtë mënyrë edhe dy notarët Rovena Marku dhe Sidni Hoxha, të cilët u eliminuan nga Lojërat, por të paktën vendosën rekorde kombëtare. Ndërkohë dështim total për atletët Klodiana Shala, Dorian اollaku, Elis Guri, Lindita Kodra, Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Sahid Prizreni dhe Edmond Topalli. Që të gjithë këta sportistë shkuan në këto lojëra me shumë premtime dhe për më tepër me objektiva të cilësuara, por, përveç Erkand Qerimajt, i cili kishte realisht konkurrentët më të fortë botërorë në kategorinë e tij (e megjithatë ai arriti i 13-ti), sportistët e tjerë shqiptarë dështuan totalisht.
Kuqezinjtë më "të mirë"
Romela Begaj
Datëlindja: 02.11.1986; Vendlindja: Tiranë; Sporti: Peshëngritje; Gjatësia: 163 cm; Pesha 58 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 58 kg
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i gjashtë nga 12 sportistë
Rovena Marku
Datëlindja: 21.05.1987; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Not (50 m stil i lirë); Gjatësia: 172 cm; Pesha: 58 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës me 28"70
Garimi në "Pekin 2008": Theu rekordin kombëtar me 28"15; Vendi i 58-të nga 90 sportistë
Sidni Hoxha
Datëlindja: 06.01.1992; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Not (stil i lirë); Gjatësia: 188 cm; Pesha: 63 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës 25"70
Garimi në "Pekin 2008": Thyen rekordin kombëtar me 24"56; Vendi i 63-të nga 97 sportistë

Kuqezinjtë dështakë
Elis Guri
Datëlindja: 06.07.1983; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Mundje (stil klasik); Gjatësia: 188 cm; Pesha: 96 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 5-shen më të mirë të peshës 96 kg në olimpiadë
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i 8-të nga 20 sportistë
Dorian اollaku
Datëlindja: 02.06.1977; Vendlindja: Tiranë; Sporti: Atletikë (hedhje çekiçi); Gjatësia: 184 cm; Pesha: 115 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Rekordin kombëtar 76.96 m
Garimi në "Pekin 2008": 70.98 m; vendi i 28-të mes 32 sportiëstëve
Klodiana Shala
Datëlindja: 22.08.1979; Vendlindja: Tiranë; Sporti: Atletikë (400 m); Gjatësia: 163 cm; Pesha: 51 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Kalim i turit të parë kualifikues, përmirësim të rezultatit personal, 52" 56 të qindat
Garimi në "Pekin 2008": 54" 58 të qindat; vendi i 37-të mes 40 pjesëmarrësve
Sahit Prizreni
Datëlindja: 23.02.1983; Vendlindja: Kukës; Sporti: Mundje (stil i lirë); Gjatësia: 165 cm; Pesha: 62 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikim në 5-shen më të mirë të peshës 60 kg në olimpiadë
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i 16-të nga 19 pjesëmarrës
Gerti Trasha
Datëlindja: 31.01.1988; Vendlindja: Elbasan; Sporti: Peshëngritje; Gjatësia: 165 cm; Pesha 69 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 69 kg
Garimi në "Pekin 2008": S'kualifikohet që në stilin e shkëputjes
Erkand Qerimaj
Datëlindja: 10.08.1988; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Peshëngritje; Gjatësia: 165 cm; Pesha: 77 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 77 kg
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i 13-të nga 30 sportistë
Edmond Topalli
Datëlindja: 22.01.1980; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Xhudo; Gjatësia: 175 cm; Pesha: 81 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Pjesëmarrje dinjitoze me arritjen e fitimit të ndonjë takimi.
Garimi në "Pekin 2008": I eliminuar që në raundin e parë
Lindita Kodra
Datëlindja: 11.05.1962; Vendlindja: Kukës; Sporti: Qitje Gjatësia: 160 cm; Pesha: 80 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Në pistoletë sportive klasifikimi në 10 vendet e para. Në pistoletë ajri, 20 vendet e para.
Garimi në "Pekin 2008": 25 m pistoletë me zjarr, vendi 40-të nga 44 sportistë; 10 m pistoletë me ajër: vendi 35-të nga 41 sportistë
To
 

Dorart

Antarë i ri
sahit Prizereni premtoi shume po humbi ne ndeshjen e pare ai pati nje paraqitje shme te dobet per nje nen kampion bote si ai.E kam dhe patriot. Se eshte nga Kukesi.
 

inushja2

preshevare
... Une kam pyetje : Sa i vlereson shteti shqiptar keta sportist ?
Sa i suporton ata?
Po materialisht sa kujdeset per te gjitha nevojat e tyre?

