• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

اelsi fiton Superkupën e Anglisë

E3

Anëtar i Nderuar


Trofeu i parë i sezonit të ri në kampionatin anglez të futbollit i ka takuar اelsit. Djemtë e Karlo Ançelotit Superkupën e Anglisë pasi mposhtën Mançester Junajtidt nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Të dyja skuadrat dhuruan lojë me plot emocione. Ndeshja e rregullt përfundoi baras 2:2, ndërsa penalltitë u ekzekutuan pa u zhvilluar loja shtesë 2x15 minuta. Pjesa e parë u takoi “Djajve të Kuq”, të cilët përpos golit të shënuar, patën disa raste mjaft të mira. Nënkampionët e Evropës kaluan në avantazh në minutën e 10-të përmes mesfushorit portugez Nani, i cili me një gjuajtje të saktë mposhti portierin اeh. Skuadra e Karlo Ançelotit u zgjuan nga ‘gjumi’ në pjesën e dytë, duke e vënë nën presion kundërshtarin. Fituesit e FA Cup (Kupës së Anglisë), e barazuan rezultatin në minutën e shtatë të pjesës së dytë. Në fakt, harkimin e Malouda e largoi portieri Foster deri tek mbrojtësi portugez Rikardo Karvajo, i cili me kokë shënoi golin e barazimit. Pas sulmeve të shumta, të Kaltrit e realizuan edhe golin e dytë, edhe pse u mungoi ‘fair play’, pasi mbrojtësi Evra ishte lënduar dhe ishte shtrirë në tokë.
Didier Drogba e merr një top në mesfushë, depërton nga e majta, për t’ia kthyer topin kapitenit Lampard, i cili shënon për rezultatin 2:1. Kur pritej vërshëllima e fundit e gjyqtarit, Uejn Runi barazoi rezultatin nga një pozicion i dyshimtë, pas një kundërsulmi të Mançester Junajtid. Më pas, fituesin do ta përcaktonin penalltitë. E më të saktë ishin londinezët, të cilët ishin të pagabueshëm, duke realizuar 4 gola, derisa lojtarët e Aleks Ferguson shënuan vetëm një herë. Ky ishte trofeu i parë në Premier League dhe për më tepër mjaft pozitiv për trajnerin e ri të اelsit, italianin Karlo Ançeloti. Ky i fundit u shpreh mjaft i gëzuar për këtë trofe duke pohuar se skuadra e tij do të vazhdonte me këtë frymë për të realizuar objektivat primarë të sezonit; titulli kampion dhe fitimi i Kupës së Kampioneve.
Përgatiti: Leonard Karaj


skeda e ndeshjes

Manchester-Chelsea 2-2 (3-6 pas penalltive)

Shënues: Nani 10', Wayne Rooney 90'/ Ricardo Carvalho 52’, Frank Lampard 70’

Penalltitë: Lampard (gol), Giggs (pret اeh), Ballack (gol), Carrick (gol), Drogba (gol), Evra (jashtë), Kalou (gol)

Manchester: Ben Foster, Patrice Evra, Rio Ferdinand, Dimitar Berbatov, Wayne Rooney, Ji-Sung Park, Michael Carrick, Nani, John O’Shea, Jonny Evans, Darren Fletcher
Pankina: Michael Owen, Ryan Giggs, Paul Scholes, Fabio, Antonio Valencia, Darron Gibson, Tomasz Kuszczak

Chelsea: Petr Cech, Branislav Ivanovic, Ashley Cole, Michael Essien, Ricardo Carvalho, Frank Lampard, Didier Drogba, John Obi Mikel, Florent Malouda, John Terry, Nicolas Anelka
Pankina: Michael Ballack, José Bosingwa, Deco, Salomon Kalou, Alex, Juliano Belletti, Henrique Hilلrio
*panorama*
 
Top