Une mbaj mend ne ca emisione ku sportistet shqiptar vazhdimisht kerkonin vemendjen e "shtetit" .... prandaj edhe termi "deshtak" mua me duket i tepert !
 

bora dr

100%shqiptare
mora vesh qe shteti i kerkoi secilit sportist 1/2 e vleres te cdo mdalje te mundshme te fituar prandaj ka patur nje revoltim edhe hakmarrje me qellim te sportisteve me qellim per mos arritur rezultate te mira.
 

tani cn

Anëtar i ri
ate qe kan fituar gjithmon kan fituar dhe do fitojn derisa te ndryshojn gjerat ne fifa shqiptare
 

bora dr

100%shqiptare
se besoj kete
nje medalje e fituar ka me sh vlere se sa leket
se te tregon vleren ty si sportist;)
o yllo po sportistet tane jan stervitur ne kushte te mjera.gjithe vitet qe ata kan investuar en sport nuk ju jan shperblyer qe ata ani te emndojn per emer vetem..ok se ve end yshim qe edhe per emer luftojne por si thashethem kam mar vehs qe e kan bere qellimisht si paralajmerim ndaj qeverise.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
o yllo po sportistet tane jan stervitur ne kushte te mjera.gjithe vitet qe ata kan investuar en sport nuk ju jan shperblyer qe ata ani te emndojn per emer vetem..ok se ve end yshim qe edhe per emer luftojne por si thashethem kam mar vehs qe e kan bere qellimisht si paralajmerim ndaj qeverise.
po pikerishte per kete efort qe kan bere keto mundime nqs do kishin mundesi do donin te fitonin nje medalje

kush ka vajtur ne Pekin ka vajtur me mendje te fitoje....te tjerat jan loser nqs mendojne vetem leket

te ritet dhe ty vlera si sportiste nqs ke nje medalje ne lojrat olimpike
 

bora dr

100%shqiptare
ishte thjesht thashethem por qe ka grimca te se vertetes brenda sepse sporti ne shqipri nuk eshte i investuar mire prandaj ms presim shume e per em teper mos themi direkt ne kemi sportis koti etj etj
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Deshtaka jan kon
skan meritu as vizen per pekin...
Keshtu ski qka pret prej tyne..
Po he neser nisu ti dhe shko te te shikojme cjane mo keto qe thuani ke shkuar ne ndonje stadium te threasesh per ata te brohorisesh pe ndonje shqiptar ne Pekin te kete dykrenarshen apo keshtu eshte e lehte te kritikosh kur je tek kolltuku i shtepise
 

xhebrail

Mangup me Licenc
po he neser nisu ti dhe shko te te shikojme cjane mo keto qe thuani ke shkuar ne ndonje stadium te threasesh per ata te brohorisesh pe ndonje shqiptar ne pekin te kete dykrenarshen apo keshtu eshte e lehte te kritikosh kur je tek kolltuku i shtepise

kam qen ne stadium ...
Kam perkrah kombetaren kur ka lujt naper qdo stadium te evropes po prape ska pas sukses...

Me vjen keq po duhet mas parti mu ngrit ndjenja e nacionalizmi e pastaj priten sukseset ....


Nuk mundesh me prit sukses prej njerezve qe gjitheqka e bejne per pare...


Krenari me kon shqiptar edhe me nje lek ne xhep proud to be albanian...
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
Unè komplimentohem me ta per aq sa arriten..dihet me vjen keq per disa qe u eliminuan shum shpejt..por mendoni 1cik moren pjesè ne gara Olimpike..nuk eshte pak njè renditje ne 10 te parat e Lindita Kodres dhe vendi 13 apo 17 nuk jan pak...

dhe mua fjala deshtak me duket e tepert...


Suxese per me tutje
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Unè komplimentohem me ta per aq sa arriten..dihet me vjen keq per disa qe u eliminuan shum shpejt..por mendoni 1cik moren pjesè ne gara Olimpike..nuk eshte pak njè renditje ne 10 te parat e Lindita Kodres dhe vendi 13 apo 17 nuk jan pak...

dhe mua fjala deshtak me duket e tepert...


Suxese per me tutje
nE OLIMPIAD MOREN PJES EDHE BANGLLADESHI
EDHE SINGAPURI MUR MEDALJE...
HAHHAHAHA

MOS JA FUT KOT SE SPASKE ERE ME SPORT RRUSH KA DEK AJO FJALA ME RENDESI O PJESMARRJA...


PER MU ME RENDESI JAN MEDALJET....
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
kam qen ne stadium ...
Kam perkrah kombetaren kur ka lujt naper qdo stadium te evropes po prape ska pas sukses...

Me vjen keq po duhet mas parti mu ngrit ndjenja e nacionalizmi e pastaj priten sukseset ....


Nuk mundesh me prit sukses prej njerezve qe gjitheqka e bejne per pare...


Krenari me kon shqiptar edhe me nje lek ne xhep proud to be albanian...
Po nuk pate te farmakosesh (hash sdo kesh dhe fuqi te vraposh.....dhe tek ne sistemi i atletizmit eshte 100 vjet mbrapa per shume arsye se nuk ka stadiume qentra ku mund te nxjeresh atlete te rrinj sido qofte paraja eshte kriteri numer nje kudo pse ata te vendeve te tjera e bejne vetem per medaljen ???sigurisht jo por marrin shuma maramendse se ai e ka pune ate nuk e ka hobby ai po nuk fitoi smer gje.....
 

bora dr

100%shqiptare
vazhdoj te jem em torine time se ne nuk do kemi sport deri sa te stervisim ne menyre te duhur sportistet.pse ca kujtoni ju se kinezet edhe amerikanet kan lindur me ndonje gen te vecante>>>???joooooooooooooo perkudrazi stervitja kshtet e mira apgesa etj etj i kan cuar aty ku jan sot.

mgjt me vjen te plas edhe kam pak inat em sportisten e qitjes qe iahte kampione europe edhe mori rezultat skandaloz.edhe me te tjeret qe kan arritur me pare rezultate te mira edhe aty e dh**fare.
 
Top